VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Quhet Eljon Toçi dhe ëndrrat i ka të mëdha, sikurse edhe mendimet pozitive për të ardhmen e futbollit shqiptar. 19 vjeç i ka mbushur vetëm në janar, ndërsa në Itali ka shkelur kur ishte një vjeç. Sulmuesi, pjesë e moshave të Fiorentinës, ka spikatur me cilësitë e tij dhe pasi luajti me Shqipërinë U-19 bindi për të kaluar te Shqipëria U-21.
Kjo është diçka normale për të, sikurse edhe e rrëfen në rubrikën ?Talenti shqiptar? për Fshf.org. Edhe pse Armando Broja është pak më i madh se ai, Toçi e thotë hapur që sulmuesi i Southampton është shembulli i tij. I riu flet hapur, duke rrëfyer se si e nisi me futbollin e luajtur, kush e këshillon, ëndrrat e tij dhe se kujt sulmuesi do t?i donte t?ia ndiqte hapat e karrierës.
-Eljon, si ka nisur për ju lidhja me futbollin? Kush është njeriu që ju ka shtyrë drejt këtij sporti?
? Lidhja ime me futbollin ka nisur që në moshën 6-vjeçare. Njeriu që më ka afruar më shumë me këtë sport ka qenë babai, por edhe shoqëria e së njëjtës moshë më ka tërhequr nga futbolli. Luanim gjithmonë së bashku dhe aty më lindi pasioni për futbollin.
-Çfarë ju shtyn që të rriteni edhe më shumë në këtë profesion?
? Futbolli është ëndrra e jetës sime dhe kjo është një shtysë për mua. Që 6 vjeç ëndërroja të debutoja në Serie A. Kjo është ambicia ime dhe e gjithë familjes. Kjo më motivon të vazhdoj e të rritem në këtë profesion.
-Kush është personi që ju këshillon më së shumti në lidhje me futbollin dhe që ju qëndron më afër?
? Personi që më këshillon më shumë normalisht është trajneri i skuadrës. Gjithsesi para ndeshjeve gjithmonë në mbrëmje flas me familjarët dhe ata më japin më shumë motivim në aspektin mendor, se sa në anën taktike. Familjaret janë ata që më rrinë më afër, absolutisht.
-Si jeni ndjerë kur morët për herë të parë ftesën nga Shqipëria U19? Çfarë kujtoni nga grumbullimi dhe ndeshja e parë?
? Kur mora ftesën nga Kombëtarja U-19 për herë të parë, u ndjeva shumë krenar unë dhe familjarët e mi. Kujtoj që në grumbullimin e parë njihja shumë lojtarë, pasi luanin në Itali. Ishin shumë lojtarë me cilësi dhe nivel. Aty arrita të kuptoj që futbolli shqiptar çdo vit përmirësohet. Më kujtohet ndeshja e parë, kundër Italisë. Italia është skuadër e fortë, por ne e mbajtëm rezultatin duke luajtur mirë. Të gjithë më komplimentuar.
-Çfarë mund të veçoni deri më tani nga jeta juaj futbollistike? Ka një arritje për të cilën jeni krenar?
? Jeta ime futbollistike ka qenë e thjeshtë, kam kaluar të gjitha moshat. Ajo që më ka veçuar nga të tjerët është se luaja me më të mëdhenj se vetja. Shokët e skuadrës ishin një vit ose dy vite më të mëdhenj. Kjo është gjëja që më ka veçuar më shumë. Arritja ime personale për të cilën jam krenar është fakti që më ka ftuar Fiorentina, një klub i Serie A.
? Çfarë ndjesie ishte të grumbulloheshit me ekipin e parë të Fiorentinës?
? Grumbullimi i parë ka qenë emocion i papërshkrueshëm. Luajtëm në Romë në ?Olimpico? dhe për mua ishte e pabesueshme që ëndrra e një jete u realizua. I shikoja të gjithë lojtarët, që deri para tre viteve i shikoja në TV, pesë metra nga unë. Ishte emocion tepër i fortë.
-Kush është lojtari shqiptar që ju motivon më së shumti, që e keni si shembull? Po lojtari i huaj?
? Lojtari që më motivon më shumë është Broja, absolutisht. Kjo sepse është një lojtar që ka arritur gjëra të rëndësishme për moshën që ka. Unë e marr si shembull sepse nuk është e lehtë jashtë Shqipërie të arrish në ato nivele, për një lojtar shqiptar. Kurse lojtari i huaj që e kam si shembull le të themi, është Zlatan Ibrahimoviç. Ai është lojtar i skuadrës që e kam në zemër, Milani, dhe është sulmuesi më i fortë.
? Në Itali tani ka një numër të madh shqiptarësh që po luajnë në Serie A. Si ndjeheni për këtë dhe sa besim ju jep që shumë shpejt dhe ju do u bashkoheni atyre?
? Unë jam shumë krenar kur shoh lojtarë shqiptarë që luajnë në Serie A. Kjo më jep motivim dhe kurajo që edhe unë në të ardhmen të bashkohem me ata.
-Duke parë që ju luani jashtë dhe shumë elementë të tjerë të rinj luajnë në kampionate të rëndësishme europiane, a mendoni se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur?
? Sipas meje Shqipëria ka një të ardhme shumë të ndritur, sepse çdo vit e më shumë rritet niveli i skuadrave shqiptare, kombëtareve, rritet niveli i lojtarëve që kanë. Për mua kombëtarja shqiptare do të shkojë shumë përpara, sikurse futbolli shqiptar.
-Vetë ju personalisht, cilin keni synimin më të madh në futboll? Ka një futbollist në gjurmët e të cilit do të donit të ecnit?
? Synimi më i madh për mua është të arrij në Serie A, pasi është ëndrra ime. Do të doja të ?imitoja? Ibrahimoviç, të arrij në majat e futbollit italian dhe jashtë tij. Dua të jem një idhull për gjithë lojtarët shqiptarë që luajnë anembanë botës.
Sebastian Xhovinko ishte një objektiv konkret i Diego Longos...
Covid-19 nuk i ndahet futbollit dhe këtë herë e ka pësuar nj...
Pas humbjeve në kampionat dhe pozicionit jo të favorshëm në ...
Pas humbjes ndaj Interit me rezultatin 2-0 në stadiumin “Giu...
Rikthehet sot Kupa e Shqipërisë teksa në orën 16:45 do të lu...
Me kontratën në skadencë pas 5 muajsh, ai tani është i lirë ...
Interi është ekipi i parë gjysmëfinalist i Kupës së Italisë....
Aktori i njohur i humorit, Donald Veshaj, ka ndarë me banorë...
Newell’s Old Boys ka dorëzuar listën e lojtarëve që do të lu...
Interi do të presë sot në mbrëmje Romën në çerek finalen e K...
UEFA ka përcaktuar delegacionin që do të vijë në Tiranë për ...
Një sjellje e turpshme, e pajustifikueshme ka si protagonist...
Një përballje vërtetë e çmendur ka ndodhur në sfidën e Kupës...
Lionel Messi është një nga lojtarët më të mirë në historinë ...
Arjan Bellai është trajneri i ri i Kallamatas në ligën e dyt...
Interi paguan pasojat e humbjes në derbi. 3 ditë pas derbit ...
Një ditë e veçantë është kjo e sotme për Marash Kumbullën. M...
Mbyllet procesi në Shkodër.Kryetar i Shoqatës së Futbollit R...
Që prej së dielës, Dinamo ka nisur përgatitjet për ndeshjen ...
Trajneri Ilir Daja ka debutuar në mënyrën më të mirë me ekip...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...