Kriza e Ukrainës dhe rivaliteti i Fuqive të Mëdha në Ballkan
Nga David B.Kanin “Transconflict”Moska ka ende iniciativën n...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të organizojnë një samit me Rusinë për të shmangur një pushtim të Ukrainës. Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden ka rënë dakord në parim për bisedime të drejtpërdrejta me kreun e shtetit rus, Vladimir Putin për të gjetur një zgjidhje për konfliktin. Kushti, megjithatë, do të ishte që Rusia të mos nisë një operacion ushtarak kundër Ukrainës gjatë përpjekjeve diplomatike.
Nisma për një takim të nivelit të lartë mes Bidenit dhe Putinit erdhi nga Franca. Presidenti francez Macron ka folur në telefon orët e fundit me Putinin dhe Bidenin, si dhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin britanik Boris Johnson dhe presidentin ukrainas Volodimir Selenskyj.
Kancelari gjerman Olaf Scholz do të telefonojë sërish me presidentin rus Vladimir Putin për shkak të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës. Biseda do të zhvillohet sot pasdite, njoftoi në Berlin zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit. Ai tha se biseda ishte koordinuar ngushtë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe do të trajtonte gjithashtu një samit të mundshëm me Putinin dhe Presidentin e SHBA Joe Biden.
Hebestreit tha më tej se qeveria gjermane e mirëpriti faktin që Biden kishte ofruar një takim të drejtpërdrejtë me Putinin. Shpresohej që pala ruse ta pranonte këtë ofertë. ?Tani do të ishte e rëndësishme që të merren me përgatitjet e nevojshme në mënyrë që një samit i tillë të mund të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Hebestreit.
Por Rusia i quajti “të parakohshme” që të flitet për plane për një takim të nivelit të lartë Rusi-Ukrainë, midis Presidentit Putin dhe Presidentit amerikan Biden. Vetëkuptohet që qeveria ruse nuk e përjashton një takim të tillë. Ka pajtim që dialogu duhet të vazhdojë në nivelin e ministrave të jashtëm, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Një takim midis dy ministrave të jashtëm, Lavrov dhe Blinken, është i mundur të mbahet këtë javë.
Më tej u bë e ditur se Putini do të thërriste sot një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit rus dhe se do të fliste atje. Në rajonin e Donbasit, në Ukrainën lindore, situata është jashtëzakonisht e tensionuar dhe shqetësuese, u bë e ditur. Bombardimet dhe provokimet vazhdojnë, tha Kremlini.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock e përshëndeti nismën e Francës për takime të tjera të nivelit të lartë me presidentin rus Putin. Politikania e të Gjelbërve tha në Bruksel se kriza mund të zgjidhet vetëm në tryezën e bisedimeve.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë i tha Rusisë se dialogu ishte mënyra e vetme për t’u marrë me krizën e përshkallëzuar në Ukrainë.
Duke folur përpara një takimi të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian të hënën, Annalena Baerbock i dërgoi një mesazh kreut të shtetit rus. ?I bëj një thirrje urgjente qeverisë ruse, presidentit rus: Mos luani me jetë njerëzore?, tha Baerbock.
Ajo vuri në dukje shtimin kohët e fundit të luftimeve në Ukrainën lindore dhe një zgjerim të stërvitjeve ushtarake që përfshijnë Rusinë dhe Bjellorusinë.
“Ajo që kemi parë në 72 orët e fundit për sa i përket sulmeve, përplasjeve të dhunshme është vërtet shqetësuese,” tha Baerbock.
“Përgjegjësia është e qeverisë ruse, prandaj i bëj thirrje urgjente qeverisë ruse: Kthehu në tryezën e bisedimeve. Është në duart e tua.”
Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut, Michael Roth përshëndeti gjithashtu planet për një samit. Bëhet fjalë për shmangien e një lufte, tha politikani socialdemokrat për transmetuesin e Berlinit, RBB. Rusisë i duhen bërë të qarta pasojat e dhimbshme të një sulmi ndaj Ukrainës.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, paralajmëroi që të mos ketë pritje shumë të larta ngva një samit i mundshëm. Dritarja e diplomacisë po mbyllet dukshëm, por ende nuk është mbyllur, tha ai./DW
Nga David B.Kanin “Transconflict”Moska ka ende iniciativën n...
Do të takohen vërtet presidentët e SHBA dhe Rusisë, Joe Bide...
Nga dita e djeshme qeveria federale ka hequr rreth 20 vende ...
Një rrjedhje masive të dhënash nga një prej bankave private ...
Sipërmarrja e re e ish presidentit amerikan Donald Trump, nj...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të dielën se...
Ambasadorja italiane në Australi, Francesca Tardioli ka ndër...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, bëri thirrje për...
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, paralajmëroi të die...
Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kancelari gjerman, Olaf ...
Pas presidentit amerikan Biden, edhe Sekretari i Përgjithshë...
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, th...
Në ditën e tretë të kërkimeve për 12 të zhdukurit në anijen ...
Orët e fundit kanë qenë të tensionuara në Ukrainë. Misioni i...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy që po përballet me n...
Forcat strategjike bërthamore të Rusisë zhvilluan stërvitje ...
Goditjet me artileri dhe mortaja u intensifikuan gjatës natë...
Udhëheqësit separatistë në Ukrainën lindore urdhëruan një mo...
Gjermania do të mbrojë anëtarët e aleancës, bëri të ditur ka...
Faqe të rreme interneti, kompani fantazëm dhe truke të tjera...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...