Nga Vettingu tek reforma zgjedhore dhe territoriale/ Zbardhen propozimet e PD për ndryshimet kushtetuese
Partia Demokratike, ashtu siç pati paralajmëruar ka depozitu...
Komisioni Evropian prezanton sot Raportet e Progresit për vendet e zgjerimit.
Paketa e zgjerimit, që përfshinë edhe raportet vjetore të progresit për vendet në këtë proces, pritet të konstatojë vetëm një përparim të kufizuar të këtyre vendeve drejt përmbushjes së kritereve për integrim në Bashkimin Evropian.
Këto raporte pritet të miratohen të martën nga Kolegji i Komisionerëve dhe të prezantohen para deputetëve të Parlamentit Evropian, nga Oliver Varhelyi, komisionari për zgjerim i BE-së.
Sa i takon Kosovës, sipas draftit të raportit, në një pjesë të së cilit ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, pritet të konstatohet se pas një periudhe të mungesës së stabilitetit politik, me mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme është formuar qeveria me një shumicë të pa precedencë.
Por, pritet të thuhet në raport, rrethanat e krijuara nga jostabiliteti politik dhe nga pasojat e pandemisë, kanë ndikuar që progresi në zbatimin e agjendës së reformave evropiane të Kosovës të jetë i kufizuar.
Pandaj, edhe përmes këtij Raporti të Progresit, Komisioni Evropian do t?i bëj thirrje institucioneve të Kosovës që t?i qasen me prioritet zbatimit të agjendës evropiane.
Periudha kohore të cilën e mbulon ky raport përfshin vitin 2020 dhe pjesën e këtij viti deri në verë. Kësaj rradhe për të gjitha shtetet raporti flet edhe për përballjen me pandeminë dhe me pasojat ekonomike që i ka shkaktuar ajo.
Po ashtu përmend në mënyrë të veçantë për secilin shtet edhe ndihmën që e ka dhënë Bashkimi Evropian në këtë drejtim.
Nga të gjitha shtetet e rajonit, Komisioni Evropian do të kërkojë që të bëhen më shumë përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në ndërtimin e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, dhe fokus të veçantë në sundimin e ligjit.
Në Raportet e Progresit për Kosovën dhe në atë për Serbinë flitet edhe për dialogun mes këtyre dy vendeve që është duke u zhvilluar me lehtësimin e Bashkimit Evropian. Aty nënvizohet se janë zhvilluar dy takime të nivelit të lartë, në qershor dhe korrik, si dhe tri takime në nivel të kryenegociatorëve.
Edhe Kosovës edhe Serbisë do t?u bëhet thirrje që të zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialog deri më tash dhe të kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje githëpërfshirëse, ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve.
?Një marrëveshje e tillë është nevojë urgjente dhe kyçe në mënyrë që Kosova dhe Serbia të avancojnë ne rrugëtimin e tyre përkatës evropian?, thuhet në tekst.
Në raportin për Serbinë do të përmendet edhe fakti se ky shtet, ndonëse ka rritur në mënyrë simbolike përshtatjen e qëndrimeve me BE-në në çështjet e politikës së jashtme, në shumë çështje nuk e ka mbështetur BE-në.
Pasi integrimi në BE konsiderohet si synim strategjik, Bashkimi Evropian nga të gjitha shtetet e përfshira në këtë paketë kërkon që të mbështesin edhe qëndrimet evropiane në politikën e jashtme.
Komisioni Evropian, sipas drafteve të raporteve që do të miratohen të martën, do të përsërisë qëndrimin e shprehur edhe më herët se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit.
Po ashtu do të ritheksojë se qëndron edhe prapa rekomandimit që për Kosovën të liberalizohen vizat, një çështje e cila tash e një kohë të gjatë është në duart e Këshillit të BE-së ku nuk është arritur kompromis mes vendeve anëtare që të merret ky vendim.
Mjaft kritik pritet të jetë edhe raporti për Bosnje e Hercegovinën, vend ky ku po vazhdon kriza politike. Po ashtu do të përmendet edhe kriza në Mal të Zi si dhe tensionimi i raporteve të këtij shteti me Serbinë.
Komisioni Evropian kësaj radhe në këto raporte flet edhe për avancimin e vendeve të rajonit drejt politikave të BE-së në fushën e ruajtjes së mjedisit, energjisë dhe disa fusha tjera./REL
Partia Demokratike, ashtu siç pati paralajmëruar ka depozitu...
Kryeministri Edi Rama me anë të një video në rrjete sociale...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar deklar...
Deputeti i PD, Flamur Noka, ka komentuar ‘kërcënimet’ e kreu...
Ervin Salianji ka lënë mustaqet dhe duke kujtuar se është bë...
Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i ftuar në emisionin ...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në lumin Vjosa nuk do ...
Kryeministri Edi Rama u pyet nga moderatorja Erla Mëhilli në...
“Jam katunar nga Surreli, nuk i përkas elitës. Jam një copë...
Kryeministri Edi Rama ka folur për negociatën e çështjes së ...
Kreu i LZHK duke komentuar krizën e paralajmëruar nga Rama, ...
I pyetur rreth investimeve të qeverisë shqiptare në pothuajs...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka ka ironizuar kreun e...
Fatmir Mediu ka folur lidhur me rihapjen nga SPAK të cështje...
Kryeministri Edi Rama ka folur rreth planit me 3 pika të qev...
Kreu i LZHK Dashamir Shehi, ka hedhur poshtë të dy opsionet,...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për EuroNews ka fol...
Në një intervistë për Report Tv, deputetja opozitare, Ina Zh...
Deputeti Luan Baçi në në mbledhjen e grupit parlamentaë ësht...
Anëtarja e Komisionit Hetimor dhe njëherazi deputetja social...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...