Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Në sfondin e rritjes së tensioneve në lidhje me krizën në Ukrainë, fillon sot (18.02.) Konferenca e Sigurisë në Mynih. Fjalimet kryesore në tre ditët e ardhshme do të mbahen nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Rusia përkundër nuk është e përfaqësuar me një delegacion zyrtar, që prej më shumë se 30 vjetësh.
Situata e sigurisë në Europë nuk ka qenë kurrë kaq kritike në këtë moment të takimit të ekspertëve e politikanëve më të njohur nga e gjithë bota në këtë konferencë tradicionale e mjaft të njohur në botë. Sinjalet e çtensionimit që u duk se mori me vete kancelari Olaf Scholz pas vizitës në Moskë të martën, duket se janë shuar sërish. Shqetësimi për një sulm rus është në rritje.
Blinken pritet të premten në Mynih
Rusia pohon, që po e tërheq një pjesë të trupave të saj nga kufiri ukrainas, në të njëjtën kohë, presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëron nga një invazion rus në “ditët e ardhshme”. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken shpjegon para Këshillit të Sigurimit se si mund të konstruktohet një pretekst për një sulm. “Mund të jetë një ngjarje e dhunshme që Rusia mund të përdorë kundër Ukrainës ose një fajësim i padëgjuar, që Rusia do të ngrejë kundër qeverisë ukrainase.”
Antony Blinken pritet të premten në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku së bashku me ministren e Jashtme, Annalena Baerbock do të diskutojë në një podium të konferencës për krizën e Ukrainës. Kurse të shtunën në Konferencën e Sigurisë priten Scholz, Zelensky dhe Kamala Harris. Përveç kësaj ministrat e Jashtëm të fuqive demokratike do të diskutojnë veprimin e mëtejshëm në lidhje me krizën akute aktuael. Gjermania ka kryesinë e grupit të G7-s, ku bëjnë pjesë SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia.
Lavrov qëndron në shtëpi
Perëndimi është në masë të madhe i bashkuar në lidhje me krizën e Ukrainës. Në Mynih pritet edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe krerë të BE. Rusia i qëndron larg konferencës. “Na duhet të regjistrojmë me keqardhje, që konferenca në vitet e kaluar është shndërruar gjithnjë e më shumë në një forum transatlantik”, e arsyetoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Saharova refuzimin e pjesëmarrjes në konferencë. Vitet e kaluara ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka qenë një nga pjesëmarrësit më të rregullt të konferencës. Vërtet që edhe Lavrov nga ana e tij thekson përditë gatishmërinë për një bashkëpunim të ri në kontinent me SHBA, NATO dhe OSBE. Por kjo është bërë vetëm me shkrim.
Rreth 30 krerë shtetesh e qeverish në Mynih
Krahas krizës së Ukrainës në Konferencën e Sigurisë do të debatohet edhe për tema të tjera. Por temat qëndrore të kohës si ndryshimi i klimës, digjitalizimi, konkurrenca e sistemeve mes demokracisë dhe autokracisë do të kalojnë në plan të dytë për shkak të krizës akute të Ukrainës. Konferencën e hap të premten Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Në takimin më të rëndësishëm të ekspertëve për politikën e sigurisë marrin pjesë 30 krerë shtetesh e qeverish, si edhe 80 ministra./DW
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetarët, në lidhje m...
Euronews Albania ka publikuar para pak çastesh rezultatet e ...
Nënkryetarja e LSI-së Brisida Shehaj është kërcënuar për shk...
Më shumë qytetarë të Durrësit do votonin Partinë Demokratike...
Deputetja e Lulzim Bashës Grida Duma, ka dalë sot në media d...
Kryebashkja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, ka shprehur...
Në bashkinë e Durrësit, kandidatja socialiste, Emiriana Sako...
Kandidati i koalicionit Shtëpia e Lirisë për Bashkinë e Shko...
Arben Imami, drejtuesi i fushatës së Shkodrës për zgjedhjet ...
‘Unë nuk jetoj pa beteja”. Kështu është shprehur presidenti ...
Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisonin “Dekalog”, e ka ko...
Drejtoresha e komunikimit e Komisionit të Rithemelimit të PD...
Deputetja Grida Duma ka deklaruar se Partia Demokratike duhe...
Kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Durrësit Luan Hoti ...
Presidenti Ilir Meta ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushte...
Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka komentua...
Sondazhet për zgjedhjet e pjesshme vendore kanë nisur dhe ng...
Jorida Tabaku, një nga mbështetëset e Lulzim Bashës në PD ka...
Ish deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër pas vendimit t...
Kandidati i Shtëpisë së Lirisë për Bashkinë e Lushnjës, Elto...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...