web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga krahu i djathtë i Adriatik Llallës tek Heral Saraçi/ “Peshqit” që mbetën në rrjetën e KPA-së

2 Janar 2022, 09:30, Aktualitet CNA

Kolegji i Posacëm i Apelimit ka shqyrtuar edhe çështje displinore për gjyqtarë dhe prokurorë.

Risjellim këtu në vëmendje rastin e Komisionerit Publik Hereal Saraçi i cili me vendim të KPA, u shkarkua nga detyra me 12.03 2018, për shkak shklejeve disisplinore.

Sipas, KPA,Saraçi kishte krye shkelje disiplinore me ndërhyrje dhe ndikim të papërshtatshëm në ushtrimin e detyrës së një anëtari tjetër. Gjithashtu ka rezultuar se ka mospërmbushje të pajustifikuar e të qëllimshme të përsëritur përkatësisht të funksioneve të tij, kishte kryer shkelje të rregullave të sjelljes në marrëdhënie me anëtarët e institucionit të rivlerësimit si dhe kishte vonesa dhe zvarritje të përsëritura të pajustifikuara të veprimeve proceduriale gjatë ushtrimit të funksionit.

Një tjetër rast displinor që ka qenë çështje në KPA, ka lidhje me subjektet Rovena Gashi dhe Dritan Gina, të cilat kishin kërkuar anulimin e vemdimit të Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku për pezullim nga detyra. Por, KPA, me 21.06 2018, ka vendosur të mos mos e kalojë çështjen për shqyrtim në seancë plenare.

Ndërkohë që dy subjektet Rovena Gashi ish-Drejtoresha e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe e Dekriminalizimit si edhe bashkëshorti i saj Dritan Gina, ish Kryeprokurori i qarkut të Elbasanit, në fjalë janë të shkarkuar nga Vettingu.

Në rastin e prokurorit Tom Dedaj, i cili ka ankimuar në KPA, vendimin e Këhsillit të Lartë të Prokurorisë dhe vendimin e Prokurorisë Përgjithshme, për shkarkimin e tij, KPA me datë 20.07.2020, ka vendosur pushimin e gjykimit të çështjes.

KPA, në përgjigje për CNA.al ka evidentuar se ngarkesë për gjykim janë edhe çështjet e regjistruara dhe vendimet e shpallura për çështjet në kuadër të Juridiksionit Disiplinor.

?Për periudhën 2018 deri në datën 22 nëntor 2021, janë regjistruar gjithsej 14 çështje dhe janë shpallur 5 vendime

Nga4 çështjet e mësipërme, 11 prej tyre janë regjistruar gjatë vitit 2021 dhe nga 5 vendimet e shpallura, 2 prej tyre janë shpallur gjatë vitit 2021?,  1thuhet në përgjigjen e KPA-së./E. S-CNA.al





Lajmet e fundit nga