web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mourinho: PSG-Real Madrid nuk më pëlqeu

18 Shkurt 2022, 16:39, Sport CNA

Roma do të përballet me Veronën në ?Stadio Olimpico? në sfidën e javës së 26-të të Serisë A. Tekniku i kryeqytetasve, Zhoze Murinjo, ka folur për këtë përballje, por jo vetëm.

Ka disa lojtarë që do jenë të padisponueshëm? ? Janë nëntë dhe Zaniolo është njëri prej tyre.

Të mungon Liga e Kampionëve? ? Jo. Unë kam luajtur më shumë se 150 ndeshje në Ligën e Kampionëve, jam i privilegjuar dhe nuk mund të qahem sepse tani po luaj në Ligën e Konferencës. Këtë javë nuk pash ndonjë ndeshje të bukur. Nuk më pëlqeu PSG-Real, por Inter-Liverpul ishte një ndeshje e mirë.

Humbja e parë erdhi ndaj Veronës? ? Ka disa lojtarë që duhet të ndjejnë pasionin kur luajnë. Nëntë mungesa janë shumë dhe kushdo do të kishte probleme me nëntë mungesa. Por ne jemi aty dhe shpresoj që me mbështetjen e duhur, ne mund të luajmë mirë dhe të marrim pikët.





Lajmet e fundit nga