web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Firmosi në La Liga, rrëfimi special i Uzunit: Realizova një ëndërr, një ditë do kthehem tek...

3 Shkurt 2022, 10:25, Sport CNA

Myrto Uzuni, është lojtari i tretë i huaj, që transferohet nga kampionati hungarez në një kampionat elitar në 8 vitet e fundit. Para tij nga Superliga hungareze në drejtim të klubeve prestigjioze të Europës janë larguar Muhamed Besi dhe Enis Bardhi.

Sulmuesi shqiptar arriti të bëjë ëndrrën realitet, duke u transferuar nga Ferencvarosi tek Granada në LaLiga gjatë merkatos së janarit. Beratasi ka dhënë një intervistë për ?nemzetisport?, ku ka folur për këtë ndryshim të madh në karrierë.

E dini se sa lojtarë të huaj janë transferuar nga kampionati hungarez në kampionatet elitare në 8 vitet e fundit?

Nuk e di, por nuk besoj se janë transferuar shumë lojtarë.

Vetëm tre.

Njëri nga këta është shoku im i skuadrës, boshnjaku, Muhamed Besic, e di këtë.

Përveç tij, edhe Enis Bardhi ka shkuar nga Ujpest tek Levante. Si mendon, si e ke arritur këtë?

Është e vështirë ta shpjegosh. Por e di shumë mirë, që ditën e parë që erdha në Hungari, doja që të transferohesha në një kampionat më të mirë. Ky ishte objektivi im.

Pak lojtarë arrijnë që të largohen nga Hungaria. Është çështje motivimi dhe objektivash?

Varet nga mentaliteti. Nuk tallem kur them se e dija që në fillime se çfarë doja të arrija. Rrija pas stërvitjes, bëja stërvitje shtesë, sepse e dija që suksesi vjen pas një pune të madhe. Nuk ishte e lehtë kur shkoja në shtëpi pasdite, kisha nevojë për pushim, që të arrija formën optimale. Çelësi i suksesit është puna dhe kjo varet nga mentaliteti.

Firmose 2 orë para mbylljes së merkatos. Kur e more vesh për interesimin e Granadas?

Të premten, menaxheri më telefonoi dhe më tha se kishte ofertë nga një klub spanjoll. Çdo gjë rrodhi shumë shpejt. Atë ditë diskutuam tek Ferencvarosi dhe të dielën isha rrugës për te Granada.

Çdo gjë ndodhi shpejt. Pate kohë për tu përshëndetur me të gjithë tek Ferencvarosi ?

Jo me të gjithë personalisht, por më erdhën shumë mesazhe. Ndeshjen e radhës kombëtarja e Shqipërisë do të luajë kundër Spanjës dhe me sa pashë mund të kem disa ditë pushim. Do të udhëtoj drejt Hungarisë për tu çmallur me të gjithë.

S?të akuzuan tifozët për tradhti?

Ata e dinin se kjo mundësi ishte një hap shumë i madh për karrierën time. Por edhe klubi përfitoi nga shitja ime. Të dyja palët dolën të fituara.

Flitet se spanjollët paguan 3.5 milion euro për kartonin tënd. Një shumë e konsiderueshme?

Ata paguan këtë shumë, duke treguar se sa më donin. Më vonë mësova se kishin 1.5 vite që më ndiqnin. Kishin parë ndeshjet e mia disa herë, nuk më blenë kot. E dinin se çfarë lojtari isha dhe se çfarë presin prej meje. Sigurisht, që edhe sezoni im ka qenë shumë i mirë. 21 golat e shënuar në 30 ndeshjet i kanë bindur më shumë. Ndihem në formë dhe kjo i ka bindur vëzhguesit e Granadas.

Si ishte stërvitja e parë në Spanjë?

Mirë. Të gjithë ishin të sjellshëm dhe shokët e skuadrës më mirëpritën. U bashkova me një skuadër të re dhe ambicioze. Pasi shkova aty, kreva vizitat mjekësore të dielën. Të hënën firmosëm dokumentat, ndërsa të martën zbrita në fushë.

Ishte ëndrra jote të luaje në Spanjë? Të përshtatet ky kampionat?

Ëndërroja që të luaja në ligat kryesore që kur isha fëmijë. LaLiga dhe Premier League janë dy kampionatet më të forta në botë, jam krenar që jam pjesë e kampionatit spanjoll. Mbaj mend kur isha fëmijë dhe kisha idhuj Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin. Kam posterat e tyre në telefon. Më vjen keq që asnjëri nuk luan në Spanjë tani, por ka shumë lojtarë të tjerë cilësore që më presin mua. Duhet të stërvitem akoma më shumë, pasi më pret një sfidë e vështirë.

Çfarë kujtimesh merr nga Hungaria?

Kalova 19 muaj në Budapest dhe ndihesha si në shtëpi që në momentin e parë. Në klub më bënë të ndihem i rëndësishëm dhe bëra shumë shokë. Tifozët e Ferencvarosit janë fantastikë. I dëgjoj akoma tani, kur thërrasin emrin tim. U detyrohem një falënderim të madh. Ndjej që kjo nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim.

Çfarë do të thuash?

Do të rikthehem sërish te Ferencvárosi. Ju premtoj.





Lajmet e fundit nga