web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Teuta pranë akordit me Reginaldon

28 Dhjetor 2021, 09:12, Sport CNA

Në orët e fundit ka pasur negociata të avancuara nga drejtuesit e Teutës me sulmuesin nga Mozambiku, Rexhinaldo, i cili ka qenë për tri vite radhazi në kampionatin e Kazakistanit, duke luajtur për skuadra si Shaktjor Karagandi, Kaisar dhe Akzhaik.

Gjithashtu, Rexhinaldo ka qenë edhe pjesë e Shkupit në Maqedoninë e Veriut. Sulmuesi e njeh mirë Superioren, pasi ka luajtur me skuadra si Luftëtari, Laçi dhe Kukësi, prandaj dhe durrsakët besojnë se me afrimin e tij do të blindojnë repartin e avancuar.

Aktualisht palët po negociojnë dhe gjasat janë që në fund të arrihet një marrëveshje për një vit e gjysmë.





Lajmet e fundit nga