Connect with Us

Berisha nuk mund “t’i lajë duart” si Pons Pilati, me Luli Bashën

Politikë

Berisha nuk mund “t’i lajë duart” si Pons Pilati, me Luli Bashën

Publikuar

-

cna news, lajme cna, cna lajme politike

Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje televizive në Euronews Albania, me Erla Mëhillin, në emisionin “Now”, për herë të parë pas disa muajsh të një vendimi ekstrem dhënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Sekretari Blinken, që e shpalli atë non-grata, ka folur “pa dorashka”. Deri diku, pasi shpesh Berisha rezervon t’i heqë të gjitha “dorashkat”, që mban në duart e tij.

Dje, ish-kryeministri tha qartazi se në rast se Lulzim Basha do të ndërmerrte një hap kundër tij, ai do të bënte gjithçka që PD-ja të kthehej në vlerat që ajo ishte themeluar.

Pra, një shantazh, një kërcënim i hapur, që ish-kryeministri dhe ish-kreu i PD-së drejtonte ndaj pasardhësit të tij, të cilin e ka zgjedhur vetë në krye të PD-së, të cilin e ka mbështetur vetë sa herë ka dështuar, të cilit i ka mbështetur çdo aksion politik dhe i cili është biri i tij politik.

Në fakt, Sali Berisha nuk mund “t’i lajë duart” me Lulzim Bashën kaq thjeshtë, duke thënë se “po bëri një hap kundër meje, unë do ndërmarr çdo hap kundër tij”.

Po, pse Partia Demokratike është e lidhur vetëm me aktin që mund të marrë Lulzim Basha kundër Berishës?

Po ajo çfarë ka bërë Lulzim Basha në këto tetë vite, nuk e bren ndopak ndërgjegjen e Doktorit?

Po pse Partia Demokratike duhet të jetë peng i një vendimi që duhet të marrë Luli për Doktorin?

Ndërsa për të gjitha aktet e tjera të ndodhura në këto tetë vite, vetë Berisha nuk ka hedhur asnjë hap. Thjeshtë dhe vetëm ka qënë justifikues, mbrojtës dhe mbulues i “krimeve politike”, të Lulzim Bashës.

 Basha në çadër, në 2017

Do ta fillojë Doktori analizën që në 2014-ën, me zgjedhjen e Këshillit Kombëtar apo të Kryesisë? Do ta vazhdojë me Reformën Administrative? Do të vazhdojë me Reformën në Drejtësi? Do të shkojmë tek çadra? Do të shkojmë tek listat e 2017 dhe humbja e dështimi?

Basha rizgjidhet pa garë, rizgjedh sekretariatin, Këshillin Kombëtar, Kryesinë, formalisht çdo gjë.

Vimë në 2019, humb legjitimitetin si parti totalisht, duke djegur mandatet. Nuk hyn në zgjedhjet vendore. Rikthehet dhe futet në fushatë pa asnjë garanci. Bën aleancë “kriminale” me LSI-në, forca politike më e dështuar dhe më e korruptuar e 30 viteve tranzicion. Hyn në zgjedhje, humbet, dështon.

Nuk ka analizë për humbjen, nuk ka analizë për dështimin. Njerëz ditë pas dite japin dorëheqjen. Emëron gjithë strukturën e partisë, pa votim. Sekretariatin dhe Kryesinë, në mazhorancë totale, për ta pasur nën kontroll.

Dhe tani, pas një mijë e një bëmave dhe gjëmave, përtej pasurimit, vilave, miliona eurove të fituara nga ai dhe familjarët e tij, Sali Berisha flet se do të reagojë ndaj Lulit, vetëm nëse ai ndërmerr një hap apo një aksion kundër tij.

LEXO EDHE:  Thirrja e fortë e Bashës/ Të përmbysim sistemin e kalbur

Çfarë është kjo, përtej shantazhit?

A është imoralitet politik? A është të “lash duart” si Ponç Pilati? Duke përdorur një fjali se “PD-ja ka qënë pro amerikane për 23 vite” dhe të bësh një ndarje të një kohe në tetë vitet që ka qënë Luli, me gjithë bëmat, gjëmat dhe zullumet e tij, është të kërkon pafajësi, kur duart i ke në “krim”.

