web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksion “Blic” në Lezhë-Shëngjin/ Në pranga tre persona, procedohen dy të rinj nga Kosova dhe një nga Arabia

26 Shtator 2021, 12:32, Kronika CNA

Pas një aksioni policor në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, janë arrestuar tre persona dhe tre të tjerë janë nën hetim, pasi u kapën me lëndë narkotike, ekstazi dhe cannabis sativa.

Falë operacionit policor, është bërë i mundur arrestimi i shtetasve,  I.D., 40 vjeç, banues në Norvegji, D.S.,40 vjeç, banues në Itali dhe F.Xh., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërsa janë proceduar penalisht shtetasit,  A.Q.,27 vjeç, banues në Kosovë, M.A., 34 vjeç, banues në Arabi Saudite, J.I., 36 vjeç, banues në Kosovë.

Këta shtetas ndodhen nën akuzën për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.

?Vijojnë kontrollet në kuadër të masave për garantimin e rendit e sigurisë dhe parandalimin e goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve, Policia vë në pranga tre shtetas si dhe procedon penalisht tre të tjerë për posedim të lëndëve narkotike. Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë, ekstazi dhe canabis sativa.

Në vijim punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në kuadër të masave për garantimin e rendit e sigurisë, shërbimet e Policisë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative kanë ushtruar kontrolle në automjete dhe persona, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku si rezultat u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

I.D., 40 vjeç, banues në Norvegji, D.S.,40 vjeç, banues në Itali dhe F.Xh., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe u proceduan penalisht shtetasit A.Q.,27 vjeç, banues në Kosovë, M.A., 34 vjeç, banues në Arabi Saudite, J.I., 36 vjeç, banues në Kosovë.

Këtyre shtetasve, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të llojit kokainë, ekstazi dhe canabis sativa. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, njofton policia./ CNA.al





Lajmet e fundit nga