web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk ia del dot, sulmuesi i Milanit do të mungojë ndaj Atletico Madrid

27 Shtator 2021, 16:43, Sport CNA

Milani luan një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e nesërme, teksa do të sfidojë në shtëpi spanjollët e Atletico Madrid, në sfidën e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.

Edhe në këtë ndeshje, trajneri i Milani duhet të bëjë me disa mungesa të rëndësishme. Një ndër lojtarët që nuk do të jetë gati për sfidën e nesërme, është edhe Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi nuk e ka kaluar ende dëmtimin e pësuar në sfidën me Lazio dhe për këtë arsye do të mungojë edhe në sfidën e nesërme.

Kuqezinjtë do të kërkojnë të marrin pikën e parë në Champions League, pas humbjes së pësuar dy javë më parë ndaj Liverpool.





Lajmet e fundit nga