web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Asnjë foto me fanellën e "demave", Ergys Kaçe injoron Partizanin

28 Dhjetor 2021, 16:53, Sport CNA

Ergys Kaçe ishte një nga afrimet më të bujshme në merkaton e veres. Ish-mesfushori i Kombëtares pritej të bënte diferencën në Kategorinë Superiore, megjithatë fusha e blertë tregoi krejt të kundërtën.

Ai nuk arriti të gjente formën e tij duke qëndruar në këtë mënyrë më shumë në stol se sa në fushë me minuta të plota.

Duket se shtatshkurtri nuk ka mundur të ambientohet me fanelën e kuqe. Në një hulumtim të shpejtë në rrjetet sociale, konkretisht në Instagramin e tij zyrtar, Kaçe nuk ka asnjë foto që mban veshur fanelën e Partizanit.

Nuk dihet pse kjo zgjedhje e mesfushorit, por ndoshta mund të jetë një shenjë se lamtumira është në prag. Ai është një nga futbollistët më të paguar në elitë me plot 12 mijë euro në muaj.





Lajmet e fundit nga