web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhen për herë të parë emrat/ Ja kush janë dy rilindasit që do të shpallen “Non-Grata” nga SHBA

5 Tetor 2021, 18:20, Aktualitet CNA

Ish-ministri i LSI-së Lefter Koka dhe deputeti i ri i Partisë Socialiste, Orlando Rakipi nuk do të kenë më mundësi të marrin vizë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka publikuar Albanian Post, ku thuhet se vendimi pritet të bëhet zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit së shpejti.

Lefter Koka fitoi mandatin e deputetit më 25 prill në Qarkun e Durrësit.

Mirëpo, më 1 shtator, vetëm 10 ditë përpara fillimit të punimeve të Kuvendit të ri, Koka dha dorëheqjen nga posti nëpërmjet një statusi në Facebook.

Karriera e tij politike ka nisur që në fillimvitet 2000.

Ai ka qenë kryetar i Bashkisë Durrës fillimisht, në mandatin 2003-2007.

Më pas, Koka, pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të bëhej ministër i Mjedisit në vitin 2013, në Qeverinë e parë të Edi Ramës, i cili bashkoi forcat me Ilir Metën, asokohe në një koalicion të gjerë parlamentar.

Në shtator 2017, Koka do të merrte postin e deputetit nën siglën e LSI-së, por këtë herë do të qëndronte në opozitë.

Në zgjedhjet e 25 prillit, pasi nuk pranoi të digjte mandatin e tij me vendim partie në vitin 2019 ? duke qëndruar kështu në Parlament ? Koka iu bashkua socialistëve, ku mori edhe votat për të qenë pjesë e Parlamentit si deputet i Qarkut Durrës.

Lefter Koka është një person, i cili i është afruar politikës nga bota e biznesit, duke zhvilluar një karrierë të shtrirë në dy dekada.

Ornaldo Rakipi

Ornaldo Rakipi ishte një emër i padëgjuar në politikën shqiptare deri më 25 prill. Ai ishte vendosur në një pozicion të pafavorshëm në listën e socialistëve në Tiranë, përkatësisht i 30-ti.

Mirëpo, Rakipi ishte një ndër dy deputetët, të cilët e thyen herësin e qarkut ? në mënyrë surprizë ? duke u shpallur deputet.

Mbiemri Rakipi nuk është gjithsesi i padëgjuar për Kuvendin e Shqipërisë.

Ornaldo është djali i Aqif Rakipit dhe ndalimin për të hyrë në SHBA, do ta marrë pikërisht falë babait të tij.

Do të jetë ish-deputeti i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet ? më pas i kaluar te socialistët ? në Elbasan, Aqif Rakipi, i cili do të marrë përcaktimin nga DASH.

Për shkak se përcaktime të tilla shtrihen në gjithë familjen, Ornaldo do të jetë pjesë e listës.

Rakipi u shkarkua nga mandati i tij i deputetit, për shkak të ligjit të dekriminalizmit.

Me një vendim të mëpasshëm të Gjykatës Administrative, padia e ngritur nga ai ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u rrëzua. Kështu, duke i dhënë të drejtë KQZ-së mbi heqjen e mandatit të tij.

 





Lajmet e fundit nga