Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar deklaratën e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili u shpreh sot se ekonomia shqiptare është rritur me gati 18%.
Në një postim në rrjetet sociale, Klodian Tomorri shkruan se kjo nuk është arsye për të festuar. Sipas tij, e vetmja që ka arsye të festojë dhe të bëjë politikë është qeveria, ndërsa qytetarët, jo.
Në mbështetje të deklaratës së tij, Klodian Tomorri jep edhe disa argumente, ku thekson se ?Ky është një rigjallërim i formës V, tipik për recesionet pandemike. Ekonomia tkurret fortë për shkak të mbylljes dhe rimëkëmbet po kaq fort menjëherë sapo hiqen masat kufizuese të pandemisë?.
Sipas tij, në Shqipëri nuk po ndodh asnjë mrekulli, po vetëm ajo që po ndodh gjithandej.
?Në kohë normale, një rritje ekonomike prej 17.89 për qind do të justifikonte edhe festime në rrugë. Por në ekonominë e çuditshme të vitit 2021, e vetmja që ka arsye të festojë dhe të bëjë politikë është qeveria. Ndërsa qytetarët, jo dhe aq shumë.
Së pari, shifra 17.89 për qind sado impresionuese të duket, nuk është dhe aq e jashtëzakonshme. Ky është një rigjallërim i formës V, tipik për recesionet pandemike. Ekonomia tkurret fortë për shkak të mbylljes dhe rimëkëmbet po kaq fort menjëherë sapo hiqen masat kufizuese të pandemisë. Pra kur ekonomia tkurret me 11 për qind, për efekt të bazës është e pritshme që shifra e rimëkëmbjes në tremujorin korrenspondues të vitit tjetër të jetë po dyshifrore.
Me pak fjalë, në Shqipëri nuk po ndodh asnjë mrekulli, po vetëm ajo që po ndodh gjithandej. Konsideroni Eurozonën. Në të njëjtën periudhë, ekonomia e pasur e Eurozonës u rrit me 14.3 për qind vit më vit. Jo shumë larg në terma relative me Shqipërinë, por shumë larg në terma absolute. Të ardhurat për frymë në Eurozonë janë 3 herë më të larta se në Shqipëri. Rrjedhimisht për të mbajtur hapin e ekonomisë europiane, Shqipëria duhet ta ketë rritjen ekonomike të paktën tre herë më shumë se Eurozona. Në cdo skenar tjetër, qytetarët shqiptarët varfërohen në terma relativë krahasuar me fqinjët e tyre të BE-së.
Së dyti, si zëvëndëskryeministri ashtu dhe ministrja e Financave u kujdesën të vinin në dukje se rritja është me bazë të gjerë. Formalisht kjo duket sikur është në rregull, pasi nga 12 sektorë të ekonomisë, 11 regjistruan rritje. Por sërish, djalli qëndron në detaje. Sektori i ekonomisë, që nuk u rrit ishte bujqësia. Aty jetojnë dhe punojnë më shumë se 40 për qind e popullsisë. Pra rritje me bazë të gjerë, ku 40 për qind e popullsisë as kontribuojnë dhe as përfitojnë nga rritja ekonomike! Kjo është pak larg të vërtetës.
Qeveria e ka përgjigje edhe për këtë. Zv/kryeministri Arben Ahmetaj e justifikoi stanjacionin e bujqësisë me faktin se ndoshta qeveritë e mëparshme kanë manipular shifrat e këtij sektori gjatë viteve të shkuara. Por teksa INSTAT dhe EUROSTAT do të numërojnë lopët anembanë vendit për të gjetur të vërtetën e qeverisë, ka dhe një të vërtetë tjetër. Arsyeja se pse bujqësia nuk rritet mund të jetë më e thjeshtë se sa numri i lopëve.
Dy sektorët që kanë udhëhequr rritjen ekonomike në tremujorin e dytë janë ndërtimi dhe industria. I pari zgjerohet nga ekspansioni i qeverisë dhe mësymja e parave me prejardhje të dyshimtë. I dyti, është shfrytëzim i mirëfilltë i burimeve natyrore të vendit, nga i cili përfitojnë vetëm disa. Tani e kemi përgjigjen se pse bujqësia nuk rritet. Bujqësia është sektori i vetëm që nuk preket nga politikat ekspansioniste të qeverisë dhe sigurisht as nga paratë e krimit sepse trafikantët nuk ndërtojnë sera.
Ekspansioni qeveritar financohet gjithmonë me borxh. Në dy vitet e fundit, qeveria ka marrë 1.3 miliardë euro borxh, ndaj një pjesë e shifrave pompoze të ekonomisë janë të inflatuara me borxh. Rritja ekonomike e ushqyer me borxh nuk bën pjesë tek formulat e shëndetëshme për të rritur mirqënien e një vendi.
Së treti, shifrat e një tremujori nuk tregojnë asgjë për shëndetin e një ekonomie. Ajo që vlen më shumë është trendi i saj afatgjatë. Në tetë vitet e fundit, që nga koha kur kjo qeveri ka ardhur në pushtet, ekonomia shqiptare është rritur mesatarisht me 1.9 për qind në vit. Ky është problemi i vërtetë. Shqipëria, vendi më i varfër I Europës ka një dekadë të plotë me rritje stanjative. Dhe do të duhen shumë tremujorë me rritje të shpejtë, që kjo të ndryshojë.?-shkruan Klodian Tomorri./CNA.al
Autoriteti I Konkurencës ka vendosur të mos dënojë me gjobë,...
“Shqipëria e Ramës është një Shqipëri që shkretohet”. Kështu...
Zëvendës-Kryeministri Arben Ahmetaj, është shprehur optimist...
“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka depozituar dis...
Nga Klodian TomorriNë Itali, çmimi i energjisë për familjarë...
Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, ka kërkuar në mbledhjen...
Nga Klodian TomorriNë vitin 2009, qeveria e Sali Berishës ho...
Nënkryetarja e PD, njëherësh deputetja Jorida Tabaku, ka den...
Euro po pëson një rënie jo tipike në kursin e këmbimit me Le...
Ndërtimi, një sektor që nuk arriti ta lëkundte pandemia e CO...
Korriku dhe gushti kanë shënuar një dyndje të turistëve të h...
Nga Beogradi, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Be...
Rreziku për pastrim parash në vendin tonë është rritur në vi...
Ndonëse turizmi u gjallërua në gjysmën e parë të këtij viti,...
Ndërtuesit parashikojnë që rritja e çmimeve do të vazhdojë, ...
Ditët e fundit në Shqipëri ka një rritje të rasteve të reja ...
Tom Maples shpenzoi pesë ditë dhe gati 7,000 dollarë për t’u...
Hapja e tregjeve dhe heqja e masave kufizuese kanë ndikuar p...
Emigrantët kanë sjellë tek të afërmit e tyre mbi 340 milionë...
Importet e frutave dhe arrave të ngrënshme (ku një pjesë të ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...