"Plas" sherri mes Ilirit dhe Semit/ “E pa edukatë, nuk ta lejoj”
Një debat i fortë ka ndodhur brenda shtëpisë së “Big Brother...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka dalë kundër vaksinimit me detyrim të studentëve.
Sipas Dashos, komiteti i të ashtuquajturve “ekspertë” ra në gafën e radhës.
?Dje mbi gjysma e studentëve u tentua të lihej jashtë auditorëve. Një ligj i mbrapshtë kërkon që studenti të paraqesë certifikatën e gjelbër lidhur me COVID-in, ku si alternativë e vetme ndaj vaksinimit dhe shërimit jepet testi i përjavshëm PCR.
Sërish komiteti i të ashtuquajturve “ekspertë” bie në gafën e radhës. Testi PCR ka botërisht një vlerë 72 orëshe ose tre ditore, ndërkohë që java ka 5 ditë. Një student që duhet të paraqesë testin të hënën, duhet të testohet të shtunën ose të dielën dhe, rrjedhimisht, vlera e testit skadon të hënën ose të martën.
Duke prodhuar urdhërin e fundit të çuditshëm dhe kontradiktor, ministria e të paaftëve dhe komiteti i amatorëve thjesht kanë krijuar një situatë ku edhe vetë studentët që besojnë tek vaksinimi janë duke kundërshtuar procesin e vaksinimit të detyrueshëm.?, shkruan Dashon në rrjete sociale.
Më tej ai shtron pyetjes se a ka vlerë vaksinimi i studentëve?
Dhe sipas tij, sigurisht që po, por këtë vlerë e materializojnë vende si Gjermania, Italia, Franca, etj.
?Vende ku studenti gjatë udhëtimit për në shkollë nuk ngjeshet në autobuzët skandalozë të Tiranës, ku rreziku për t’u infektuar është shumë më i lartë se në auditor.
Vende ku studentit i kërkohet green pass jo vetëm për të hyrë në auditor, por edhe për të hyrë në bar, restorant, palestër, pishinë, teatër, etj.
Vende ku studenti nuk ka parë vaksinat që vinin me çantë sepse kryeministrit i duhej shoë i radhës.
Vende ku origjina e vaksinave është e sigurt dhe ato certifikohen nga autoritete të besueshme si EMA, FDA, etj.
Vende ku fushata e vaksinimit nuk hapet për fushatë elektorale duke ja bërë të qartë publikut se qeverisë i intereson ashiqare vota dhe jo jeta e qytetarëve.
Vende ku njerëzit nuk u lanë të vdisnin në shtëpi, duke u mashtruar me numrin e të sëmurëve dhe të vdekurve.
Me një fjalë, vaksinimin mund ta sanksionojnë vende serioze dhe jo republika bananesh sikundër e ka katandisur Shqipërinë Borati dhe puthadorët e vet.
Për të gjithë arsyet e sipërpërmendura, qeveria e demagogëve, ministria e të paaftëve dhe komiteti i amatorëve i kanë humbur studentët. Studentët nuk besojnë më dhe do të ndjekin çdo rrugë për të mos ju bindur urdhërave qesharakë dhe lehtësisht të kundërshtueshëm.
Në këto kushte, beteja me studentët është e humbur. Shumë shpejt burokratët e paaftë do të tërhiqen dhe studentët do t’u kthehen auditorëve sigurisht pa u detyruar të vaksinohen?, shkruan më tej Dasho..
?Cila duhet të jetë zgjidhja??, është pyetja që shtrohet më tej prej tij.
?Zgjidhja është fare e thjeshtë. Alternativa ndaj certifikatës së vaksinimit duhet të jetë një metodë e cila të japë garanci të njëjtë se personi është i sigurt në raport me COVID-in, të jetë teknikisht e lehtë për t’u realizuar dhe të jetë e përballueshme financiarisht.
Testi PCR një herë në javë nuk plotëson asnjë prej këtyre kushteve. Ai ofron garanci vetëm të hënën dhe të martën, realizohet vetëm në laboratorë të specializuar dhe kushton minimumi 30 euro për test, e përkthyer kjo në një kosto mujore prej 120 euro.
Nga ana tjetër, një test komercial antigjeni me vetë-aplikim është një alternativë po aq e besueshme sa edhe vaksina. Duke qenë se ky test e ka vlerën 48 orë, ai duhet kryer tre herë në javë (të hënën, të mërkurën dhe të premten para hyrjes në auditor).
Sot në Europë një test i tillë kushton 50 cent. Bazuar mbi këtë çmim, kosto e testimit të një studenti do të ishte 6 euro në muaj dhe testimi bëhet në auditor 5 minuta para nisjes së orës së parë të mësimit. Kjo praktikë ndiqet sot në shumë shkolla europiane.
Të paaftët e komitetit të buratinëve politikë dhe të ministrisë nuk kanë nevojë të rishpikin rrotën. Mjafton të marrin përvojat e mira të botës dhe t’i aplikojnë. [Në fakt, nëse do ta kishin bërë këtë gjatë gjithë pandemisë, Shqipëria nuk do të ishte nga vendet me numrin më të lartë të vdekjeve në botë.
Në vend që të armiqësohen me studentët dhe të krijojnë në popullatë një frymë tensioni dhe mosbesimi të mëtejshëm lidhur me vaksinimin, ata i kanë të gjithë mundësitë të bëjnë pikërisht të kundërtën.
Veçse kjo kërkon që, për herë të parë gjatë pandemisë, ata të marrin një vendim jashtë dirigjimit dhe urdhërave të padronëve politikë, ashtu si për fat të keq kanë bërë nga dita e parë e pandemisë deri më sot.
A do të jenë të aftë vallë??, përfundon Dasho, reagimin e tij./CNA.al
Një debat i fortë ka ndodhur brenda shtëpisë së “Big Brother...
Të nderuar kolegë, jam i detyruar tu dal në krah studentëve,...
Këngëtari korçar shumë i dashur për publikun shqiptar, Devis...
Arjola Demiri është një nga aktoret më të përfolura. Së fund...
Klaudia Pepa, ballerina shqiptare e cila tashmë po ndërton k...
“Squid Game”, u kthye në serialin me të ndjekur në “Netflix”...
Dyshja më e komentuar e momentit pa dyshim është Fifi dhe Gr...
Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj rreperi Kosovar Ghetto...
Shefja e Epidemioligjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institu...
Antonela Berisha është një nga perosnazhet që u bë e njohur ...
Në emisionin Përputhen ka patur shumë herë debate për shkak ...
Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka zbuluar se ka fituar betejën m...
Gazetarja Rudina Demneri e njohur për publikun me emrin Palo...
Semi Jaupaj, Sheila Haxhiraj dhe Donald Veshaj kanë diskutua...
Semi Jaupaj është një nga banoret e shtëpisë së Big Brother ...
Milionerja Kourtney Kardashian është surprizuar nga partneri...
Futbollisti i njohur Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë një ng...
Debatet vazhdojnë çdo javë mes konkurrentëve në Përputhen. P...
Bruno dhe Mikela kanë patur shumë debate të ashpra me njëri-...
Mikela dhe Bashkimi kanë zhvilluar takimin e tyre të parë në...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...