web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbja ndaj Skënderbeut, trajneri i Egnatias surprizon me deklaratën

8 Dhjetor 2021, 18:19, Sport CNA

Egnatia ka humbur ndaj Skënderbeut  në transfertë me rezultatin 2-0. Në përfundim të ndeshjes për mikrofonat e ?Super Sport? ka folur dhe trajneri i miqve Zekerija Ramadani.

?Duhet të jemi të kënaqur me angazhimin e lojës, por na mërzit rezultati sepse nuk arritëm të merrnim të paktën një barazi. Gabimet bëhen nga presioni  i kundërshtarit. Me dy stërvitje të vish në këtë nivel te jep shpresë. Duhet të jemi të kënaqur me ndryshimin e lojës.

?Po të mos kisha besim nuk do të kisha marrë  këtë punë. Kemi një kalendar të vështir por besoj se mund të nxjerrim më shumë nga ndeshjet e mbetura. Duhet të shohim ndeshjet si do të vijnë pastaj do të mendojmë për përforcimet.  E pëlqej rrezikshmërinë, por kam besimin e drejtuesve por dhe ekipit.?

Objektivat

?Mendoj se mund të arrihet objektivi, të arrihet mbijetesa. Do të përpiqemi që në ndeshjet e mbetura të marrim pikë në mënyrë që të rikthejmë besimin tek ekipi. Kam parë që kjo skuadër ka kualitet. Kemi mbi 4 futbollistë të dëmtuar.?





Lajmet e fundit nga