web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia bastis zyrën e kancelarit austriak/ Partia mohon akuzat: Duan të na dëmtojnë

6 Tetor 2021, 14:16, Kosova & Bota CNA

Policia austriake ka zbarkuar në selinë e partisë së kancelarit austriak Sebastian Kurz, i cili aktualisht është jashtë vendit.

Sipas ?Reuters? oficerët kishin kërkuar të dhëna dhe dokumente në zyrat e zëdhënësit të shtypit të Kurz Johannes Frischmann, oficerit të mediave dhe këshilltarit strategjik Stefan Stein.

Bastisjet ishin të lidhura me vepra të mundshme korrupsioni në publikimin e reklamave dhe sondazheve të opinionit në gazetën e përditshme Österreich.  Ajo tha se Kurz dyshohej se ishte një ndihmës i veprave penale.

Është raportuar gjithashtu se një bastisje u bë në një departament të ministrisë së Financave.

Por  ky lajm është mohuar. Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Partisë Popullore (PVP) Gabriela Schëarz tha se akuzat ishin të rreme.

?Kjo ndodh gjithmonë me të njëjtin qëllim dhe skemë: Të dëmtojë masivisht Partinë Popullore dhe Sebastian Kurz,? tha ajo. Schëarz tha se bastisjet kishin ndodhur ?për shfaqje? dhe se ?akuzat u ndërtuan mbi ngjarje që datojnë deri në pesë vjet?.

Vetë Kurz është nën hetim nën dyshimin se ka bërë deklarata të rreme në një komision parlamentar për korrupsionin./CNA.al





Lajmet e fundit nga