Scholz: Rreziku i luftës nuk ka kaluar
Gjermania do të mbrojë anëtarët e aleancës, bëri të ditur ka...
Udhëheqësit separatistë në Ukrainën lindore urdhëruan një mobilizim të plotë ushtarak të shtunën, në një periudhë shtimi të dhunës në rajonin e shkatërruar nga lufta dhe frikës në perëndim se Rusia mund të përdorë situatën në atë zonë, si pretekst për pushtimin e Ukrainës.
Denis Pushilin, shefi i qeverisë separatiste pro-ruse në rajonin Donetsk të Ukrainës, lëshoi një deklaratë duke njoftuar një mobilizim të plotë të trupave dhe duke u kërkuar rezervistëve të paraqiten në zyrat e regjistrimit ushtarak.
Një njoftim i ngjashëm pasoi shpejt nga Leonid Pasechnik, udhëheqës separatist në rajonin e Luhanskut.
Denis Pushilin ju referua “kërcënimit të menjëhershëm nga agresioni? i forcave ukrainase, akuza që zyrtarët ukrainas i mohuan me forcë.
Separatistët dhe forcat ukrainase kanë luftuar për gati tetë vjet. Por, dhuna përgjatë vijës ndarëse ndërmjet të dyja palëve, është shtuar ditëve të fundit, duke përfshirë shpërthimin e një makine bombë në qytetin lindor të Donetskut.
Me rreth 150,000 trupa ruse të vendosura tani rreth kufijve të Ukrainës, konflikti i gjatë separatist mund të shërbejë si një shkëndijë për një sulm më të gjerë.
Të premten, kryengritësit nisën evakuimin e civilëve nga zona e konfliktit, në një veprim që që dukej se ishte pjesë e përpjekjeve të tyre dhe të Moskës për ta paraqitur Ukrainën si agresore.
Të premten presidenti amerikan, Joe Biden, tha se tani ishte “i bindur” se presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur të pushtojë Ukrainën.
Ndonëse për javë të tëra kishte thënë se SHBA-ja nuk ishte e sigurt nëse Vladimir Putini kishte marrë vendimin përfundimtar, presidenti Biden tha se gjykimi i tij kishte ndryshuar, duke ju referuar të dhënave të shërbimeve amerikane të zbulimit.
Presidenti Biden përsëriti kërcënimin e tij për vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe diplomatike kundër Rusisë nëse ajo pushton Ukrainën, duke i bërë thirrje presidentit rus të rishqyrtojë veprimet e tij.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë ishin më të bashkuar se kurrë për t?u siguruar që Rusia të paguajë një çmim të lartë nëse hidhet në pushtim të Ukrainës./VOA
Gjermania do të mbrojë anëtarët e aleancës, bëri të ditur ka...
Faqe të rreme interneti, kompani fantazëm dhe truke të tjera...
Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se ishte i bind...
Protestuesit në Otava të Kanadasë po qëndrojnë ballë për bal...
Anëtarët e një organizate të lidhur me Shtetin Islamik në pj...
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, pretendon se mer...
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte, trageti “Eur...
Rusia njoftoi se do të zhvillojë stërvitje masive bërthamore...
Mbi 28,000 gra në Arabinë Saudite aplikuan për t’u bërë maki...
Ushtria ukrainase akuzoi të enjten forcat pro-ruse në lindje...
Presidenti Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken ...
Policia gjermane ka sekuestruar 17 pako me kokainë në qyteti...
Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë thanë të enjten se druhe...
Rusia ka dëbuar një tjetër diplomat amerikan. Bëhet fjalë pë...
Nënpresidentja amerikane Kamala Harris niset sot (të enjten)...
Gjermania ka vendosur t’i pezullojë masat kufizuese nga data...
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur të enjten, 17 shkurt, një seanc...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz nuk kishte mbërritur ende në ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar sot s...
14 vjet që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës – bilanci i ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...