web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Klasi i Brojës ndal Ronaldon, Sauthempton barazon me Junajtid në një sfidë spektakolare

12 Shkurt 2022, 15:12, Sport CNA

Sauthemptoni ka marrë një tjetër rezultat pozitiv në Premier Ligë, pas fitores kundër Totenhem. Skuadra e Armando Brojës mori një barazim 1-1 me Mançester Junajtid në një sfidë që edhe mund ta fitonte.

?Djajtë e Kuq? kaluan të parët në avantazh me sulmuesin Sanço. Pjesa e parë foli më shumë për vendasit, të cilët ishin më të rrezikshëm, dhe arritën të shënonin golin e dytë me Pogba, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë miqtë barazuan me sulmuesin Adams. Armando Broja luajti përgjatë të gjithë ndeshjes duke zhvilluar një paraqitje mjaft të mirë. Sulmuesi shqiptar madje iu afrua golit disa herë në këtë sfidë. Për tu shënuar është një rast ku mbrojtësi Meguajër e përplasi brenda zonës, por arbitri nuk e konsideroi penallti.

Me këtë barazim Mançester Junajtid mbetet në kuotën e 40 pikëve në vendin e 5. Sauthempton nga ana tjetër mbetet në vendin e 10 me 29 pikë. 

MANÇESTER JUNAJTID-SAUTHEMPTON 1-1

21? Sanço/ 48? Adams

Broja driblon Meguajërin dhe mbrojtësi e përplas brenda zone, por arbitri nuk e konsideron penallti

 

Goli i anuluar i Kristiano Ronaldos

Broja driblon në mënyrë spektakolare mbrojtësin Meguajër dhe përballë portierin zgjedh të pasoj në qendër. Një rast shumë i mirë për të

Kundërshtari e kapi prej fanelle, por nuk mundi ta ndalte Brojën. Shqiptari i shkon pranë një super goli por goditja e tij u prit nga De Gea

Goli i Adams

Junajtid shënon golin e dytë me Pogbanë, por goli anulohet pasi Kristiano Ronaldo ishte në pozicion jashtë loje në momentin që dha asistin





Lajmet e fundit nga