Tensionet Ukrainë-Rusi, Biden bisedon të dielën me Zelenskiy-n

1 Janar 2022, 18:14, Kosova & Bota CNA
Tensionet Ukrainë-Rusi, Biden bisedon të dielën me Zelenskiy-n

Presidenti Joe Biden do të zhvillojë të dielën një bisedë me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy bëri të ditur një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Në ditët e fundit të vitit 2021 Presidenti Biden bisedoi me homologun rus Vladimir Putin në një përpjekje për të ulur tensionet në kufirin Ukrainë-Rusi.

Të premten Presidenti Biden u tha gazetarëve se ai i kishte ripërsëritur zotin Putin qëndrimin, se një sulm ndaj Ukrainës do të përballej me sanksione dhe një prani të shtuar të SHBA-së në Evropë, ku tensionet janë të larta mes një rritjeje të pranisë ushtarake të Rusisë në kufi. Biseda telefonike të enjten mes dy udhëheqësve zgjati 50 minuta.

Presidenti amerikan tha se kishte rënë dakord me zotin Putin për zhvillimin e “tre konferencave të mëdha” muajin e ardhshëm për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje. Ai shtoi se priste përparim nga negociatat. Por zoti Biden tha se gjatë bisedës me zotin Putin e kishte bëra të qartë se kjo mund të funksiononte vetëm nëse ai (Putin) ulte tensionet.

Biseda Biden-Putin i hap rrugën bisedimeve të nivelit më të ulët që përfshin takimin për çështje të sigurisë SHBA-Rusi më 9 dhe 10 janar, ndjekur nga një takim Rusi-NATO më 12 janar dhe një konferencë më e gjerë, që përfshin Rusinë, SHBA-në dhe vende të tjera evropiane, më 13 janar.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u përpoq të hidhte bazat për këto bisedime të premten gjatë një telefonate me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg e udhëheqës të vendeve të tjera njoftoi Departamenti i Shtetit.

Në bisedat me ministrat e jashtëm të Kanadasë dhe Italisë, zoti Blinken diskutoi rreth një përgjigje të bashkuar për të ndalur siç tha, agresionin e mëtejshëm rus kundër Ukrainës./voa

Lajmet e fundit nga