web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkëndija e ka seriozisht, tenton mbrojtësin e Shqipërisë

27 Dhjetor 2021, 18:44, Sport CNA

Naser Aliji ka mbetur pa ekip pas largimit nga Honved në verë. Mbrojtësit të majtë nuk i mungojnë ofertat.

Shkëndija e Tetovës është një nga klubet që prej kohësh po ngulmon për të nënshkruar me të.

Deri më tani Aliji nuk ka kthyer përgjigje pozitive, por tratativat vazhdojnë. Mbrojtësi ka qenë pjesë e kombëtares së Shqipërisë dhe ka luajtur në kampionate të forta në të shkuarën.

Para eksperiencës së fundit në Hungari, Aliji ka luajtur edhe me Basel e Vaduz në Superligën e Zvicrës, në Bundesliga 2 me Kaisersalutern, Virtus Entella në Serie B dhe me Dinamo Bukuresht në Rumani.





Lajmet e fundit nga