web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Inceneratorët do të jenë prova për drejtësinë e re

3 Shkurt 2022, 21:32, Politikë CNA

Drejtësia e re duhet të provojë veten duke dhënë rezultat për çështjen e inceneratorëve.

60% e shqiptarëve mendojnë se kjo do të jetë prova e vërtetë për funksionimin e drejtësisë së re.

Pritshmëria është e lartë, por besimi tek SPAK se do të ketë rezultat në këtë çështje është i ulët.

36.8% e shqiptarëve të anketuar në barometrin e Euronews Albania kanë besim se SPAK do të hetojë në mënyrë të paanshme, ndërsa rreth 32% mendojnë të kundërtën.

Besimi tek SPAK vjen nga votuesit e Partisë Socialiste. 67% e tyre besojnë se SPAK do hetojë si duhet.

Situata është e ndryshme tek votuesit demokratë. Më shumë se gjysma e tyre ose 57% nuk besojnë se SPAK mund të hetojë si duhet këtë çështje.

Gjetjet e Barometrit në Euronews janë të anketës së kryer në datat 13-24 janar me 1000 intervista ballë për ballë në familje./euronews





Lajmet e fundit nga