web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Berluskoni kthehet me të dashurën 32-vjeçare në stadium dhe “detyron” Galianin t’i numërojë trofetë me Milanin: Jam më i suksesshmi në botë

12 Shkurt 2022, 21:04, Sport CNA

Silvio Berluskoni është kthyer sot përsëri në stadium, për të ndjekur skuadrën e Monzës, duke konfirmuar se ka lënë pas problemet shëndetësore. Ish-presidenti i Milanit dukej përsëri në formë teksa politikani 85-vjeçar ka ndjekur ndeshjen me të dashurën e tij 32-vjeçare, Marta Fashina, ndërsa ka dalë edhe në një konferencë të improvizuar për shtyp ku nuk mund të mungonin komentet për kuqezinjtë.

?Me Milanin kisha këtë traditë, që para ndeshjeve shkoja në dhomat e zhveshjeve për t?u dhënë lojtarëve shtysën e duhur. Dhe pastaj kthehesha pas ndeshjes për t?u bërë komplimente dhe për të komentuar. Ndërsa shkoja edhe në dhomat e zhveshjeve të kundërshtarëve për t?u uruar mirëseardhjen?, kujtoi ai.

?Kanë qenë 30 vite me kujtime shumë pozitive dhe unë jam edhe sot presidenti i një klubi më fitues në futbollin botëror, 29 trofe. Zoti Adriano e di përmendësh sa trofe kemi fituar?, tha Berluskoni duke treguar Galianin i cili u ngrit në këmbë dhe numëroi me radhë të gjithë ato që kishte fituar Milani në vitet e drejtimit të tij.





Lajmet e fundit nga