LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Profesori analizon situatën në PD/ Tregon “burimin” e krizës

5 Janar 2022, 11:11, Politikë CNA
Profesori analizon situatën në PD/ Tregon “burimin” e

Profesori dhe akademiku i njohur, Artan Fuga ka analizuar situatën politike, në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se situata në PD është rezultat i mediokritetit, i burokratizimit, i mefshtësisë, servilizmit, mungesës së ideve.

?Përtej ngjarjeve konjukturale gjendja e Partisë Demokratike sot është rezultat i mediokritetit, i burokratizimit, i mefshtësisë, servilizmit, mungesës së ideve, harrimit të qytetarëve, lojrave politike, pavendosmërisë, inferioritetit ndaj pushtetit, interesave të vockla meskine, dëshirave për ta përdorur opozitën për qëllime interesash personale, planeve për të kapur poste, që e kanë bërë copë atë parti me elektorat të mrekullueshëm.

Ndryshe, me kapje me thonj pas ndërtesës, në vend ta hapi atë për të gjitha rrymat, me gjuhë vagabondazhi në rrjetet sociale, pa ide, me cic mice, me program arkaik, kjo parti do të shkërmoqet, e ndodhur në goditjet nga njëra anë të pushtetit nga lart dhe nga foltorja nga poshtë që nuk është një njeri, por është masa absolute e demokratëve që drejtuesit e sotëm i sheh si dështimin e vet!?-shkruan Fuga./CNA.al

Lajmet e fundit nga