Connect with Us

Rritet rreziku i pastrimit të parave në vend në 2021/ Bie alarmi

Ekonomi

Rritet rreziku i pastrimit të parave në vend në 2021/ Bie alarmi

Publikuar

-

cna lajme ekonomi

Rreziku për pastrim parash në vendin tonë është rritur në vitin 2021.

Indeksi i Bazelit i publikuar këto ditë tregon se mes 110 vendeve Shqipëria renditet e 72-ta me një nivel pikësh prej 5.72. Rreziku rezulton se është rritur teksa një vit më parë ishte e 44-ta me një nivel pikësh prej 5.69.

Në një publikim më të zgjeruar të po këtij Indeksi por këtë herë në analizë merren 203 shtete (juridiksione), për profilin të Shqipërisë nënvizohet se pikëzimi më negativ që nxjerr rezultanten finale është regjistruar tek transparenca financiare.

Ndërkohë që korrupsioni dhe ryshfeti cilësohen të dytët me një pikëzim prej 6.03. Kuadri ligjor që lidhet me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit vlerësohet me 5.84 pikë dhe më pas vjen rreziku politik dhe fiskal me 5.41. Transparenca Publike është e vetmja që ka shënuar një renditje më të mirë në pikë me 3.25.

Indeksi i Bazelit sjell në vëmendje se Shqipëria bën pjesë në vendet që janë në listën gri të FAFT (Task Forcës për Veprim Financiar). Nga ana tjetër nëse marrim renditjen rajonale ku bën pjesë Shqipëria që është Europa dhe Azia Qendrore renditemi të 49 në raport me 52 shtete në total çka në bën ndër më të rrezikshmit për pastrimin e parave.

Në raport me rajonin Mali i Zi ka 4.57 pikë, Kosova me 4.56, Maqedonia e Veriut 5.23, Serbia 5.27 Sllovenia 3.75.

Në vendin parë në botë sa i takon rrezikut më të ulët renditet Estonia, pas saj Andora dhe Finlanda.

LEXO EDHE:  Uashingtoni: Jeni çliruar para 28 nëntorit

Ndërkohë tek vendet e fundit renditen Korja e Veriut, Eritrea dhe Sudani për shkak se nuk ka të dhëna të plota për to ndërkohë që më pas vjen Irani Somalia, Haiti, Afganistani, Kongo, Mauritania, Myanmar apo Mozambiku.

Indeksi i Bazelit është në të njëjtën linjë me situatën e përgjithshme të përshkruar më herët edhe nga organizma ndërkombëtare si Moneyval apo FAFT të cilët në rishikimin e fundit vlerësuan se Shqipëria edhe pse kishte bërë disa rregullime nuk kishte arritur të përmbushte plotësisht detyrat e ngarkuara.

Indeksi i Kundër Pastrimit të Parave i Bazelit është një renditje e pavarur dhe mjet vlerësimi mbi rrezikun e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit. I prodhuar nga Instituti i Bazelit për Qeverisje që nga viti 2012 mundëson vlerësime holistike mbi rrezikun e pastrimit të parave bazuar nga të dhënat që merren nga 17 burime publike të tilla si Task Forca për Veprim Financiar, Transparency International, Banka Botërore dhe Forumi Ekonomik Botëror.

Në shkurt të vitit 2020, Shqipëria u fut sërish në listën gri të pastrimit të parave, nga e cila kishte dalë në vitin 2015. Vlerësim u dha në atë kohë nga Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar. Në këtë listë përfshihen juridiksionet që kanë mungesa strategjike në parandalimin e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar dhe rrezik të lartë si dhe janë nën monitorim të shtuar./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

Afera KESH-NOA/ Klodian Tomorri jep alarmin: Të hetohet Koorporta Elektroenergjitike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari Klodian Tomorri ka dhënë alarmin për korrupsionin në KESH.

Reagimi i tij ka ardhur pas denoncimit të CAN.al për aferën KESH-NOA.

Tre ditë pasi Qeveria kishte shpallur gjendjen e emergjencës, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare shkëmbente energjinë e Kaskadës së Drinit me një kompani private të quajtur Noa Energy.

 Plot 950 mega të shkëmbyera, tre dite pasi ishte krijuar Komiteti i Emergjencës dhe kryeministri kishte vënë kujën e krizës. Në të njëjtën ditë OSHEE zhvilloi ankand dhe bleu energji me çmim deri në 300 euro për megavat, madje nuk arriti të sigurojë sasinë e nevojshme. Ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe Kaskada vazhdonte të përdorej për interesa private”, shkruan Tomorri në rrjete sociale.

