20 vite në kërkim, bosi i mafies italiane kapet nga ‘Google Maps’
Një bos i mafies italiane, i cili ishte shpallur në kërkim p...
Infektimet me korona kanë vazhduar të kapin maja të reja në Francë. Për të thyer valën, presidenti Macron do t’ua vështirësojë jetën të pavaksinuarve dhe do të kufizojë rrezen e veprimit të tyre.
Ai do të kufizojë sa më shumë që të jetë e mundur “qasjen në aktivitetet e jetës sociale? për të pavaksinuarit dhe refuzuesit e vaksinimit, deklaroi kreu i shtetit francez Emmanuel Macron në një intervistë për gazetën “Le Parisien?. “Unë kam shumë qejf t’i nervozoj të pavaksinuarit?, shtoi Macron-i. Kjo është arsyeja pse qeveria e tij do të vazhdojë ta bëjë këtë “deri në fund”.
“Nuk do t’i fus në burg, nuk do t’i vaksinoj me detyrim. Dhe prandaj duhet t’u themi: nga 15 janari nuk mund të shkoni më në restorant, nuk do të mundeni të pini një gotë verë në një lokal, nuk do të shkoni dot më për një kafe, nuk do të mund të shkoni më në teatër, nuk do të mund të shkoni më në kinema?.
Zgjedhja e fjalëve nga Macroni polarizon
Vërejtjet e ashpra të Macronit, më pak se katër muaj nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale, shkaktuan protestë nga opozita. “Një president nuk duhet të thotë gjëra të tilla?, shkroi në Twitter kandidatja e ekstremit të djathtë për presidencën e Rassemblement, Marine Le Pen: “Emmanuel Macron nuk është i denjë për detyrën e tij?. Bruno Retailleau, kreu i grupit konservator republikan në Senat, tha se asnjë emergjencë shëndetësore nuk e justifikonte një zgjedhje të tillë fjalësh.
Opozita vonon zbatimin në plan të gjerë të rregullave të 2G
Në parlamentin francez po zhvillohet aktualisht një debat i ashpër për futjen e një dëshmie vaksinimi kundër koronas. Opozita papritur e vonoi të martën projektin.
Përballë rritjes së numrit të infektimeve me korona, qeveria e Parisit dëshiron të forcojë shpejt rregullat e hyrjes, për shembull për restorantet dhe bizneset kulturore, por edhe për qendrat tregtare dhe transportin publik ndërurban. Aktualisht atje është ende në fuqi “3G?, dëshmia përgjithësisht jepet me një të ashtuquajtur “pasaportë shëndetësore?.
Në të ardhmen, nuk do të mjaftojë më vetëm një test negativ i koronavirusit për të marrë pjesë në jetën publike. Vetëm personat që janë vaksinuar plotësisht kundër virusit të koronas ose që kanë statusin e një personi të shëruar – i quajtur “2G” – do të mund të hyjnë në shumë vende.
Të martën në mbrëmje, Agjencia Kombëtare e Shëndetit Publik në Paris njoftoi një kulm të ri ditor prej më shumë se 270.000 infektimesh të reja. Ndërkohë në Francë dominon varianti veçanërisht ngjitës i virusit Omikron. Incidenca shtatëditore – pra numri i infektimeve të reja në një javë për 100.000 vetë – është 1851. 3600 pacientë me COVID-19 ndodhen në kujdes intensiv, rreth dhjetë për qind më shumë se javën e kaluar. Rreth 80 për qind e tyre nuk janë të vaksinuar, sipas të dhënave zyrtare./DW
Një bos i mafies italiane, i cili ishte shpallur në kërkim p...
Afaristi Abedin Salihu, drejton një kompani me rreth 220 pun...
Dragani (identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për ...
Presidenti Joe Biden ka udhëzuar administratën e tij të blej...
Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione të reja n...
Britania e Madhe dhe Spanja njoftojnë për rritje të numrit t...
Një zyrtar i NATO-s njoftoi të martën se javën e ardhshme do...
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi më 4 janar se ja...
Ishte një skenë përleshjesh aq të ashpra, sa që një oficer i...
Në shumë qytete të Gjermanisë janë mbledhur dhjetëra mijëra ...
Autoritetet në Mal të Zi janë duke u përballur me rritje të ...
Presidenti amerikan Joe Biden ka telefonuar me homologun ukr...
Kancelari gjerman Olaf Scholz dëshiron të rivendosë marrëdhë...
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, tha të hënën (3 jan...
Administrata e Ushqimit dhe Barnave, FDA miratoi sot dozën e...
Greqia vijon të përballet me një situatë të rënduar sipasojë...
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi më 2 janar se ja...
Një nga liderët e koalicionit qeveritar në Bullgari, Slavi T...
BE-ja do që gazi dhe energjia bërthamore të klasifikohet nën...
Kryetarja e Bundestagut, Bärbel Bas është shprehur kundër mi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...