web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jorida Tabaku si Sudja

16 Tetor 2021, 09:10, Politikë CNA

Në politikën shqiptare ndodhin çudira. Në fakt shpesh dëgjojmë për njerëz që vetëm kanë përfituar nga përfshirja e tyre në politikë, pa shumë mund kanë marrë poste, apo karrige. Dhe kur shohin që po ?fryn erë?, tentojnë të lexojnë situatën e pastaj të dalin e të rreshtohen në ?drejtimin e erës?.

I tillë është edhe rasti i nënkryetares së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila në përgjithësi ka qënë e rezervuar në lidhje me debatet apo atë çfarë ndodh në PD.

Por, së fundi mesa duket Jorida Tabaku ka filluar të ecë ?qorrazi?, dhe nuk po lexon dot situatën reale në të cilën ndodhet Partia Demokratike, ose halli i saj është diku tjetër.

Jorida Tabaku, një nga drejtueset e larta të PD-së, e cila në këto tetë vite ishte njeriu që shkonte dhe raportonte 24 orë në 24, tek zyra e ish-kryeministrit Sali Berisha, duket se së fundi ka ndërruar ?pllakën?.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,Ditët e fundit ka filluar të flasë dhe të artikulojë qëndrime që tregojnë se tashmë kemi një Joridë tjetër.

Tashmë Jorida Tabaku është rreshtuar hapur në mbështetje të Lulzim Bashës, pas vendimit personal të këtij të fundit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD.

Tani nuk kemi përballë atë zonjën serioze, që i maste mirë ?hapat? e saj, por kemi një Joridë ?bashiste?, që ndoshta për një karrige është gati të ?kafshojë? edhe dorën që e ka ?ushqyer?. Dhe për më tepër, ka filluar të flasë edhe si Grida Duma, që ?Foltoret? me demokratët i quan emocionale.

?Nuk ndiej asnjëherë kënaqësi kur ka deklarata emocionale. Nuk ndiej kënaqësi kur dëgjoj të njëjtët argumenta që përdoren nga analistët e majtë, të përdoren nga Berisha, nga dikush që e ka themeluar Partinë Demokratike?-ka deklaruar së fundi Jorida Tabaku.

Pra, nënkryetarja e PD hapur ka sulmuar liderin historik të demokratëve, dhe ka tentuar të gjejë një alibi për të mbrojtur Lulzim Bashën, përballë të vërtetave që artikulon nga Doktori.

Më tej, Tabaku ka folur me fjalët e Lulzim Bashës, duke thënë se PD është e ardhmja, askush nuk mund ta sulmojë e të tjera si këto.

?Unë besoj se PD duhet të shohë nga e ardhmja, besoj se PD duhet ti thotë të vërtetat ashtu siç janë. Nuk ka asgjë të keqe të flasësh. Nuk ka asgjë të keqe edhe të kundërshtosh por të cënosh të ardhmen e PD sigurisht unë këtë e shoh me keqardhje.?-tha Tabaku.

Në fakt Jordia Tabaku sërish mesa duket nuk ka kuptuar asgjë. Ose bën sikur nuk kupton. Këtë e di vetëm ajo. Por, askush nuk po e sulmon Partinë Demokratike. Përkundrazi ajo që po bën Sali Berisha është një nismë që PD të çlirohet nga pengmarrja. Që PD të mos ketë një kryetar që nuk bën Opozitë, një kryetar pazarxhi dhe ortak të kryeministrit.

Por, përtej këtyre, Jorida Tabaku ka tentuar të justifikojë vendimin personal të Lulzim Bashës, për të përjashtuar nga grupi i PD, liderin historik të demokratëve.

Sipas Tabakut vendimi u mor për të ardhmen e PD.

?Ishte vendim i vështirë por i pashmangshëm për të ardhmen e PD, për rrugëtimin dhe betejen që kemi. Dhe ne betejën e vetme e kemi me PS dhe askënd brenda nesh?-tha Tabaku.

Pra, sipas nënkryetares së PD, duke përjashtuar figurat historike të demokratëve, po ?luftojnë? PS-në?

Këtë mund ta thotë vetëm Jorida Tabaku, Lulzim Basha dhe servilët që i rrinë nga pas.

Por ?qershia mbi tortë?, e qëndrimit të Jorida Tabaku, ishte deklarata e saj se tani nuk është moment që të flitet për statut, dhe për procedura.

?Mos ta shohim këtë si një çështje statuti, interpretimi por ta shikojmë si një çështje e rëndësishme për të ardhmen e PD-së dhe të përpiqemi të gjithë bashkë dhe të kontribuojmë, sesi mund ta bëjmë PD më të madhe sesi mund ta bëjmë atë forcë qeverisëse, edhe më demokratike, edhe më të bashkuar.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, Sot askush nuk e ka luksin që të sulmojë Partinë Demokratike?-ka deklaruar Jorida Tabaku. Një deklaratë e turpshme për një nënkryetare.

Por, në fakt ajo që duket qartë, përtej rreshtimit në krah të Bashës, me shpresën për një karrige, apo me shpresën se do ta kandidojë për kryetare të Bashkisë së Tiranës, ajo që vihet re është se tani kemi një Joridë tjetër, një Joridë që flet si Sudja dikur.

Nuk kanë shumë ndryshim. Sudja zhduku lekët e shqiptarëve, ndërsa Jorida dhe komponenti i saj po zhdukin Partinë Demokratike.

Zgjodhi Suden, jo PD-në. Për një karrige u shkri tek ?Kompetent Luli?./CNA.al

Jorida Tabaku, një përgjigje e detyruar





Lajmet e fundit nga