web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Djarmati akuzon: Arbitrat i kanë hequr 6 pikë në katër javët e fundit Vllaznisë

7 Shkurt 2022, 11:55, Sport CNA

Te Vllaznia kanë pretendime për arbitrimin, në 4 ndeshjet e tyre të fundit. Në emisionin ?Skaner?, drejtori i shkodranëve, Matko Djarmati u shpreh se Vllaznisë i janë hequr 6 pikë në 4 javët e fundit, për shkak të gabimeve të arbitrave. Ai zbuloi se ditën e nesërme do të dërgojnë një ankesë në FSHF për gabimet e arbitrave, në dëm të kuqebluve.

?Në 4 ndeshjet e fundit, ne në klub mendojmë se na kanë dëmtuar arbitrat me 6 pikë. Janë shumë probleme që kanë ndodhur në javët e fundit. Do mundohemi të bëjmë çfarë të kemi mundësi, për të ndryshuar këtë. Nesër do të paraqesim një ankesë me rastet ku ne mendojmë se na është bërë padrejtësi në 4 javët e fundit. Do përgatisim këtë dhe do e dërgojmë në Federatë. Jemi 13 pikë pas Tiranës, me 6 pikët që na janë hequr nga gabimet e arbitrave, do të ishim vetëm 7 pikë larg.?





Lajmet e fundit nga