Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Policia e Shtetit, gjatë kësaj jave ka kryer aksion blic dhe 17 operacione të koduara për goditjen e veprimtarive të paligjshme dhe krimeve të tjera.
Sipas bilancit të bërë nga policia e Shtetit, për një javë janë arrestuar 223 persona, janë proceduar penalisht 291 persona dhe janë shpallur në kërkim 33 persona, për vepra të ndryshme penale
?Në përmbushje të objektivave dhe prioriteteve, Strukturat e Policisë së Shtetit edhe gjatë kësaj jave kanë vijuar kontrollet blic dhe operacionet policore për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për goditjen e armëmbajtjes pa leje, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, për goditjen e krimeve mjedisore dhe krimeve ekonomike. Njëkohësisht vijojnë kontrollet, duke përdorur teknologjinë, për parandalimin e aksidenteve rrugore.
Në të gjithë vendin, përgjatë javës janë arrestuar 223 persona, janë proceduar penalisht 291 persona dhe janë shpallur në kërkim 33 persona, për vepra të ndryshme penale.
Janë kapur 31 persona të shpallur në kërkim, nga këta 29 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.
Janë zhvilluar 17 operacione policore të koduara, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ndaj jetës dhe pronës, armëmbajtjes pa leje, kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe lojërave të fatit, konkretisht operacionet:
“Akrepi i natës”, “Xhamat e errësuar”, “Gasoline”, “Përsëritësi”, “Elektroniks”, “Parandalimi”, “Noterja”, “Përsëritësit?, “Sukthi”, “Gjashta”, “Trinom”, “Epilog”, “Rrjetet sociale”, “Basti i fundit”, “Baofeng”, “Ndalesa” dhe “Brothers”, në kuadër të të cilëve janë arrestuar 58 persona, janë proceduar penalisht 5 persona dhe janë shpallur në kërkim 6 persona.
Po në kuadër të këtyre operacioneve janë sekuestruar 6 armë zjarri (kallashnikov, pushkë e pistoleta), 2 armë gjahu, 6 armë të ftohta, 2 armë sportive, një sasi kokaine, kanabis, shuma parash e sende të tjera të kundërligjshme.
Janë evidentuar dhe goditur 48 raste të krimeve mjedisore, për të cilat janë arrestuar në flagrancë 8 persona dhe janë proceduar penalisht 40 persona.
Në fushën e narkotikëve janë goditur 43 raste, janë arrestuar 35 persona, janë proceduar 24 persona dhe janë shpallur në kërkim 3 persona.
Janë arrestuar 15 persona, 16 janë proceduar penalisht dhe 1 është shpallur në kërkim, për dhunë në familje.
Në fushën e krimit ekonomik e financiar janë evidentuar 27 raste, për të cilat janë arrestuar 14 persona, janë proceduar 25 persona dhe 1 është shpallur në kërkim.
Po gjatë javës janë evidentuar 7 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë. Për këto raste janë arrestuar 5 persona, ndërsa 7 të tjerë janë proceduar penalisht.
Në fushën e qarkullimit rrugor janë pezulluar 402 leje drejtimi, nga të cilat 257 për shpejtësi tej normave të lejuara, 106 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, dhe 39 për qarkullim në sens të kundërt.
Janë arrestuar 67 persona, 46 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, dhe 21 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia e Shtetit është e vendosur të godasë me forcën e ligjit, krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, për të krijuar një ambient të sigurt për qytetarët dhe të pasigurt për krimin, dhe në këtë kuadër fton sërish qytetarët për të denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”, njofton policia./ A.E-CNA.al
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ftuar sot në emisionin “Stu...
Paolo Romani, senator, Forca Italia“Ne jemi një parti simotr...
Intervista e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta për emision...
Ecin shumë shpejt gjërat në Shqipëri ndaj një pjesë e madhe ...
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputet ...
Botuesi Henri Çili duket se ka nisur intrigat kundër kryemin...
Njeri i debatit televiziv më shumë se e intervistave, Genc R...
Nga Enver BytyçiNjë kërkesë gati e pakthyeshme e liderit të ...
Kreu i qeverisë aktuale, krye Rilindasi Edi Rama, për të nxi...
Ndarja me krimin dhe drogën, urgjencë kombëtare, një thirrje...
Marrëveshja, marrëveshja! Mesnatën e 17 majit dhe gjatë 18 m...
Politika amerikane, a do ta denoncojë botërisht përballë opi...
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka dalë sot me një deklaratë mbi ...
Banorët e zonës së 5 Majit, Paskuqanit dhe Laprakës vijojnë ...
Gazetari Bledi Mane, ka hequr paralele mes ish-Ministrit të ...
Në ceremoninë e 30 vjetorit të degës së LDG në Vlorë, ka qen...
Policia Rrugore e Tiranës në bashkëpunim dhe me struktura të...
Aktivistja Evi Kokalari ka publikuar dokumente, që tregojnë ...
Për të gjithë ju që nuk e keni ditur deri më tani, nëse nxir...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...