LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pa Krishtin, Princin e paqes nuk ka kurrë paqe, por luftë

22 Shtator 2021, 08:11, Aktualitet CNA
Pa Krishtin, Princin e paqes nuk ka kurrë paqe, por luftë

Nga Miron Çako

21 shtatori është caktuar si dita e paqes në botë. Pavarësisht mesazhit pozitiv që kërkon të japë kjo ditë, që kaq shumë bota ka nevojë për paqen, por që nuk e ka, ajo që të bën përshtypje, madje skandal është simboli që përdorin pacifistët për këtë ditë.

Shenja moderne e paqes u krijua nga Gerald Holtom për Fushatën Britanike për Çarmatimin Bërthamor në 1958, por  çuditërisht kjo shenjë të kujton një shenjë antikrishtere të shekujve paleokristian.

Shenja tregon një kryq me kokë poshtë me krahë të thyer brenda rrethit magjik. Këtë shenjë, që quhej kryqi i Neronit, duhet ta mbanin ata të krishterë renegatë, që nga frika mohonin Zotin Jisu Krisht, adhuronin perandorin, përfaqëuesin e pushtetit romak dhe ktheheshin në paganizëm.

Ky simbol modern i paqes, pavarësisht nëse është rastësi apo dinakëri, ajo që vlen të theksohet është se paqja nuk është një energji abstrakte në eter, por një energji, hir i Perëndisë Triadik, Atit, që e dërgon tek njerëzit me anën e Birit, nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë.

Njerëzimi në thellësinë e qenies së tij e dëshiron paqen sa edhe përshëndetjet e përditëshme mirdita, mirmbrëma në shumë kultura dhe popuj të lashtë fetar  i kanë përmbledhur me këtë fjalë, si në hebraike ?shalom? (paqe) ose arabisht ?salamalek?.

Kjo për arsye se të jesh në paqe dhe të jesh mirë janë thënie me një kuptim ose paralele në këto popuj.

Shpesh njerëzit, që nga lashtësia deri më sot, duke mos njohur apo injoruar burimin e paqes, që është Zoti, nuk e gjejnë paqen, prandaj  duhet të mësojnë nga ku buron paqja dhe ta pranojnë atë me përulësi dhe mirënjohje si një dhuratë prej së larti nga Ati i dritave.( Jakovi 1-17)

Bibla na mëson se njeriu u krijua sipas ikonës së Perëndisë ( Zanafila 2-26) dhe ishte i mbushur me hiret e Shpirtit të Zotit një ndër to ishte paqja (Galatasve 5-22), që do të thotë një gjendje harmonie me Krijuesin me veten , të afërmin, natyrën dhe konkretisht paqja është bekim, prehje, lavdi, pasuri, shpëtim, jetë e plotë për njerëzit.

Kjo paqe u zbeh ose humbi tek njeriu kur ai dëgjoi djallin, armikun e Zotit dhe racës njerëzore që e tundoi atë për të shkelur në liri ligjin e Zotit në kopshin paqësor të Edenit: “Ha lirisht nga çdo pemë e kopshtit, por mos ha nga pema e të mirës e të të keqes, sepse ditën që do hash prej saj do të vdesësh me siguri” (Zanafilla 2-17). Kështu njeriu ( Adami dhe Eva) mëkatoi kundër Zotit, vetes, tjetrit dhe krijimit, ashtu siç na e shpjegon Bibla ( Zanafillës3; 14-19)

Paqja është e lidhur me drejtësinë, prandaj mqs të gjithë mëkatuan në Adamin ( Romakët (5 12-19 ) dhe “Zoti shikon nga qiejtë bijtë e njerëzve për të parë nëse ndonjë prej tyre ka arsye edhe kërkon Perëndinë. Të gjithë kanë devijuar, janë korruptuar, asnjë nuk bënë të mirën as edhe një” ( Psalmi 14 2-4), paqja është kaq e brishtë tek njerëzit.

Madje edhe kur njerëzit nuk kishin luftë fizike përsëri nuk ishin në paqe mes tyre shpirtërisht, sepse paqja nuk është mungesa e luftës, por plotësia e lumturisë, që për njerëzit mëkatarë është e pamundur, sepse: “ska paqe për keqëbërësit, thotë Zoti” (Isai 48-22)

Prandaj paqja e humbur nuk mund të arrihet me përpjekje njerëzore si me tolerancë, nënshtrime, aleanca  apo edhe me luftë. Paqja është dhuratë e Zotit. Zoti është quajtur në Bibël (Jahveu Shalom ) Zoti i paqes( Gjyqtarët 6-24).

