web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Federohet Jorgo Pëllumbi, ja kur pritet debutimi me Kukësin

3 Shkurt 2022, 11:11, Sport CNA

Kukësi humbi thellë me Tiranën në ?Air Albania?, javën e kaluar, sfidë ku verilindorët pësuan plot 4 gola nga sulmi i bardhebluve.

Pas kësaj ndeshje trajneri Diego Longo, humbjen ia ?faturoi? menaxherit të lojtarit Jorgo Pëllumbi që nuk mundi ta federonte në kohë lojtarin për ndeshjen kundër kryeqytetasve, të cilin e kishte projektuar titullarë.

Kukësi luan të diel në 13:45 me Egnatian në transfertë, me ndeshjen që vlen për javën e 19 të Abissnet Superiores, dhe ndaj rrogozhinasve tekniku Longo do të ketë të gatshëm ?shpëtimtarin? e tij , Pëllumbin të cilin do e pozicionojë në qendrën e mbrojtjes. Aktualisht verilindorët pozicionohen në vendin e 3-të me 31 pikë, -3 pikë nga Laçi i vendit të dytë dhe -9 pikë nga Tirana kryesuese.





Lajmet e fundit nga