web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plas sherri pas derbit Partizani-Tirana, tifozët futen në fushë dhe përleshen me njëri-tjetrin (VIDEO)

23 Dhjetor 2021, 21:25, Sport CNA

Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës është mbyllur me një sukses të bardhebluve, por edhe me momente tensioni. Gjithçka ka përshkallëzuar me përplasjet e tifozerive në fushën e lojës pas vërshëllimës përfundimtare.

Kur gjyqtari Xhaja sinjalizoi skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjeve për mbylljen e sfidës, tifozët bardheblu hynë në fushë duke festuar me lojtarët e tyre. Nga ana tjetër, nisën protestat e tifozëve të Partizanit dhe shumë prej tyre kapërcyen rrethimin e hynë gjithashtu në fushë, shkruan “Panorama Sport”.

Kjo bëri që mes palëve të kishte përplasje, pavarësisht ndërhyrjes së stjuardëve, teksa palët nuk kursyen as gjuajtjet me sende të forta, e me stolat që thyen në tribunat e ?Air Albania? për disa minuta kaosi të shëmtuar.





Lajmet e fundit nga