web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkarkimi i Metës/ Dervishaj: Dy zyrtarë të Kuvendit janë përfshirë në falsfikim

9 Shkurt 2022, 10:18, Politikë CNA

Këshilltari i Presidencës Bledar Dervishaj në një konferencë të jashtëzakonshme theksoi se Kuvendi depozitoi disa akte, pa ia kërkuar askush, duke tentuar të manipulojë procesin.

Sipas tij, aktet e depozituara nga Kuvendi ishin falsifikuar.

Ai theksoi se zyrtarë të administratës së Kuvendit janë përfshirë në këtë krim, që ka lidhje me falsfikimin.

“Ne demonstruam përpara Gjykatës Kushtetuese faktet e manipulimit të disa akteve shkresore që Kuvendi depozitoi pa ia kërkuar njeri, si provë të re.

Këto akte të reja kishin të bënin me një urdhër të ish-kryetarit të Kuvendit, për një seancë në 7 maj 2021, shoqëruar me rendin e ditës.

Nga krahasimi i dokumentave të sjella nga vetë Kuvendi i Shqipërisë, rezultonin ndryshime thelbësore në datë të urdhërit dhe në pikën 20.?-tha Dervishaj.

Konferenca mbahet në një kohë kur Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë nga dita në ditë vendimin për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit. Kushtetuesja më 7 shkurt u tërhoq për vendim me një afat brenda 30 ditëve nga kjo datë./CNA.al





Lajmet e fundit nga