Rritja e çmimit të bukës/ PD kërkon hetime, zbardhet propozimi i Tabakut
Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, ka kërkuar në mbledhjen...
Nga Klodian Tomorri
Në Itali, çmimi i energjisë për familjarët dhe biznesin do të rritet me 40 për qind duke filluar nga pasnesër. Në Irlandë, fatura mujore e energjisë për konsumatorët është rritur me 21.5 për qind, ndërsa në Spanjë qeveria është në prag të rrëzimit, pikërisht për shkak të rritjes së çmimit të energjisë. Ky është prologu i asaj që po vjen.
Ndonëse në Shqipëri, vemendjen më të madhe në opionionin publik dhe debatet politike e ka marrë rritja e çmimeve për artikujt bazë, inflacioni i ushqimeve nuk është asgjë para asaj që po vjen. Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në një krizë të rëndë energjetike, e cila do të ketë pasoja dramatike për ekonominë, buxhetin publik, por ndoshta edhe buxhetet familjare.
Dështimet disavjeçare për të reformuar sektorin energjetik, veçanërisht për të ndërtuar burime të reja gjenerimi e kanë lënë vendin të pambrojtura ndaj krizave që vijnë nga jashtë. Dhe këtë herë kriza është me të vërtetë e rëndë. Në vetëm pak muaj, cmimi i energjisë në Europë është trefishuar dhe aktualisht një megavat orë tregtohet me 160-170 euro. Për të kuptuar se sa e rëndë është situata, mjafton vetëm një fakt. Sot çështja me e nxehtë e debatit në Parlamentin Europian është kriza energjetike.
Rregullat e reja të Bashkimit Europian për uljen e emetimit të dioksidit të karbonit kanë çuar në mbylljen e shumë burimeve të energjisë. Po kështu, disa nga vendet më të mëdha të kontinentit si Gjermania janë duke mbyllur me shpejtësi centralet bërthamore duke shtuar edhe më shumë hendekun mes kërkesës dhe ofertës së energjisë. Por faktori më i rëndësishëm që e zhyti Europën në krizë energjetike është mungesa e gazit natyror.
Ekspertët parashikojnë që që cmimet të vazhdojnë të qëndrojë në nivele rekord edhe për vitin tjetër, ndërkohë që shumë nga qeveritë e BE-së po u druhen revoltave popullore. Dhe Shqipëria do të jetë një nga vendet më të goditura nga kjo krizë.
Për shkak të thatësirës së zgjatur thuajse i gjithë furnizimi i vendit me energji po përballohet nga importi. Në shtator OSHEE shpenzoi 55 milionë euro për të blerë energji nga jashtë. Kjo është shuma më e madhe që Shqipëria ka shpenzuar ndonjëherë në historinë e saj për të blerë energji vetëm për një muaj.
Parashikimet janë që importet e energjisë do të vijojnë me ritme rekord edhe gjatë muajve në vijim. Rezervat hidrike në vend janë në nivele minimale për rrjedhojë edhe prodhimi.
Financat e OSHEE tashmë janë të rrënuara. Struktura e tarifave të energjisë e ka të pamundur të përballojë këto çmime ndaj infeksioni po përhapet me shpejtësi në të gjithë sektorin e energjisë duke rrezikuar t?i çojë të treja kompanitë publike drejt falimentimit. Edhe pse teknikisht të paktën dy prej tyre janë sakaq të falimentuara. Për ta thënë më qartë, OSHEE dhe KESH nuk kanë më para për të siguruar furnizimin e vendit me energji elektrike.
Në korridoret e qeverisë kriza ka mbërritur zyrtarisht. Por përballë kësaj situate rrugët e zgjidhjes nuk janë shumë. Qeveria do të detyrohet të shpenzojë qindra milionë euro nga taksat e qytetarëve për të subvencionuar importin e energjise ose do ta përcjellë rritjen e çmimeve në faturën e familjeve dhe biznesit. Në çdo skenar, ata që do të paguajnë janë qytetarët. Por kjo krizë do të jetë një grusht shumë i fortë për ekonominë, financat publike dhe familjet shqiptare./CNA.al
Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, ka kërkuar në mbledhjen...
Nga Klodian TomorriNë vitin 2009, qeveria e Sali Berishës ho...
Nënkryetarja e PD, njëherësh deputetja Jorida Tabaku, ka den...
Euro po pëson një rënie jo tipike në kursin e këmbimit me Le...
Ndërtimi, një sektor që nuk arriti ta lëkundte pandemia e CO...
Korriku dhe gushti kanë shënuar një dyndje të turistëve të h...
Nga Beogradi, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Be...
Rreziku për pastrim parash në vendin tonë është rritur në vi...
Ndonëse turizmi u gjallërua në gjysmën e parë të këtij viti,...
Ndërtuesit parashikojnë që rritja e çmimeve do të vazhdojë, ...
Ditët e fundit në Shqipëri ka një rritje të rasteve të reja ...
Tom Maples shpenzoi pesë ditë dhe gati 7,000 dollarë për t’u...
Hapja e tregjeve dhe heqja e masave kufizuese kanë ndikuar p...
Emigrantët kanë sjellë tek të afërmit e tyre mbi 340 milionë...
Importet e frutave dhe arrave të ngrënshme (ku një pjesë të ...
Dhoma Amerikane Tregtare, në bazë të raportit të Indeksit të...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka reaguar për klimën e bizn...
Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka dhënë alarmin se po zhdu...
Amnistia që ka propozuar qeveria shqiptare ka në fokus edhe ...
Ministria e Bujqësisë ka dorëzuar një kërkesë në Ministrinë ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...