web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vllaznia-Teuta, publikohen formacionet zyrtare

13 Shkurt 2022, 15:37, Sport CNA

Vllaznia-Teuta është ndeshja që mbyll ditën e sotme në Superiore. Të dy skuadrat kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë dhe tani fokusi është i gjithi tek kampionati.

Për sa i përket kampionatit Vllaznia vjen pas një humbjeje ndaj Laçit dhe skuadra e Brdariç kërkon të rikthehet në objektivin drejt titullit duke mundur kampionët në fuqi. Teuta nga ana tjetër ndeshjen e fundit në Superiore e humbi ndaj Partizanit me rezultat të thellë dhe një fitore ndaj shkodranëve do tu ngrinte moralin durrsakëve.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Dianje, Hakaj, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Latifi, Mustedanagiç, Gjurgjeviç, Da Silva.

TEUTA: Qirko, Qaqi, Jazxhi, Kotobelli, Ivanoviç, Aleksi, Beqja, Avdyli, E.Vila, L.Vila, Hebaj.





Lajmet e fundit nga