Skënderbeu padit në CAS gjyqin e humbur me mesfushorin Shqiprim Taipi
Klubi i Skënderbeut ka apeluar në KAS-in e Lozanës gjyqin e ...
Taulant Seferi është një nga lojtarët më në formë të Tiranës këtë sezon. Sulmuesi ka arritur të shënojë 11 gola në 19 ndeshje dhe është në krye të listës së golashënuesve në Superligën shqiptare, ndërsa Tirana kryeson kampionatin. Në një intervistë për ?Sport Magazine?, Seferi ka folur për aventurën e tij te bardheblutë, largimin nga Young Boys, të ardhmen si dhe Kombëtaren shqiptare. 25-vjeçari ka treguar se dëshira e tij më e madhe është të luajë në Serie A ose Bundesligën gjermane.
Çfarë ju pengoi te Young Boys? ?Sapo ika nga Rabotniçki. Kur e bën një hap aq të madh, është një ndryshim i madh. Nuk e kam menaxhuar veten, sepse isha i ri, dhe nuk kisha njerëz afër. Nuk kisha atë ndihmën e parë në anën profesionale. Për këtë e kam pak peng. Sa ika atje fillova të jepja maksimumin dhe u dëmtova. Qendrova jashtë për 3 vite. Kjo më ka stepur në anën profesionale si futbollist dhe për këtë arsye kam qenë vetëm i huazuar. Por nuk dyshoj në aftësitë e mia dhe kisha pasur mundësinë të merrja më të mirë. Do kisha pasur mundësinë të luaja edhe në Young Boys pa problem. Do e kisha menaxhuar situatën më mirë në anën profesionale. Duhet t?i besoja vetes më shumë, sepse në atë kohë humbi vetëbesimi dhe kjo është gjëja kryesore te një lojtar. Por me punën që kisha bërë unë do kisha luajtur edhe te Young Boys pa problem?.
Problemet me përshtatjen te Tirana? ?Unë erdha këtu si një lojtar i madh për të ndihmuar klubin. Por siç e kam thënë në intervistën time të parë për Tiranën në prezantimin tim: ?Kam ardhur këtu për të më ndihmuar Tirana mua, por edhe për të ndihmuar unë Tiranën?. Unë nuk kisha luajtur fare për 6 muaj dhe nuk isha në formën time ideale. Besoj që për këtë gjë më kanë kuptuar edhe njerëzit, edhe drejtuesit e klubit. Këtë sezon e kanë kuptuar kush jam unë?.
Ekipet më të vështira për t?i shënuar? ?Më shumë që ka pasur vështirësi dhe nuk i kam bërë gol ka qenë ekipi i Laçit, sepse atje në Laç nuk ka qenë dita jonë më e mirë. Më shumë më ka mbetur peng që nuk i kam bërë gol Partizanit. Shpresoj që në ndeshjet e radhës përse të mos shënoj?.
Diferencat mes kampionatit zviceran dhe atij shqiptar? ?Nuk do të thoja që janë shumë të mëdha. Këtu është një kampionat shumë agresiv dhe kjo më pëlqen shumë, sepse ka duele të forta. Atje është më shumë taktikisht futbolli. Futbollin e dallojnë edhe infranstruktura dhe kushtet që janë atje në Zvicër. Por kohët e fundit Shqipëria ka përparuar shumë dhe për lojtarë të rinj është trampolinë shumë, shumë e mirë për të ardhmen. Për këtë arsye nuk kam hezituar fare dhe kam ardhur direkt në Shqipëri. E di se është një kampionat shumë i fortë dhe e ndjekin shumë këtë kampionat?.
Objektivat? ?Pikë së pari objektivi im është që këtë sezon të arrijmë më të mirën e mundshme. Me lejen e Zotit të arrijmë objektivat individuale dhe të gjithë si ekip. Pastaj të bëj hapin tjetër që duhet bërë në karrierë. Ëndrra ime është të arrij të luaj ose në Serie A, ose në Bundesligë. Shpresoj që në një të ardhme të shpejtë ta arrij ëndrrën time?.
Kombëtarja? ?Kombëtarja po përmirësohet shumë e më shumë. Ka lojtarë cilësorë. Do bëj maksimumin për të qenë pjesë e Kombëtares. Është një gjë e madhe dhe jam shumë i lumtur dhe krenar që jam pjesë e Kombëtares. Siç e dini, kohët më përpara kemi pasur pak konflikte me palën maqedonase. Kemi pasur probleme politike. Ne shqiptarët e Maqedonisë e ndjejmë veten shqiptarë dhe padyshim që janë mbështetësit më të mëdhenj të Komëbtares. Është e vërtetë që e kanë një ndjenjë shumë ndryshe dhe me shumë emicion e shohin ndeshjen. Edhe unë kur kam qenë i ri, e kam parë Kombëtaren shqiptare me shumë emocion dhe shumë dashuri. Atë ndjesi ma kanë dhënë edhe njerëzit që jetojnë në Maqedoni?, u shpreh Seferi.
Klubi i Skënderbeut ka apeluar në KAS-in e Lozanës gjyqin e ...
Në ndeshjen Rexhina-Krotone, e cila ishte e vlefshme për jav...
Kategoria Superiore zbret sot në fushë për javën e 20-të të ...
Aktori i famshëm i humorit, Agron Llakaj ka marrë një dhurat...
Silvio Berluskoni është kthyer sot përsëri në stadium, për t...
Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest aspak të mirë pas ndeshj...
Chelsea fiton Botërorin e Klubeve, pasi ka mposhtur në final...
Nuk ka fitues në Maradona. Inter barazoi 1 me 1 me Napolin n...
Armando Broja është kthyer në një temë kryesore jo vetëm në ...
Pas disfatës në Olimpico me rezultatin 3-0, Sinisa Mihajlovi...
Bajerni i Mynihut u mposht ditën e sotme nga Bohumi në kampi...
Reali i Madridit nuk shkojë më shumë se barazimi 0-0 në tran...
Bochum ka surprizuar në shtëpi Bayernin duke e mposhtur me r...
Napoli-Inter është krye ndeshja e kësaj jave në Serinë A. Të...
Armando Broja është sulmuesi më i mirë që ka Shqipëria aktua...
Sauthemptoni ka marrë një tjetër rezultat pozitiv në Premier...
Bylisi ka bërë menjëherë autokritikë pas humbjes ndaj Turbin...
Ditën e dielë, Juventusi do të përballet në ndeshje direkte ...
Kampionati kroat i futbollit është një oaz për futbollistët ...
Do të startojë në orën 13:30, në stadiumin “Old Trafford”, s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...