web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Festa e Mirel Josës ndaj Kukësit bëhet hit në internet

10 Dhjetor 2021, 11:14, Sport CNA

Mirel Josa ka kthyer Laçin në shinat e duhura. Skuadra e cila dukej shumë larg çdo lloj pretendimi në pjesën e parë të sezonit, tashmë i është afruar grupit të skuadrave që pretendojnë fitoren e kampionatit dhe duket edhe një herë kërcënuese si në edicionin e kaluar.

Këtë e kuptoi më si miri Kukësi, që u mund në ?Air Albania? nga kurbinasit me shifrat 2-1.

Një provë force që padyshim ka gëzuar teknikun, në një ndeshje të tensionuar, të përjetuar me shumë emocione deri në minutat e fundit.

Edhe Josa i cili është zakonisht shumë i qetë, nuk u përmbajt pas vërshëllimës përfundimtare të Kridens Metës.

Trajneri festoi me shumë entuziazëm ato momente, ndërsa menjëherë u kthye më pas nga stoli kundërshtar, si për t?i kërkuar ndjesë homologut Diego Longo.





Lajmet e fundit nga