Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Korriku dhe gushti kanë shënuar një dyndje të turistëve të huaj përmes charterave në vend, duke tejkaluar ndjeshëm edhe nivelet e parapandemisë.
Krahas hyrjeve të shtetasve të rajonit, që nuk na ?braktisën? gjatë pandemisë, në verë janë rikthyer turistët nga vendet e tjera të Europës e më gjerë, ndërsa janë shtuar edhe destinacione të reja.
Shtimi i turistëve është reflektuar dhe në rritjen e ndjeshme të trafikut përmes charterave në Aeroportin e Rinasit. Sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport (TIA), në total, pasagjerët që kanë udhëtuar me charter (pa përfshirë Turqinë dhe Egjiptin, ku udhëtojnë shtetas shqiptarë) për periudhën korrik gusht 2021 ishin rreth 174 mijë (vajtje-ardhje), me një rritje prej 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Shqipëria u deklarua këtë verë si një vend COVID-free nga ana e qeverisë duke hapur dyert për të gjithë turistët që do të duan ta vizitojnë. Kjo nxiti shtetas nga shtete të ndryshme që të vinin në Shqipëri, duke shmangur në këtë mënyrë kufizimet që mund të hasnin në vende të tjera, sidomos në Europën Perëndimore.
Polakët ishin të parët që konfirmuan rinisjen e fluturimeve charter nga 25 maji. Të dhënat e TIA tregojnë se ata janë grupi më i madh i turistëve që kanë ardhur përmes ajrit, me një rritje të ndjeshme nga 2019-a. Për periudhën korrik-gusht, përmes TIA-s kanë fluturuar rreth 81 mijë pasagjerë me chartera-a të nisura nga qytetet polake, pothuajse në dyfishim në raport me të njëjtën periudhë të 2019-s.
Të dytët janë ukrainasit. Në korrik gusht nga Ukrania në Rinas dhe anasjelltas fluturuan 38.5 mijë pasagjerë, ose 65% më shumë se e njëjta periudhë e para pandemisë.
?Turisti ynë kryesor nëse mënjanojmë pjesën shqipfolëse është ai polak pasi ka pasur shumë rezervime, por edhe Ukraina. Në rajon Kosova është pjesa më e madhe dhe e orinetuar drejt Shqipërisë por vërej se edhe Serbia ka interes të rritur? tha Blerim Norja nga Royal G, një nga hotelet kryesore në Durrës.
Në vend të tretë janë turistët nga Arabia Saudite, pas nisjeve të fluturimeve direkte Rinas-Riyadh. Nga dhe drejt Rinasit fluturuan rreth 9 mijë pasagjerë. ?Këtë vit, zhvillim shumë interesant është ai që lidhet me Arabinë Saudite. Këtu ka hyrë me chartera ?Flynas?, që nga 15 qershori. Kompania ajrore solli përfaqësues të saj të marketingut, të cilët bënë një ?fame trip? në 7 ditë. Filmuan gjithçka, provuan restorante të ndryshme dhe mbetën shumë të kënaqur. Komenti i tyre ishte që nëse klientët tanë do të ndiejnë këtë që ndiejmë ne këtu, do të ketë një turizëm të jashtëzakonshëm. Ky grup ka interes për turizmin e jahteve, pasi i kanë dhe mundësitë. Në krahasim me atë çfarë janë mësuar të paguajnë, ne jemi shumë të lirë si treg? pohoi pak kohe me pare Smerald Bozaxhi, i cili operon ne sektorin e qiradhënies se jahteve.
Nga Gjermania, pasagjerët që udhëtuan me charter u rritën lehë më 2%, në raport me 2019-n, nga Çekia ranë 24%.
Në rënie të ndjeshme ishin shtetasit nga Izraeli.
Në dyfishim ishin rusët, me rreth 7 mijë pasagjerë që fluturuan drejt dhe nga Rinasi. (shih grafikun në fund)
Ndryshe nga 2019-a nuk ka pasur në verën e 2021 chartera nga Danimarka, Sllovenia, Suedia etj.
Korriku dhe gushti kanë qenë muaj shumë të zënë për aeroportin kryesor në vend, Tirana International Airport (TIA), duke i tejkaluar nivelet e parakrizës për të njëjtën periudhë dhe duke rikuperuar ndjeshëm humbjet e periudhës së pandemisë.
Burime zyrtare të TIA bënë të ditur për ?Monitor? se për periudhën korrik-gusht 2021 kanë udhëtuar gjithsej (hyrje-dalje) rreth 983 mijë pasagjerë, me një rritje prej 21.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, që deri tani kishte qenë viti më i mirë i turizmit. Ndërsa në raport me korrik-gusht 2020, kur vendi po vuante pasojat e krizës, zgjerimi është 76%.
Vetëm në korrik, trafiku i pasagjerëve ishte 9.6% më i lartë se në të njëjtin muaj 2019 (+70% me 2020-n), ndërsa në gusht rritja ishte më e fortë në gati 32% (+82% me të njëjtin muaj të 2020-s).
Pavarësisht rritjes së ndjeshme të trafikut në korrik e gusht, për 8-mujorin tendenca mbetet në rënie për shkak të ecurisë së dobët për periudhën janar-qershor. Sipas të dhënave të tjera të INSTAT për 6-mujorin e parë, hyrje-daljet e shtetasve të huaj përmes ajrit ranë me 46% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s./Monitor
Nga Beogradi, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Be...
Rreziku për pastrim parash në vendin tonë është rritur në vi...
Ndonëse turizmi u gjallërua në gjysmën e parë të këtij viti,...
Ndërtuesit parashikojnë që rritja e çmimeve do të vazhdojë, ...
Ditët e fundit në Shqipëri ka një rritje të rasteve të reja ...
Tom Maples shpenzoi pesë ditë dhe gati 7,000 dollarë për t’u...
Hapja e tregjeve dhe heqja e masave kufizuese kanë ndikuar p...
Emigrantët kanë sjellë tek të afërmit e tyre mbi 340 milionë...
Importet e frutave dhe arrave të ngrënshme (ku një pjesë të ...
Dhoma Amerikane Tregtare, në bazë të raportit të Indeksit të...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka reaguar për klimën e bizn...
Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka dhënë alarmin se po zhdu...
Amnistia që ka propozuar qeveria shqiptare ka në fokus edhe ...
Ministria e Bujqësisë ka dorëzuar një kërkesë në Ministrinë ...
Pandemia Covid-19 i rriti kostot spitalore për ditë qëndrimi...
Prej 2 javësh disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës ...
Çmimet e apartamenteve në Tiranë po shtrenjtohen vazhdimisht...
Sektori bankar ka vijuar rritjen dhe përmirësimin e parametr...
Në tremujorin e dytë 2021 janë miratuar gjithsej 347 leje nd...
Konsumi i pijeve energjike, kafesë dhe pijeve alkoolike ësht...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...