web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ I mjaftojnë 41 minuta në fushë, ish-sulmuesi i Kukësit shpëton skuadrën nga humbja

22 Shtator 2021, 09:25, Sport CNA

Patrick Friday Eze e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri. Ish-sulmuesi i Kukësit u largua gjatë merkatos së verës nga kampionati shqiptar dhe u transferua te Al Ahli në kampionatin e Katarit.

Ditën e djeshme, Eze bëri debutimin në javën e 3-të të kampionatit, ndërsa u aktivizua në minutën e 46-të të pjesës së dytë ndaj Umm Salai në transfertë.

Vendasit shënuan golin e parë që në minutën e 3-të me Hussein dhe ishin pranë fitores pasi Ah Ahli ngeli me 10 lojtarë që nga minuta e 63-të. Eze ishte protagonist në këtë ndeshje pasi I mjaftuan 41 minuta për të gjetur golin e parë të sezonit.

Në minutën e 87-të, sulmuesi nigerian gjuan saktë me kokë brenda zonës dhe e dërgon topin në rrjetë duke shpëtuar nga humbja Al Ahli. Një nisje perfekte për 28-vjeçarin që sezonin e kaluar spikati me Kukësin në Superligë.





Lajmet e fundit nga