Sepse je njeriu që ke mbështetur Lulzim Bashën. Je njeriu që ke emëruar Lulzim Bashën, je njeriu që ke zgjedhur Lulzim Bashën dhe gjithçka ka bërë Lulzim Basha, ti ke qënë pas tij apo drejtpërdrejt të paktën, jo vetëm sipas asaj që pretendon Lulzim Basha apo ua thotë ndërkombëtarëve, por edhe sipas qëndrimeve publike, të mbajtura nga vetë Doktori.

Berisha nuk mund “t’i lajë duart” si Pons Pilati.

Thjeshtë dhe vetëm me dy akte, të thëna në publik, se do t’i ndërmerrte në rast se Lulzim Basha do të merrte qëndrim për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar apo duke thënë se “Partia Demokratike kishte qënë pro amerikane në drejtimin e tij dhe anti-amerikane, me Lulzim Bashën”.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Doktori, aktet e tij, pra daljen tek demokratët dhe largimin e Bashës, do t’i bëjë në rast se Luli e përjashton nga grupi parlamentar.

Në fakt Berisha thjeshtë dhe vetëm tregon edhe një herë si e kontrollon, si e menaxhon Partinë Demokratike dhe sa keq ka katandisur ajo. Për një fakt të vetëm, është peng tek Doktori, Lulzim Basha dhe Partia Demokratike.

Vetëm në rast se sulmohet Doktori, atëherë PD-ja do të bëhet ajo parti për vlerat të cilat është krijuar. Në të kundërt nuk ka asnjë problem. Mund të qëndrojë Luli, të përdorë kunatin, familjen, partinë ta bëjë “ship publike”. Të futë e të nxjerrë kë të dojë. Parime nuk ka, vlera nuk ka. Mjafton Luli kryetar, vetëm mos preket Doktori.

E pra, kjo nuk është Partia Demokratike, e Doktori nuk mund t’i lajë duart si Ponç Pilati, sepse ka edhe ai përgjegjësitë, për çdo “krim politik”, të bërë nga Lulzim Basha në këto tetë vite. Me apo pa heshtjen e tij. Dhe tani që flet, është vonë. Dhe po flet pasi e kanë vendosur me “shpatulla pas murit”.

Por, ka pasur shumë për të thënë dhe për të folur Sali Berisha. Gjë të cilën nuk e bëri për tetë vite, por e bëri mbrëmë. Tani është vonë. Është vërtetë vonë. Doktori nuk mund “t’i lajë duart” si Ponç Pilati, me Lulin./CNA.al

Faktet dhe akuzat/ Berisha ekzekuton Bashën

Berisha paralajmëron lëvizje “surprizë” në shtator/ Kërcënon publikisht Lulzim Bashën

Historia nuk fshihet/ Sali Berisha dhe një koment i nevojshëm

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Iku siç donte vetë”/ Erion Braçe humb njeriun e shtrenjtë

Publikuar

-

Nga

“Për javë të tëra na vunë në shënjestër”/ “Shpërthen” Braçe: Duhet të na kërkojnë ndjesë

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se ka humbur xhaxhain e tij.

Braçe shkruan se edhe sot, “ai iku siç donte vetë, pa i dhënë kërkujt nder në mundësinë ta kishin edhe me gjate; i la të gjithëmire e të plotësuar!”

Postimi i Braçes

KARAFIL BRAÇE ISHTE XHAXHAI IM!

Deri sot ne mesdite,

79 vite djale, burre, baba e gjysh, vella me tim ate e xhaxha per mua.

Kur lindi shekullin e shkuar, i ati i vuri emrin e babait te tij, Karafilit; bashke me emrin i dha edhe karakterin e tij, nje burri e oficeri qe jetoi jeten ashtu sic donte, ku donte.