Zoti jo vetëm është paqësor, por dëshiron që edhe njerëzit ta rifitojnë paqen, ashtu siç thotë psalmisti: “I madh është Zoti që dëshiron paqen e shërbëtorit të vet” (Psalmi 35-27)

Njeriu duhet ti lutet Zotit që ta marrë paqen, por edhe kur ai lutet përsëri nuk e mer të plotë sepse paqja bashkëpunon me drejtësinë, dhe padrejtësia e mëkatit nuk e lejon paqen, prandaj nuk mjafton vetëm lutja, sepse dhurimi i paqes kërkon shkëputjen dhe shlyerjen nga mëkatet e njerëzve.

Edhe kur paqja profetizohet nga njerëzit sipas standarteve të tyre për ti qëtësuar ndërgjet e trazuara nuk është e vërtet, por e rreme ashtu si profeti Ezekiel akuzon profetët e rremë, që kërkonin t?i qetësonin njerëzit me fjalë, paqe të rreme: ?Ata shëronin në sipërfaqe plagët e popullit tim duke thënë: Paqe! Paqe! e megjithatë nuk ka aspak paqe” ( Ezekieli 12 -15).

Duke qënë se njerëzmi nuk mund ta fitoj paqen e humbur nga vetvetja profeti Isaia profetizon për: “Princin e paqes” (Isaia 9-5), i cili do të japë “paqe pafund” (Isaia 9-6), ai do të krijojë një parajsë të re, sepse do të jetë “paqja vetë” ( Mikea 5-4) dhe jo vetëm paqen e njeriut me veten, por edhe kombet do të jetojnë në paqe larg luftës shekullore mes tyre” ( Isaia 2-4)

Por e gjitha kjo do të realizohet me një sakrifikim të një njeriu, që Shën Isaia e cilëson “Shërbëtori i vuajtur i Zotit”, i cili me sakrifikimin e tij do të tregojë se kush do të jetë çmimi i lartë për të rifituar paqen. (Isaia 53- 3-7)

Shpresa e profetëve dhe e të urtëve bëhet realitet në Jisu Krishtin, Birin e Perëndisë, që kur lindi në botë si njeri nga Gjithmonë Virgjëresha Zonja Shën Mari, engjëjt himnuan: ?Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!”.( Luka  2, 14)

Jisu Krishti Biri i Zotit qe i vetmi që e solli paqen e Perëndisë në tokë, sepse në atë rri gjithë plotësia e Perëndisë ( Kolosianët 2-9), prandaj Jisui u thotë njerëzve mëkatarë: ?Shko në paqe!?( Luka 7, 50), po me këtë fjalë ia kthen shëndetin gruas që vuante nga hemorragjia ( Luka 8, 48 ).

Krishti duke shënuar në këtë mënyrë fitoren e tij mbi fuqinë e sëmundjes dhe të mëkatit, i rikthyen paqen e humbur njerëzve që e kanë humbur nga mëkati dhe sëmundja .

Por kjo paqe është ndryshe nga paqja hipokrite e botës, produkt i nënshtrimit, oportunizmit dhe dhunës, që e kanë burimin tek egoizmi dhe mëkati.

Krishti thotë: ?Ju mendoni se unë kam ardhur për të sjellë paqen mbi tokë? Jo aspak paqen, por përçarjen” ( Luka 12, 51).

Paqja e Krishtit që e mundi botën e mëkatit (Joani 16-33) nuk do t?i jepet të gjithëve, por vetëm si individ dhe popuj   që i besojnë Atij si Shpëtimtari i vetëm.

Krishti pasi i shpagoi mëkatet tona në kryq dhe shkatërroi satanin, ( Romakët 16-20) armikun e paqes, me vdekjen e tij vullnetare në kryq dhe Ngjalljen e Tij të lavdëruar iu shfaq nxënësve të frikësuar dhe ju tha:  “Paqja me ju!?(Luka  24, 36) dhe “Po ju lë paqen, po ju jap paqen time” ( Joani 14-27).

Këtë paqe apostujt duhet ta çojnë tek njerëzit, tek kombet, sipas fjalës së Krishtit: “Dhe nëpër atë shtëpi që të hyni më përpara thoni: “paqja kësaj shtëpie?. Dhe nëse aty është një bir paqeje, paqja juaj të zbresë mbi të nëse jo do të kthehet tek ju” ( Luka 1;5-6)

Atje ku njerëzit i pranuan apostujt,  jeta u qytetarizua dhe erdhi paqja, :”sepse Perëndia ka shpallur paqen me anë të Jisu Krishtit; Ai është Zotit i të gjithëve”.(Veprat e Apostujve 10, 36).

