Truss jep alarmin/ “Ballkani perëndimor i rrezikuar nga planet e Putin”
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, th...
Pas presidentit amerikan Biden, edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg tha se pret një sulm gjithëpërfshirës nga ushtria ruse në Ukrainë. Sulmi mund të ndodhë së shpejti.
“Të gjitha shenjat tregojnë se Rusia po planifikon një sulm në shkallë të gjërë në Ukrainë?, tha Sekretari i Përgjithshëm i aleancës veriatlantike Jens Stoltenberg për programin televiziv gjerman “Tagesthemen”. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai foli për një vendosje të vazhdueshme të trupave ushtarake ruse ajte. “Trupat ruse nuk po tërhiqen”, siç thotë Rusia. “Atje po shtohet trupa të reja ruse.” Ka edhe shenja se Rusia po përgatitet të inskenojë ndonjë pretekst për një sulm ushtarak në Ukrainë.
Shkeljet në rritje të armëpushimit në Ukrainën lindore, “akuzat e rreme” për “gjenocid” në Donbas dhe evakuimi i popullsisë nga zonat e kontrolluara nga separatistët janë “shenja shqetësuese”, theksoi Stoltenberg.
Stoltenbergu angazhohet për zgjidhje politike
Sipas informacioneve të burimeve perëndimore, Rusia ka mbledhur më shumë se 150.000 ushtarë në kufirin me Ukrainën fqinje.Presidenti amerikan Joe Bidentha të premten se ai pret një sulm “në ditët në vijim”. Megjithatë, udhëheqja në Moskë mohon planet e sulmit. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar disa herë gjatë ditëve të fundit se trupat janë tërhequr pas përfundimit të manovrave.
Megjithë kërcënimin e përshkallëzimit të gjendjes si pasojë e ndërhyrjes së mundshme të trupave ruse, Stoltenberg mendon se ende ka hapsirë për një zgjidhje politike të konfliktit. “Ne duam që Rusia të ndryshojë kursin dhe të ulet me ne në tryezën e bisedimeve?.
Anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO
Kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë siqeritet në deklaratat për anëtarësimin e vendit të tij në NATO, Stoltenberg u përgjigj: “Ne po ndihmojmë Ukrainën të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse. Ne po ofrojmë trajnime dhe pajisje dhe po ndihmojmë integrimin e saj euro-atlantik.” Anëtarësimi në NATO është i mundur, por vendimin përfundimtar duhet ta marrin 30 vendet anëtare. Për momentin bëhet fjalë më pak për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe më shumë për “pranimin apo jo pëerpjekjet të një fuqie të madhe si Rusia që t’i diktojë një vendi tjetër se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjë – me dhunë”.
Sipas ministres gjermane të Mbrojtjes, Christine Lambrecht, Rusia ka bërë të gjitha përgatitjet për të qenë në gjendje të sulmojë. “Këshilla më e mirë në këtë moment është që ne të jemi të përgatitur?, tha politikanja socialdemokrate në televizionin e dytë gjerman ZDF. Lambrecht përshëndeti vendimin e NATO-s për të reduktuar në mënyrë drastike kohën e gatishmërisë për dhjetëra mijëra ushtarë në aleancën ushtarake. Kur u pyet nëse duhet të kemi frikë nga një sulm rus ndaj anëtarëve të NATO-s, si shtetet baltike apo Polonia, ministrja tha: “Kërcënimi është shumë i madh në këtë rajon.” E aleatët e NATO-s kanë të drejtë “të sigurohen në mënyrë adekuate.” Lambrecht shtoi: “NATO qëndron këtu. Ne qëndrojmë së bashku, të bashkuar. Rusia duhet të përgatitet që ne të mbrojmë aleatët tanë.”
Ndërsa shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell sheh një ndryshim në krahasim me përkeqësimin e mëparshëm të situatës. Rusia kurrë më parë nuk ka grumbulluar 150.000 ushtarë në kufirin me Ukrainën “të cilët vënë në dyshim ekzistencën e këtij vendi”, tha Borrell në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih. “Dallimi është se tani ekziston një kërcënim i prekshëm, i fortë dhe i fuqishëm. Asgjë nuk e justifikon këtë përqendrim të forcave.”
Tërheqja e personelit diplomatik
NATO ka tërhequr punonjësit e saj nga kryeqyteti ukrainas Kiev të shtunën për arsye sigurie. Ata do të zhvendosen në Lemberg (Lviv) në Ukrainën perëndimore dhe në Bruksel, tha një zyrtar i NATO-s. Siguria e punonjësve ka “prioritetin kryesor”. Disa vende perëndimore kanë tërhequr më parë personelin e tyre diplomatik nga kryeqyteti ukrainas. Edhe Gjermania e ka reduktuar stafin e ambasadës së saj në Kiev./DW
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, th...
Në ditën e tretë të kërkimeve për 12 të zhdukurit në anijen ...
Orët e fundit kanë qenë të tensionuara në Ukrainë. Misioni i...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy që po përballet me n...
Forcat strategjike bërthamore të Rusisë zhvilluan stërvitje ...
Goditjet me artileri dhe mortaja u intensifikuan gjatës natë...
Udhëheqësit separatistë në Ukrainën lindore urdhëruan një mo...
Gjermania do të mbrojë anëtarët e aleancës, bëri të ditur ka...
Faqe të rreme interneti, kompani fantazëm dhe truke të tjera...
Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se ishte i bind...
Protestuesit në Otava të Kanadasë po qëndrojnë ballë për bal...
Anëtarët e një organizate të lidhur me Shtetin Islamik në pj...
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, pretendon se mer...
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte, trageti “Eur...
Rusia njoftoi se do të zhvillojë stërvitje masive bërthamore...
Mbi 28,000 gra në Arabinë Saudite aplikuan për t’u bërë maki...
Ushtria ukrainase akuzoi të enjten forcat pro-ruse në lindje...
Presidenti Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken ...
Policia gjermane ka sekuestruar 17 pako me kokainë në qyteti...
Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë thanë të enjten se druhe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...