Sipas tij, të dhënat konfidenciale tregojnë se në periudhën qershor-shtator KESH ka shkëmbyer 150 deri në 200 mijë mega vat energji, përmes një marrëveshje të dyshimtë.

Skandali ështe denoncuar nga CNA dhe bëhet fjalë për një biznes miliona euro.

 Sipas CNA, dyshimet janë se KESH dhe kompania private kanë shkëmbyer energji në orare të ndryshme, pra është marrë energjia e Kaskadës në oraret pik dhe është kthyer gjatë natës.

Kokë më kokë. Sot diferenca e çmimit mes energjisë pikë dhe asaj natën është 100-120 euro për mega”, shkruan më tej Tomorri.

LEXO EDHE:  “Gjykatës, prokurorë, OJQ, gazetarë, avokatë, pastrojnë para”/  Ish-Ministri i Ramës nuk përmbahet më

LEXO EDHE:  “Gjykatës, prokurorë, OJQ, gazetarë, avokatë, pastrojnë para”/  Ish-Ministri i Ramës nuk përmbahet më



Ai shkon edhe më tej, duke hedhur dyshime të mëdha dhe bën apel për hetim të kësaj afere dhe për hetim të institucionit të KESH-it.

Së pari, nga fakti që bëhet kontrate shkëmbimi me një kompani tregtare.

Kontratat e shkëmbimit zakonisht bëhen mes prodhuesish jo mes një prodhuesi dhe një tregtari.

Së dyti, shkëmbimi i energjisë është tentuar edhe më parë, madje disa herë nga kompani të tjera, por nuk është miratuar asnjëherë. Dhe fakti që nuk miratohej tregon se ishte problematike.

Megjithatë oraret se kur është shkëmbyer energjia nuk i di askush me saktësi. Arsyeja ështe se KESH nuk rregullohet më.

Dikur ka qene e rregulluar nga Enti Rregullator, por prej disa vitesh Koorporata është nxjerr nga rregullimi dhe është në varësi të Ministrisë së Energjisë.

Ndaj nuk e ka me detyrimin të publikojë oraret. Me pak fjalë, KESH sot është një çiflig privat.

KESH duhet rikthyer sa më shpejt nën rregullim. OST duhet detyruar të bëjë publike oraret e shkembimit të energjisë në dhënie dhe në marrje. Pastaj të gjitha kompanitë publike të energjisë duhen vënë nën hetim”, përfundon reagimin gazetari Tomorri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Nga Hekurudha tek vilat dhe porti i jahteve/ Zbardhen vendimet KKT-së

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Shqipëria është vendi i cili pa frikë mund titullohet si një “kantier i hapur ndërtimi”, e kjo dallohet qartazi nga numri i lartë i lejeve të dhëna të ndërtimit dhe zhvillimit, të objekteve me funksion publik.

Janë 17 vendime për dhënie lejesh nga  Këshilli Kombëtar i Territorit  që janë marrë për një ditë, me datë 21.10.2021.

Duke nisur nga linja hekurudhore, centrale energjie elektrike, drejtori policie apo porte e karburante, janë projekttet që kanë marrë OK nga KKT.

Drita jeshile është hapur për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, një projekt kryesor dhe i rëndësishëm ky pasi do të lidhet  me Rinasin.

Ky projekt  do të zbatohet nga kompania INC e cila u shpall fituese një vit më parë ndërkohë që autoriteti kontraktor mbetet Hekurudha Shqiptare.

Një nga projektet që tërheq vëmendje është ai për Dajtin, në të cilin kompania “Dajti Ekspres” kërkon që të zhvillojë objektin masterplan “Hotel & Vileta Ish- Kampi i Pionereve Dajt”, si edhe një tjetër kompleks turistik që do të zhvillohet në zonën e Fushë-Arrëzit në Shkodër.

Kostoja totale e parashikuar për këtë projekt është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor dhe 36.9 milionë euro mbulohet  nga kredia e BERZH, dhe më tej pjesa e mbetur financohet nga qeveria shqiptare.

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar gjithashtu  lejen për ndërtimin e centralit të energjisë elektrike në digat e Qyrsaqit, HEC Vau i Dejës të qarkut të Shkodrës, ku  autoriteti publik që ka aplikuar është Korporata Elektroenergjetike Shqiptare.

Nga ana tjetër, përpos lejeve të ndërtimit e zhvillimit, Këshilli Kombëtar i Territorit ka shtyrë afatet e lejeve të ndërtimit për objekte si: godina e re e Mjekësisë së Përgjithshme brenda QSUT,  terminalit lindor i autobusëve në Tiranë, si edhe për qendrën e vendgrumbullimit për ruajtjen, distribuimin dhe eksportin e frutave, perimeve dhe agrumeve në Lushnje.