Pavarësisht se Krishti e ka mposhtur mëkatin e botës dhe na ka shpenguar me gjakun e tij (1 Petro 1 18-19), derisa mëkati nuk ka vdekur tek çdo njeri, sepse jo të gjithë i besojnë Ungjillit, paqja nuk është plotë në të gjithë njerëzit e botës, prandaj paqja e përgjithshme mbetet një e mirë, që aspirohet të vijë kur Zoti Jisu Krisht, Princi i paqes të zbresë për së dyti në Ditën e fundit, kur të krijohet “qiell i ri dhe një dhe i ri” ( Zbulesa 21 -1) dhe do të zbresi Jerusalemi qiellor( Qyteti i paqes) ( Zbulesa ,21 -10).

Deri në atë ditë nxënësi i Krishtit i mbushur me paqen  Krishtit brenda tij si një nga frytet e Shpirtit të Shenjtë (Galtasve 6-22) duhet të punojë për paqen në botë, sepse përpjekja do t?i sigurojë lumturinë e të qënit biri i Zotit, ashtu Zoti Jisu tha: ?Lum ata që punojnë për paqen se do quhen bij Perëndie” (Matheu 5-9)

Paqebërës në Krishtin janë ata që me Krishtin dhe në Krishtin, nëpërmjet Mistereve të Kishës Apostolike Orthodhokse në Shpirtin e Shenjtë, çlirohen nga pasionet, sepse të jesh paqësor do të thotë të jetosh si Biri i Zotit Jisui, në paqe me veten, Perëndinë njerëzit dhe natyrën, pa frikën e ndëshkimit, privimit edhe në situatat më të tmerrshme, në vuajtje edhe në vdekje.

Nuk ka paqe pa drejtësinë, sepse: ?drejtësia dhe paqja janë puthur njëra me tjetrën…Drejtësia do të ecë përpara tij dhe do të përgatisë udhën për hapat e tij” ( Psalmi 85 1-13)

Prandaj paqebërësit në Krishtin nuk bëjnë kompromise me të keqen, si me pakte, kompromise dhe deklarata me fjalë të bukura me retorik boshe, por ndeshen me të keqen e mëkatit tek vetja edhe tek bota, kudo që të jetë e ndërfutur ajo, në konflikt me frymën mëkatare pa kompromis deri në vdekje  ashtu si vetë Krishti, Princi i Paqes, i cili vetë ka shpallur se do të jetë shkaku i shumë konflikteve midis njerëzve.(Matheu 10 34-49)

Paqebërësi në Krishtin nuk i provokon të tjerët me zemërim dhe dhunë, por vetëm duke e jetuar dhe dëshmuar të vërtetën me dashuri, ai ja lë Zotit të drejtën e hakmarrjes ( Levitiku 19-18), ashtu si Jisui tha në kryq: ” O Atë, fali ata sepse nuk dinë se çfarë bëjnë” (Luka 23-34).

Paqja e plotë e botës do të vijë vetëm atëhere kur të gjithë njerëzit do ta pranojnë Krishtin si Princin e paqes.(Isaia 9-5)

Paqja e Perëndis  që kapërcen çdo  mendje ( Filipianëve 5-22)nuk gjendet sot në botën e mëkatit, as nëpër deklarata paqësore apo ditë paqeje njëherë në vit me simbol antikrisht, por gjithmonë gjendet e plotë në Kishën Katholike Apostolike Orthodhokse, e cila është ?Trupi i Krishtit dhe Ai kreu i saj “( Efesianët 1-22-23), që i kapërcen dallimet racore, të klasës dhe seksit ( Galatasve 3-28 , Kolosianët 3-11) ,shkatare të konflikteve njerëzore.

Në të kundërtën kur njerëzit sado altruist dhe solidarë të jenë, po të mohojnë Krishtin, Princin e paqes dhe do t?i largohen Kishës, burimit të paqes, që ka fuqi të lajë në emër të Krishtit me Misteret e Shenjta mëkatet e njerëzve ( Joani 20;22-23) ,që janë burimi i çdo ndarjeje dhe konflikti me veten, Zotin, të afërmin, botën, paqja kurrë ska për të ardhur, por si shpagim i mëkateve dhe apostazisë do të vij shpejt konflikti, lufta dhe shkatërrimi i papritur, një histori e përsëritur për brezat apostat dhe mëkatarë që nuk e duan paqen e Zotit: “Sepse, kur thonë: “Paqe dhe siguri”, atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë mbi ta, ashtu si dhimbjet e lindjes të gruas shtatzënë dhe nuk do të shpëtojnë.” (1 Selanikasve  5-3 ).

Lajmet e fundit nga