web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Një lot rrodhi në faqen e atij polici”/ Mesazhi i koduar i ambasadores Yuri Kim

12 Dhjetor 2021, 12:55, Politikë CNA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dalë me një mesazh në rrjete sociale, në kuadër të 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë,

Kim ka apeluar që të mos harrojmë se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gjithnjë e mbajnë njëra-tjetrën afër

?Ndërsa po i afrohemi fundit të vitit 2021, i cili shënon 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, doja të ndaja këtë mesazh të Ambasadorit Ryerson, sidomos duke filluar nga minuta 2:09: ?Një nga momentet më treguese ndodhi gjatë vizitës së Baker-it. Ndërsa Sekretari po fliste, unë po qëndroja pranë makinave të autokolonës, pranë një polici shtatlartë e të ngyrsur. Ndërsa Baker tha ?Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne?, pashë një lot të rridhte në faqen e atij polici?. Ky moment tregues i rrëfyer nga Ambasadori Ryerson është po aq i fuqishëm, i rëndësishëm dhe i vërtetë sot sa ishte 30 vjet më parë. Le të mos harrojmë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gjithnjë e mbajnë njëra-tjetrën afër??, shkruan ambasadorja Yuri Kim./E.S-CNA.al





Lajmet e fundit nga