Lidhur me këto projekte, për të cilët plani është hartuar dhe është bërë publik, autoritetet ende nuk bëjnë me dije se kur do të pajisen me leje ndërtimi, e aq më tepër se kur do të vihen në zbatim.

Vendimet e plota të marra nga Këshilli Kombëtar i Territorit, dt 21.10.2021:

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i Linjës Hekurudhore Durrës – Tiranë dhe i linjës së re hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit”, me subjekt zhvillues “Hekurudha Shqiptare” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, në digën Qyrsaqit, HEC Vau i Dejës, qarku Shkodër”, me zhvillues Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, Bashkia Dibër”,me subjekt zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

LEXO EDHE:  Fluks turistësh nga Kosova/ Kontrolli nga mjekët bëhet i pamundur në kufi

LEXO EDHE:  Mafia dhe lidhjet e saj në politikë/ Nishani tregon ku i ka rrënjët në Shqipëri

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë e re 5 kate e Fakultetit të Shëndetit Publik, Vlorë”, me zhvillues Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.



Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i godinës së DRSHTRR Dibër”, Bashkia Dibër, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion për qendrat e kontrollit teknik Tirana 1 e Tirana 2”, Bashkia Tiranë, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.

Leje Ndërtimi për objektin: “Zyrat modulare të Agjencive doganore”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Autoritetin Portual Durrës.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i godinës ekzistuese të Fondit Shqiptar të Zhvillimit”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rikonstruksioni i linjës ajrore 35 kv Korçë – Bilisht (me Izolacion 110kV)”, me vendndodhje në Bashkitë Korçë dhe Devoll, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Porti i jahteve “Marina Rodon” në Portin e Rodonit Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Praslin Investment” sh.p.k

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks turizëm rural Lajthiza”, Bashkia Fushë Arrëz, Qarku Shkodër”, me zhvillues shoqërinë “Lajthiza Invest” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Stacion i shitjes së karburanteve Bolv-Oil, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues shoqërinë “Bolv-Oil” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial studentor dhe shërbime ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Bolv-Oil” sh.a.

Leje Zhvillimi për objektin: “Masterplan Hotel & Vileta Ish- Kampi i Pionereve Dajt”, me vendodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvilllues shoqëria “Dajti Ekspres” Sh.a.

Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Godina e re e Mjekësisë së Përgjithshme 6 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë”, brenda Korpusit të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT), me zhvillues Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT).

Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Terminali lindor i autobusëve Tiranë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues shoqërinë “Praslin Investment” sh.p.k.

Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Qendër grumbullimi për ruajtjen, distribuimin dhe eksportin e frutave, perimeve dhe agrumeve”, me vendndodhje në Bashkinë Lushnjë, me subjekt zhvillues shoqëria “Doni Fruits” sh.p.k.

Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 13.07.2021 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Çmenden”, çmimet/ Zbardhen shifrat, nga ushqimet tek komunikimi dhe arsimi

Publikuar

-

Nga

Instituti i Statistikave ka zbardhur rritjen e çmimeve për të gjithë sektorët.

Sipas INSTAT në muajin Shtator 2021, rritjen më të madhe të çmimin e kanë pasur ushqimet dhe pijet alkolike.

Për këto produkte, çmimi ëhstë rritur me 4.7 përqi më shumë.

Rritje të çmimit, ka pasur edhe në sektorin e komunikimit me 2.9 përqind

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Shtator 2021 është 2,6 %.

Arsimi është kategoria e fundit sipas INSTAT ku ka rritje çmimi më të ulët se kategoritë e tjera, vetëm me 0.2 përqind.



Çmimet

Rritja më e madhe e çmimeve prej 4,7 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 2,9 %, “Transporti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,4 % secili, “Argëtim dhe kulturë” me 1,7 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,2 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,1 % secili, “Shëndeti” me 0,9 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,7 % dhe “Shërbimi arsimor” me 0,2 %.

LEXO EDHE:  Mafia dhe lidhjet e saj në politikë/ Nishani tregon ku i ka rrënjët në Shqipëri

LEXO EDHE:  Koronavirusi dhe ngjarjet që lanë shenjë përgjatë vitit 2020 në Shqipëri

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ulën me 0,4 %.

Në muajin Shtator 2021, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,5 %.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1 %, pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 0,8 %, “Argëtim dhe kulturë” me 0,7 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,2 % secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 %.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0,3 %, pasuar nga grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 %./CNA.al

LEXO TE PLOTE