web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Festival golash në Laç, Vllaznia thyen mallkimin 7-vjeçar ndaj kurbinasve

11 Shtator 2021, 14:03, Sport CNA

Një ndeshje dhe fitore e çmendur e Vllaznisë ndaj Laçit me rezultatin 3-5 në stadiumin e qytetit të Laçit, teksa thyen dhe mallkimin prej 7 vitesh në Laç ndaj këtyre të fundit. Ishte një ndeshje me shumë gola ku 6 u realizuan që në fraksionin e parë të lojës dhe 1 u shënua në fillimin e të dytës.

Sfida u hap me një pengesë të Esin Hakajt në zonë ku arbitri kryesor Kreshnik Cjapi thirret për ta t?i parë pamjet në VAR dhe arbitri akordon penallti, ku Liridon Latifi tregohet i saktë në pikën e bardhë.

Goli i dytë nuk vonoi teksa pas një zbritje të shpejtë Viktor Da Silva realizon të dytin për shkodranët. Zarubica ngushton diferencat në minutën e 35? dhe pas 4 minutash, ekzaktësisht në minutën e 39? rikthen baraspeshën në 2-2. Pas 2 minutash, në të 41? Aralica pas një kundërsulmi vrastar realizon të tretin për kuqeblutë shkodranë.

Më pas në minutën e 45+1? Regi Lushkja barazoi shifrat në 3-3 në një pjesë të parë sa dramatike dhe të çmendur. Sapo nis pjesa e dytë në minutën e 48? ishte kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta i cili realizoi të kartërtin.

Ndërsa Kaina Nunjesh Da Silva realizoi golin e pestë dhe të fundit në minutën e 90+6?. Vllaznia aktualisht në javën e parë të edicionit të ri futbollistik 2021/2022 të Kategorisë Superiore, grumbullon tre pikët e para ndërsa Laçi asnjë pikë.

FT | LAÇI 3-5 VLLAZNIA

GOLAT: Zarubica 35?, 39, Lushkja 45+1? / Latifi 11?, Da Silva 25?, Aralica 41?, Gurishta 48?, Kaina 90+6?

PËRFUNDON SFIDA!

90+6? GOOOOOOOL VLLAZNIA 3-5! Kaina Nunjes Da Silva lë dhe ai shenjë në këtë takim duke realizuar të pestin për Vllazninë

 

48? GOOOOOOOL VLLAZNIA 3-4! Nis menjëherë me gol pjesa e dytë, teksa kapiteni i shkodranëve, Erdenis Gurishta realizon golin e katërt për kuqeblutë.

46? Laçi kryen zëvendësimin e parë teksa largohet Renato Malota për t?i bërë vend Renato Zikos.

46? Nis pjesa e dytë!

45+1? GOOOOOL LAÇI 3-3! Regi Lushkja realizon për kurbinasit teksa barazon rezultatin në këtë takim të çmendur.

 

41? GOOOOOOL VLLAZNIA 2-3! Kundërsulm vrastar Aralica realizon golin e tretë.

 

39? GOOOOOOL LAÇI 2-2! Zarubica shtang shkodranët duke realizuar një dopietë!

 

35? GOOOOOOL LAÇI 1-2! Ngushtohen diferencat, Zarubica realizon pas një gabim të mbrojtjes shkodrane

25? GOOOOOOOOL VLLAZNIA 0-2! Viktor Da Silva pas një kundërsulmi të shpejtë shtang kurbinasit duke realizuar golin e dytë për kuqeblutë!

 

11? GOOOOOOL VLLAZNIA 0-1! Liridon Latifi zhbllokon rezultatin falë një 11-metërshi.

9? VAR-i ndërhyn dhe i jep të drejtë shkodranëve për penallti

7? Hakaj shkon në zonë dhe pengohet teksa shkodranët protestojnë për penallti.

 

 





Lajmet e fundit nga