web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moviola e Dinamo-Skënderbeu/ Sistemi VAR anulon dy gola (VIDEO)

23 Dhjetor 2021, 11:25, Sport CNA

Një treshe mikse me kryesor Indrit Myrtjen gjykoi dje Dinamo-Skënderbeu, ndërsa në sistemin VAR ishin Kreshnik Cjapi dhe Nertil Bregasi. Teknologjia shpëtoi dy herë arbitrin kryesor pas golave që shënuan Alfred Mensah dhe Goran Siljanovski.

Ja të gjitha rastet e diskutueshme të ndeshjes së djeshme në Elbasan.

4? Mensah i rrëmben topin Sofranak dhe del i vetëm me portierin, teksa gjuan dhe shënon. Arbitri sinjalizon për gol të rregullt, por pas verifikimit në sistemin VAR, ndryshon vendimi, pasi lojtari i Skënderbeut ka shkaktuar faull ndaj Sofranak në duelin e shpejtësisë.

11? Goditje këndi për Dinamon, Sidibe rrëzohet në zonë pasi Randi e mban nga fanella. Myrtja vazhdon lojën, ndërsa as VAR-i nuk ndërhyn. Rast shumë i diskutueshëm. E njëjta gjë ndodh mes dy lojtarëve edhe pas një minute, por sërish gjyqtari është i bindur që s?ka penallti.

52? Gol spektakolar i Dinamos me Siljanovskin, që lëshon një predhë nga jashtë zone. Mirëpo, gjithçka anulohet nga VAR, pasi aksioni ka nisur në pozicion jashtë loje në momentin e krosimit nga Ibraimi.

82? Kërkohet penallti nga Skënderbeu për prekje të topit me dorë nga Bardhi në zonë, por pamjet filmike i japin të drejtë arbitrit, pasi lojtari i Dinamos e ka devijuar ?sferën? me pjesën e shpinës.





Lajmet e fundit nga