web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Cristiano Ronaldo prenoton një “Bugatti” të ri: Super makinë 10 milionë euro

14 Tetor 2021, 10:44, Sport CNA

Cristiano Ronaldo njihet si pasionant i madh pas makinave. Lajmi i fundit është, që ylli portugez, do të shtojë në ?flotën? e tij një makinë vërtet super, një ?bishë? të vërtetë.

Sulmuesi i Manchester United ka pronotuar një ?Bugatti Centodieci?, xhevahiri më i ri i markës së themeluar nga Ettore Bugatti, që do të prodhohet në një numër të kufizuar prej vetëm 10 copësh. Çmimi është pak më shumë se 10 milionë euro dhe është frymëzuar nga modeli historik ?Bugatti?.

E ndërtuar në Francë, në Malsheim, makina do të jetë e pajisur me një motor 1500 kuaj fuqi, e aftë të shkojë nga 0 në 100 km/orë në 2.4 sekonda dhe të arrijë shpejtësinë maksimale deri në 380 km/orë.

Dorëzimi i makinës pritet të bëhet vitin 2022, raporton ?Il Corriere della Sera?.





Lajmet e fundit nga