Ate nuk e njoha kurre, ama te gjithe me thonin se xhaxhai im ishte Ai, i njejti karakter, e njejta jete deri sot;



Zgjodhi te bente jeten qe donte, te ndertonte familjen qe donte, te bente punen qe donte, te ikte e vinte shpejte, me shpejtesine e nje motorri qe gjithnje ishte me i fundit qe Ushtria kish, here ne qytet, here ne fushime, reparte, here ne uzina ushtarake e heren tjeter ne baza ushtarake, here ne tunele mes malesh qe fshihnin katjusha e heren tjeter ne vendqendrime nendetsesh;

LEXO EDHE:  Zbardhet raporti i DASH/ Amerikanët kërkojnë goditje të krimit dhe pastrimit të parave

LEXO EDHE:  Rama i kërkoi sërish bashkëpunim/ PD i përgjigjet menjëherë

Me mendjen per te bere ndryshe nga te tjeret, gjithnje me revista te huaja, teknike, ne dore e prej te cilave modifikonte gjithcka per paisjet ushtarake ketu;

Kurre nuk e mori nje grade dhe ishte zgjedhje e tij, donte te ishte i lire, i denje per jeten qe donte, jo per graden qe e priste.

Asgje se pengoi te bente jeten e tij, i sfidoi te gjithe me kostum, kollare, syte qiell, bastun ne dore, motorr nga Vespa tek Honda e pazakonte per moshen;

Sfidoi shendetin e mjeket te cilet i caktuan vec 5 vite me shume e ai i beri 35 vite plus, duke i jetuar dite me dite sic desh vete, me nje gote vere te mire perpara qe perhere behej shishe!

Edhe sot, iku sic donte vete pa i dhene kerkujt nder ne mundesine ta kishim edhe me gjate; i la te gjithe mire e te plotesuar!

Lamtumire xhaxh!

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tenderi 86 milionë lekë i “hëngri kokën”/ Ja kush janë 3 bashkëpunëtorët e Thoma Gëllçit

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur emrat e tre anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave që u arrestuan bashkë me ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin.

Mësohet se në pranga janë vendosur: Ervin Muraj, Alban Malaveci, Julian Tapia.

Tre zyrtarët nuk janë më pjesë e RTSH-së prej disa muajsh. Po ashtu edhe Thoma Gëllçi, i cili në 21 maj u shkarkua nga detyra e drejtorit të cilën e mori në 6 maj 2016.

NJOFTIMI I PLOTE I SPAK
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 28.02.2020 ka regjistruar procedimin penal nr.82/2020 për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Hetimet në kuadër të këtij proçedimi janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pas kryerjes së veprimeve hetimore gjithëpërfshirëse lidhur me këtë proçedim rezultoi se:

Në proçedurën e prokurimit “Proçedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht të hetuarve J.T., A.M. dhe E.M., shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Who punished and betrayed Sali Berisha?!

LEXO EDHE:  Rama i kërkoi sërish bashkëpunim/ PD i përgjigjet menjëherë



Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi TH.G., me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për caktimin e masave të sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasve nën hetim J.T., A.M., E.M. dhe Th.G. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.79 datë 07.10.202, vendosi: “Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Vendosjen e masës të sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasit nën hetim Th.G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit i detyrës, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Vendosjen e masave të sigurimit sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasave nën hetim J.T., A.M. dhe E.M., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe 25 të Kodit Penal. Ky vendim është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizja e Berishës/ Rama merr në mbrojtje Bashën: Kjo që po ndodh është e rëndë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Zonë e Lirë” me gazetarin Arian Çanin ka komentuar takimet e liderit historik të PD, Sali Berisha.

Ashtu siç Berisha ka artikuluar, Rama i ka dalë në mbrojtje kreut të PD, ku tha se është e rëndë për vendin kjo që po ndodh me partinë e dytë, opozitën.



Sipas tij, është e shëmtuar dhe është për të ardhur keq për ata që e besojnë.

LEXO EDHE:  Ndryshimi i kufijve/ Topalli: Kryeministri lau duart, kreu i opozitës nuk ekziston

LEXO EDHE:  Premtimet në ajër/ Lulzim Basha nuk iu ndahet gafave

Së pari nuk mendoj se ka një interes të madh publik. Cirku pa pagesë me elefantë edhe me minj sjellë kreatorë. Përtej të tjerave realisht për vendin është e rëndë kjo që po ndodh më partinë e dytë, opozitën. Sa e shëmtuar edhe realisht për të ardhur keq për ata që e kanë besuar”, është shprehur Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE