Connect with Us

Historia nuk fshihet/ Sali Berisha dhe një koment i nevojshëm

Opinione

Historia nuk fshihet/ Sali Berisha dhe një koment i nevojshëm

Publikuar

-

cna lajme politike

Prej disa javësh politika shqiptare mban në parësi të debatit të saj, Sali Berishën dhe vendimin e dhënë për të nga Sekretari Amerikan i  Shtetit, Blinken, duke e shpallur non-grata.

Po përdoret shumë fort, për shumë akuza, në fakt pa shumë argumenta, që Berisha duhet të ikë me çdo kusht nga parlamenti.

Për këtë ka pasur një qëndrim edhe nga ambasdorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Zhurmë të madhe nga socialistët dhe në fakt disa zëra sporadikë, të nxitur nga Lulzim Basha ditët e fundit, për të folur në lidhje me temën “Berisha”.

Sali Berisha duhet parë në disa këndvështrime. Nuk mund të shikohet në bllok. Nuk mund të artikulohet ndaj si një “dhëmballë e prishur”. Është e tepërt. Kjo për shumë e shumë arsye.

Së pari, Berisha ka të bardhat dhe të zezat në historinë e tij. Ka përgjegjësitë e tij historike për të mirat dhe këqijat që i kanë ndodhur Shqipërisë. Patjetër. Këto do t’i gjykojë historia.

Por, çfarë mund të gjykojmë ne në 30 vite dhe çfarë mund të themi për Sali Berishën?

Së pari, Berisha është një nga themeluesit e Partisë Demokratike. Një nga njerëzit që në vitet ’90, ishte në krye të atyre që shembën sistemin. Dikush e quan ish-komunist, dikush e quan njeri të përdorur nga Ramiz Alia, e të tjera si këto.

Por, sot këto nuk kanë asnjë vlerë.

Sali Berisha është njeriu që shembi një sistem, bashkë me mijëra studentë dhe me një grup të madh intelektualësh. Nga ata të ashtuquajturit njerëzit e “pardysyve te bardha”.

U bë President, Shqipëria kaloi një ndryshim madhështor. Nga një vend I shkatërruar, në mjerim, pa bukë dhe me tallona, me një kryeministër punëtor dhe të pa lodhur si Aleksandër Meksi, mundën të reformonin shtetin shqiptar, i cili po ngrihej për herë të parë, pas gati 50 vitesh.

U formuan ministritë e reja, struktura, institucione, filloi koncepti i tatimeve, i kapitalit, koncepti i pronës.

Më pas ndodhën piramidat, padija, me përgjegjësi le ta quajmë, ’97-ta. Beteja ekzistence për Partinë Demokratike. U ngrit nga “hiri” në 2005, erdhi në pushtet dhe ka realizuar në momentet e para një nga qeverisjet më të mira në historinë e Shqipërisë. I pëlqen apo jo dikujt, ky është fakt në raportet ndërkombëtare.

Në qeverisjen e parë, drejtuar nga Meksi, me Berishën president, u hap dera e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë. Është i vetmi shtetar shqiptar i pritur në një takim zyrtar nga presidenti i SHBA-ve. Flasim për George Bush, në vitin ’92.

Por, lë të rikthehemi tek vitet e tanishme

Në një qeverisje 8-vjeçare që askush nuk mund të thotë se nuk ndërtoi rrugë. Askush nuk mund të thotë se nuk bëri reforma në tatime.

Sot janë me mijëra biznese dhe qytetarë që i japin të drejtë për taksën e sheshtë 10%, përtej propagandës. Sepse një njeri që merrte 50 mijë lek, paguante 5 mijë lek. Ai që merrte 200 mijë lek, paguante 20 mijë lek. Kush merrte më shumë, edhe pse ishte 10%, diferenca ishte më e madhe.

Përtej tatimeve dhe infrastrukturës, rendi dhe siguria e viteve 2005-2009, është e papërsëritshme.

Bandat dhe grupet kriminale që kishin pushtuar Shqipërinë u futën brenda.

Shqipëria filloi një axhendë të madhe diplomatike.

Nga ana tjetër, qytetarët shqiptarë që nuk dilnin dot nga kufijtë e tyre, sepse duhej të hynin në ambasada të cilat ishin të rrethuara ende me tela me gjemba, si para viteve ’90, tashmë nuk kishin më nevojë për viza.

U përgatiten pasaportat biometrike, Shqipëria hyri në Shengen. Hodhi hapat e saj të forta. Shqipëria hyri në NATO, me Sali Berishën kryeministër.

Po përmendim shumë pak nga ato që janë bërë. Pra, reformat financiare, infratrukturore, në diplomaci, por edhe shumë e shumë të tjera, për të thënë vetëm një fjalë. A janë këto disa nga të mirat dhe meritat e Sali Berishës dhe vullnetit të tij?!

Sali Berisha dhe historia e Partisë Demokratike 

Tek kontributet e Berishës, mund të shtojmë edhe pjesën historike të Partisë Demokratike.

Sali Berisha është njeriu që për gati 30 vite drejtoi Partinë Demokratike në betejat e saj. Edhe pse me një parti më të vogël, në minorancë, të “vrarë” në vitin 1997, Sali Berisha diti ta ngrinte dhe ta sillte në pushtet. Dhe e ka mbajtur jo pak, por 13 vite në pushtet, deri në vitin 2013, kur dorëzoi partinë, ose emëroi në krye të saj Lulzim Bashën.

Pra, në gati 22 vite, për 13 vite demokratët qeverisën Shqipërinë, me të mirat dhe të këqijat e tyre. Me përgjegjësitë, kostot, fajet e të tjera si këto.

Ka pasur korrupsion, ka pasur problematika, patjetër. Por, Sali Berisha nuk mund të shumëzohet me zero.

Ky është gabimi që bëjnë të gjithë. Ky është thelbi i asaj që duhet thënë ndryshe. Ka qënë kryeministri i Shqipërisë. Ka qënë kryetar i Partisë Demokratike.

Historia e PD-së nuk mund të shumëzohet me zero, se duan disa RIlindas e disa “lulzimsa”.

Historia e qeverisjes së shtetit shqiptar nuk mund të shumëzohet me zero, pasi Berisha është shpallur non-grata.

Këtë duhet ta sqarojë ai personalisht, sikurse pretendon, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ambasada e SHBA, ka të drejtën e saj që të hedhë hapa për të kërkuar që PD-ja të reagojë. Por, një e vërtetë është e madhe. Sali Berisha është shtetari i këtyre 30 viteve demokraci dhe tranzicion dhe siç ka përgjegjësitë, ka edhe të mirat e tij.

Ka vullnetin e vënë në shërbim të shqiptarëve, të politikës së vendit, e cila diku ka edhe pasoja për disa, por ka edhe merita. Që nga hapja e derës në Shtëpinë e Bardhë pas viteve ’90, tek vizita e George W. Bush në Tiranë, tek vizita e Sekretares Amerikane të Shtetit Klinton në Tiranë, tek reformat e mëdha që administrative, sociale, mbi pronën e të tjera, që ndërmori Shqipëria.

A mund t’i gjejmë të zeza dhe ta sulmojmë Sali Berishën? Pafundësisht.

Ka bërë gabime fatale me ish-të përndjekurit. Erdhi dy herë në pushtet dhe nuk mundi të mbyllte procesin e kompensimit për ish të përndjekurit dhe ish-pronarët. As nuk u kompensuan dhe as nuk iu kthyen dot 100% të pronave.

Mbajtja e ligjit 7501 shikohet si një përgjegjësi, ’97-ta po ashtu.

Por, ka dhe shumë të mira të tjera, shumë akte politike, historike për Shqipërinë, që mbajnë firmën e Sali Berishës.

Berisha flet pa dorashka/ Tregon sa lekë ka në llogari nga paga dhe pensioniE kemi në krah të presidentëve amerikanë. E kemi në krah të kancelarëve dhe kryeministrave të gjithë Europës. Është një histori, Sali Berisha, duam apo s’duam, është fakt.

Prandaj dhe artikulimi nga disa individë, disa duhen neveritur,  nuk mund të pranohen jo nga demokratët, por edhe nga media dhe gjithë elita qytetare.

Një i dënuar për mashtrues, del e thotë se Sali Berisha duhet të ikë, sepse këtë e thotë Ambasada Amerikane.

LEXO EDHE:  Kaos në Kuvend/ Basha "uzurpon" foltoren

Këtë punë e zgjdh Sali Berisha me Ambasadën Amerikane. Nuk mund të dalë një mashtrues, që bëhet anëtar i kryesisë së PD-së nga Lulzim Basha dhe të gjykojë Sali Berishën. Sepse është një zero ne krahasim me Berishën.

Duke e gjykuar, me nxitim, me mllef dhe me negativitet ne dëmtojmë, godasim dhe nxijmë disa të bardha dhe të mira të historisë së Shqipërisë dhe të Partisë Demokratike.

Nuk mund të shumëzohet me zero, as PD dhe as Shqipëria, sepse del një ish-ministre e Lulzim Bashës, tashmë në KQZ dhe shpik se çdo ndodhë me Sali Berishën. Anonime historike dhe e dështuar politike. I vetmi sukses i së cilës është fakti se ka shoqe gruan e Lulit, që në fakt është kryetarja defakto e PD.

Apo se del një gazetare, e përndjekur patjetër, dinjitoze, që në ’97 ka qënë nga ata që i ka fryrë “zjarrit” për t’u djegur Shqipëria, nga gazeta Koha Jonë, dhe hedh helm.

Humbësit e kanë gjithmonë zakon të sulmojnë fituesit. Këta që sulmojnë, bashkë me Lulin, janë thjesht të dështuar që duan të qëndrojnë në politikë duke sulmuar fituesin.

Partia Demokratike duhet të tregohet më e kujdesshme. Sepse duke “vrarë” çdo ditë nga pak Sali Berishën, do të vrasë historinë e saj dhe do vdesë ashtu siç duan të majtët.

Megjithëse historinë e Shqipërisë nuk e shuan dot është e lidhur me historinë personale të Berishës. Ai mund të akuzohet si një ish-komunist, si një njeri i ashpër. Ka drejtuar me “dorë të hekurt”. Një mijë e një qëndrime mund të jepen, por këtu jemi përballë një tjetër fakti. SHpallja e tij non-grata meë shumë se Berishën ndëshkon dhe historinë e 30 viteve demokraci në vend.

Por, Sali Berisha ka edhe gjurmët e tij, të cilat nuk i ka të gdhendura. I ka monumente në pjesët e vlerës historike të Shqipërisë.

Disa i përmendëm më lart. Disa nuk i kemi thënë. Disa i quajnë “statuja” të vogla, disa janë gjigante. Kjo është çështje parimesh apo besimesh nga militantët.

Por, thelbësor është fakti që ne, shqiptarë dhe demokratët në veçanti duhet të jemi më të kujdesshëm. Dhe kjo për një arsye mjaft të thjeshtë.

Nuk mund të fshihet gjithçka me një të rënë të lapsit.

Nuk fshihet dot historia. Ajo mund të shkruhet keq, mund të shkruhet mirë. Por, koha tregon se gjërat shkojnë në vendin e vet. Kështu ka ndodhur më shumë personalitete të vendit. Që nga Ahmet Zogu. Çfarë nuk është thënë për këtë personalitet, që ka të zezat dhe të bardhat e tij, në shtetformimin shqiptar. Apo që nga Esad Pashë Toptani, Avni Rustemi, Isa Boletini, e deri tek Ismail Qemali.

Do të jetë historia ajo që do t’i vërë pikat mbi i, për Sali Berishën.

Por, politika e ditës sot nuk mund të jetë kaq e neveritshme, sa gjithçka ka bërë Sali Berisha, ato mijëra e mijëra ditë, orë që ka punuar për vendin, për Shqipërinë të hidhen përtej dhe të thuhet se “nuk kanë ndodhur”.

Kjo do të ishte fatale. Kjo do të ishte më keq se në komunizëm. Vetëm diktatori fshinte historinë e shkuar, ndërtonte variantet e tij dhe ua jepte si “ushqim” shqiptarëve.

Nuk mund të ndodhë kështu në një histori demokratike.

Sali Berisha duhet të pranohet, për ato që ka bërë mirë dhe do kontestohet për ato që ka bërë keq. Edhe këtë do ta tregojë koha.

Nuk mund të bëhet gjykimi me nxitim, sepse patjetër që do shohin gabimet.

Askush nuk mund të thotë se vendimi i Sekretarit Blinken, është i drejtë apo i padrejtë. Atë do ta tregojë koha.

Rrëfehet Berisha/ Si i ka pasur marrëdhëniet me Yuri Kim dhe Blinken para se të shpallej “non grata”Por, e padrejtë është tentativa për të fshirë gjithçka ka bërë Sali Berisha, sepse me emrin e tij do të fshihet historia e gati 30 viteve në Shqipëri, e politikës, e ndryshimit, e fillimit të kapitalizmit, me të mirat dhe këqijat e tij.

Sali Berisha, edhe po të mos shkojë në parlament, do të ngelet pjesë e padiskutueshme e historisë së vendit.

Sali Berisha, edhe po të shkojë në parlament, do të ngelet pjesë e padiskutueshme e historisë së vendit.

Do të ketë ndoshta debate deri ku shkon vlera dhe kontributi i tij. Por, në çdo rast ai do jetë pjesë e historisë. Dhe një histori të gjallë, ne nuk mund ta marrim dhe ta hedhim në kosh, duke e “vrarë”, thjeshtë dhe vetëm se diku është shpallur “armik”.

Edhe ndaj “armikut” duhet treguar kujdes. Duhet trajtuar me dinjitet, sepse edhe ai ka vlerat e tij. 

Por, faktet historike, ajo çka ka kaluar Shqipëria në këto 30 vite, ajo çfarë kaloi në diktaturë janë periudha që na tregojnë se ndaj Sali Berishës dhe ndaj çdo personaliteti tjetër në historinë e këtij vendi, duhet të jetë koha që të flasë të vërtetat e mëdha. Dhe kur kjo histori e këtyre të vërtetave është e gjallë, nuk mund të keqpërdoret për interesa politike të momentit apo të luhet në mënyrë të neveritshme nga segmente të caktuara të politikës, të mazhorancës apo Opozitës. Ku përgjegjësinë kryesore patjetër që e ka kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili nuk ka folur për këtë çështje. Apo edhe elementë të stimuluar prej tij për të sulmuar, që t’i tregojë Ambasadës së SHBA-ve, se ai është për largimin e Berishës nga grupi parlamentar.

Në fakt e gjithë parlamenti i marrë së bashku, nuk ka mundur të marrë ndonjëherë vota sa çka marrë i vetëm Sali Berisha dhe kjo është e padiskutueshme.

Nga ana tjetër shumica e atyre që janë atje, në atë sallë parlamenti, asnjëri nuk ka bërë për Shqipërinë, sa çka bërë Sali Berisha. Mund ti ketë bërë edhe shumë dëme të mëdha, për ata që pretendojnë të kundërten.

Por, asnjëri nuk ka bërë më shumë sesa ka bërë Sali Berisha. Askush tjetër nuk qëndron mbi të në Partinë Demokratike. Ka qënë i ashpër, ka qënë sundues, por ka mundur të fitojë mbi të gjithë. Ka qënë politikani më i fortë nga të gjithë. Dhe kjo sërish është fakt.

Prandaj dhe vajtja ose jo e tij në parlament, duhet të jetë një qasje shumë e kujdesshmë dhe e panxituar nga shumë aktorë dhe faktorë politikë, për të ruajtur të bardhat dhe vlerat historike dhe politike të Sali Berishës që lidhen me Shqipërinë, të cilat kurrësesi nuk mund të vriten nga beteja të paskrupullta që vijnë si një hakmarrje, ndoshta edhe politike, e atyre që ka bërë dhe sa ka bërë në këto 30 vite./CNA.al

Plas “lufta” në PD/ Kush janë tre bashistët, kundër Berishës

Tjetër Bashist kundër Berishës/ Mund ta heqim nga grupi parlamentar

Skandali/ Një i dënuar për mashtrim, në kryesinë e PD

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Kujtimi dhe vlerësimi për Mbretin Zog/ Detyrim dhe respekt ndaj historisë së shtetit shqiptar

Publikuar

-

Nga

Nga Ekrem Spahiu

Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve, për nga statura e tij si personalitet politik, për nga kohëzgjatja e tij në krye të shtetit dhe sidomos për nga momenti krucial historik kur qeverisi Shqipërinë, përbën referencën e domosdoshme të historisë politike të shtetit shqiptar.

Ai u thirr nga koha për t’iu përkushtuar kombit shqiptar dhe Shqipërisë në momente vendimtare historike. Ndërgjegjja e tij kombëtare, e trashëguar nga fisi i tij, e kultivuar nga prindët e tij dhe nga shkollimet që kreu, e bëri atë një luftëtar të madh për çështjen kombëtare.

Ahmet Zogu, përveçse ishte një ndër protagonistët kryesorë për thirrjen dhe organizimin e Kongesit të Lushnjës, pati edhe besimin për sigurimin e tij. Në vlerësim të angazhimit sipëror të tij në këtë ngjarje historike, në qeverinë e dalë nga ai Kongres, Ahmet Zogu u emërua Ministër i Brendshëm. Disa kohë më pas, duke qenë i zgjedhur edhe në funksionin e lartë të Kryeministrit, ai u përball me atentat kundër tij brenda Kuvendit Kushtetues. Por, për të mos lejuar ndërlikimin e mëtejshëm politik të situatës dhe, për rrjedhim, destabilizimin dhe sigurinë e vendit, ai dha shembullin e shtetarit të përgjegjshëm, i cili, duke vlerësuar në radhë të parë fatet e vendit, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Duke patur referencë kërkesat për një shtet demokratik në të cilin vullneti i popullit i përcaktuar me zgjedhje, nuk mund të tjetërsohet në asnjë formë tjetër sikurse ishte rasti i “revolucionit” të qershorit të vitit 1924, Ahmet Zogu, me vendim të qeverisë “Vrioni”, por edhe me përkrahjen e Fuqive të Mëdha, në 24 dhjetor 1924, i riktheu legjitimitetin shtetit. Në vlerësim të këtij kontributi kushtetues, më 6 janar 1925, Këshilli i Naltë e dekreton Ahmet Zogun Kryeministër dhe Ministër të Brendshëm.

Në këto funksione të larta, Ahmet Zogu dha mesazhin e vlerësuar si nga brënda, edhe nga jashtë vendit se legjitimiteti është referenca e vetme dhe e pazëvendësueshme për një shtet sikurse e kërkonte koha. Kjo i dha mundësinë e rivendosjes së menjëhershme të stabilitetit në vend, duke mundësuar po ashtu, nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike, politike e ushtarake, çka forcoi ndjeshëm pozitat e Shqipërisë.

Shpallja e Shqipërisë “Mbretëri” dhe e Ahmet Zogut “Mbret i Shqiptarëve” përbënte një domosdoshmëri tjetër historike, si e vetmja alternativë për të mënjanuar rreziqet dhe kërcënimet e gjithfarëllojshme, nga brenda e nga jashtë vendit, që iu sulën Shqipërisë midis dy luftërave botërore.



Në këtë mision të lartë, Mbreti Zog I, kreu reformimin e plotë të kuadrit ligjor, të institucioneve dhe gjithë jetës së vendit, konsolidoi rendin dhe sigurinë, krijoi administratën e munguar të shtetit, shenjtëroi pronën private, etj. Me politikat e ndjekura, u garantua lëvizja e lirë me një pasaportë të denjë për të paraqitur identitetin shqiptar në çdo vend të botës, u masivizua arsimi kombëtar, etj. Ishte pikërisht Mbretëria shqiptare që krijoi kuadrin e nevojshëm shtetëror për t’i dhënë individualitet dhe dinjitet institucional besimeve fetare, njësosj siç i gëzonin në vende të tjera.

LEXO EDHE:  “Me listën banale të Bashës, janë të djegura mandatet”

LEXO EDHE:  Mosnjohja e zgjedhjeve/ Ristani: Basha po i vë çelësin PD-së!

Vendet perëndimore, midis tyre SHBA, jo vetëm që e njohën menjëherë Mbretërinë Shqiptare, por edhe zhvilluan marrëdhënie gjithnjë në rritje, çka pothuajse i kishin munguar Shqipërisë deri në atë kohë, e madje i mungoi edhe gjysmë shekulli më pas.

Mbreti Zog angazhoi të gjitha potencialet për sensibilizimin e popullit shqiptar, me qëllim që të krijohej një sfond gjithëpërfshirës kombëtar qëndrese ndaj pushtimit fashist italian dhe, ndërkohë, mobilizoi forcat ushtarake dhe ato të xhandarmërisë, me të cilat u organizua qëndresa ushtarake me armë. Ai nuk i la hapësirë tjetër Italisë fashiste, nuk iu dorëzua ultimatumeve të saj, prandaj ajo e planifikoi dhe e zbatoi pushtimin e Shqipërisë vetëm me operacion ushtarak. Në kushtet e pamundësisë për të ndalur ekspansionin fashist i cili nuk lakmonte vetëm Shqipërinë, Mbreti Zog, pasi mbajti gjallë qëndresën për aq kohë sa ishte e mundur, me vendim të Parlamentit u largua nga vendi, duke besuar në të drejtën juridike ndërkombëtare sipas së cilës, kur pushtuesi pritet me qëndresë të organizuar ushtarake dhe qeveria legjitime nuk dorëzohet, ajo qeveri vijon të ruajë të drejtat legjitime.

Gjatë shpërnguljes së detyruar nga atdheu, Mbreti Zog u mirëprit në disa vende, por qëndrimin më të gjatë, që prej vitit 1941 e pati në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, e cila ishte ndër tre Aleatët e Mëdhenj të luftës kundër nazi-fashizmit. Aty qëndroi deri në përfundim të luftës.

Mbreti Zog ndërroi jetë jashtë Atdheut, të cilit ai i kushtoi jetën. Me rënien e regjimit komunist, i cili synoi të fshijë personalitetin, kontributet dhe trashëgimisë së tij historike e kombëtare, ai është memorializuar e përjetësuar në të gjithë Shqipërinë.

Për të gjitha këto arsye, Mbreti Zog I ka qenë dhe do të vijojë të zejë një vend qendror në historinë e Shqipërisë. Ai ndërtoi një shtet modern shqiptar, me orientim të qartë perëndimor. Ai e lidhi të gjithë jetën e tij me fatet e kombit, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, prandaj përkujtimi i ditëlindjes së tij dhe vlerësimi i personalitetit dhe kontributeve të tij si shtetar i madh, është detyrim dhe respekt për historinë tonë kombëtare dhe shtetërore.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Republika anti-demokratike e 17 majit

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Nga Erion Piciri 

Në pranverën e 2017-ës opozita shqiptare nisi një protestë kundër kanabizimit, minimit të demokracisë dhe shtetit ligjor nga qeveria Rama 1. Ajo u paketua si përpjekje për lindjen e një Republike të Re, ku demokracia, drejtësia dhe mundësitë e zhvillimit për çdo qytetar do ishin themelet ku do modernizohej shteti shqiptar.

U thërritën t’i jepnin frymë këtij aksioni politik dhjetra intelektualë dhe pedagogë, u bënë pjesë e luftës për ndryshim mijëra qytetarë, u kërkuan për ndërmjetësim politikanë e diplomatë të lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, për arritjen e një klime, që do t’i çonte palët në zgjedhje dhe shoqërinë drejt një ndryshimi të pritur prej vitesh. Asgjë nuk ia arriti qëllimit.

                                        Erion Piciri

Dukej se dallimi midis opozitës dhe pozitës ishte aq i madh sa duhej të shembej sistemi i vjetër për t’u ngritur një sistem i ri, bazuar në vlera dhe ndershmëri. Kur shpresat ishin të pakta dhe opozita do bojkotonte zgjedhjet parlamentare ndodhi befasia.

Në orët e vona të 17 majit 2017, në skutat e godinës ku dikur dhunonte republikën Enver Hoxha, pasi i larguan të gjithë përfaqësuesit e spektrit politik të kohës, lindi republika e 2 individëve, që në dukje ishin në konflikt të hapur, por në thelb u bënë partnerë në seritë e reja të projektit “Shqipëria e Re”.

Ndër vite u kuptua se atë natë, pa transparencë, larg syve të medias dhe opinionit publik, u vijëzua Shqipëria politike e dekadave që do vinin, derisa këta 2 individë do kishin jetë fizike. Një marrëveshje e ngjashme si Putini me Medvedevin, tandemi i një Cari dhe një oportunisti politik, që priste t’i jepnin hisen e tij të pushtetit.

Ajo që u nis si lëvizje përfundoi në pazar dhe në vend të një pranvere politike hymë në një dimër antidemokratik. Për këtë duhet t’i njohim meritat Carit të qeverisë.

Në politikë fiton më shumë ai që ia njeh mirë karakterin tjetrit, ia di forcën dhe dobësitë, vlerat dhe ambiciet. Në këtë pikë kreu i qeverisë doli i fituar. Ai e kuptoi të ngjashmin e tij dhe e dinte se përballë nuk kishtë një politikan idealist, parimor dhe demokrat, por një njeri që spekullon moralin publik për interesa personale. Si në shumë raste të tjera, ide të mira në dorë të njerëzve të gabuar të çojnë drejt dështimesh të përsëritura.



Republika e Re, një koncept idealist, i kopjuar si slogan, por jo si përmbajtje modernizuese, u adoptua nga kreu i opozitës dhe i qeverisë dhe u deformua si karakter për të prodhuar një regjim hibrid në të dyja anët e spektrit politik.

Këtu nisi zhdukja e pluralizmit dhe pastrimi i territorit politik sipas anëve që u përkisnin. Këtu ra koncepti i partisë politike si institucion demokratik, me vendimmarrje kolektive për çështje të rëndësishme, duke u kthyer në mjet të dominimit të një njeriu.

LEXO EDHE:  Mosnjohja e zgjedhjeve/ Ristani: Basha po i vë çelësin PD-së!

LEXO EDHE:  Dy vjet nga djegia e mandateve/ Veliaj tallet me Bashën: Kishte 43 deputete, e çoi në zero

Me këtë sistem të kapur nga 2 individë është në rrezik inkurajimi i lidershipit të ri brenda partive historike, në të gjitha nivelet e aktivizimit dhe përfaqësimit. Njerëz me potencial do fshihen që në start, ata që duhen për fasadë përdoren përkohësisht dhe pastrohen me një algoritëm në stade të mëvonshme apo i detyrojnë të heshtin, tjetërsohen dhe diskreditohen për të vijuar të mbeten në skenë.

Kjo dëmton interesat e vendit për të pasur një klasë politike personalitetesh, jo të frikësuarish dhe marionetash. Shqipëria ka nevojë të mbledhi të ndryshmit, në përvoja, mendësi, formim, sjellje dhe interesa, të prodhojë shkëndija që japin energji, mos vendosi dikush korniza dhe t’i mbajë strukur nga frika dhe interesi, por t’u krijojë kushte për rritje dhe liri, që ta çojnë vendin lehtësisht drejt destinacioneve inovative që prodhojnë zhvillim. Fjala e Lincoln-it, “nuk mund të ndërtosh karakterin dhe shpirtin kurajoz të njerëzve duke u marrë iniciativën dhe pavarësinë”.

Aty ku përjashtohen njerëzit pa debat dhe votim, kur daljet mediatike centralizohen tek një njeri, kur listat e përfaqësimit dhe promovimit janë ekskluzivitet i 2 individëve me lidhje të shkurtra me njëri-tjetrin, ka mbaruar demokracia dhe pluralizmi politik. Në këtë lloj republike të drejtat e çdo njeriu janë në rrezik, mbrojtja mungon se aty ku duken dy palë në fakt është një, e ndarë në dy llogore fiktive.

Në këtë situatë, zhbërja e Republikës së Re të 17 Majit, përmes çlirimit të njërës, në mos të dy partive historike është detyrë sa qytetare dhe politike, sa europianizuese dhe patriotike. Perëndimi u ngrit mbi diversitetin politik, mbi liritë dhe individualitetet, mbi shumësinë e pushteteve dhe jo mbi centralizimin dhe aleancat e fshehta midis pak njerëzve. Diversiteti politik, lidershipi i përhapur deri në çdo qelizë të formacioneve politike nxit pjesëmarrjen, forcon mobilizimin shoqëror duke i dhënë legjitimitet pushtetit të ushtruar nga partitë dhe qeverisja e një vendi.

Për këtë epokë të re lirie, shpërqëndrimi të pushtetit, të krijimit të elitave dhe hierarkive permisive ku njerëzit ulen dhe ngjiten përmes garave të ndershme kemi nevojë më shumë se kurrë. Kushdo që investon tek ky gjakim, duhet përkrahur dhe vlerësuar për kurajon e të qënit një ushtar i modernizimit kombëtar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Piro Ahmetaj/ Opozita digjet ndërsa Basha krihet

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Së pari, Lulzim Basha: “edhe i shiti edhe i humbi zgjedhjet e 25 Prillit”.  Por në vend të dorëhiqej kokëulur pasi: “në 8 vjet kishte marrë gjithshka dhe si ka dhënë asgjë PD”, me papërgjegjshmëri cinike, i mori zvarrë në 13 Qershor demokratët për ta rikurorëzuar me proçedurë por pa nder si Kyetari i një kompanie private të falimentuar.

Ndersa në 18 Korrik, si frikacak i trimeruar pas lufte, e vazhdoi kalërimin donkishotesk, duke e përçudnuar Këshillin Kombëtar me një listë inferiorësh, që si në ekstaz çirreshin “përpara për fitorje të reja nen udhehëqesin e madherishem të ish-PD”.

Në 30 Gusht, pa turp dhr pa marre, doroviti  me ofiqe/funksione politike stafin e Tij humbës dhe të punësuarit  e rinj në Kuvend, me të cilet do bëjnë «Epopenë Rama IK» së paku edhe për 4 vitet që vijnë.

Mjerim për riKyetarin, gardēn e bashisteve të paguar nga kuvendi, për bordeonë e të gjithediturve në media si dhe ushtririnë e të punësuarve me byek në portalet familjare, që edhe këtë udhëkyq poshtëues e shesin si betejë burokratike: «kush do marre vulen dhe karrigen e vulëhumburit te PD».

Zhgënim dhe keqardhje ndaj kujdo, perfshi z.Berisha, që duke e promovuar në 2013, turpëruar në 2017, apo me pjesemarje në 2021, kanë bashkëpërgjegjësi në përdhosjen e vlerave dhe besimit të shqiptarëve te PD.

Së dyti, “don’t beating a dead horse”, thonë USA, ose e shqipëruar: “mos e godit kalin e ngordhur” se më shumë kutërbon. Mendova se: «nuk bëhet», deri 1 natë para fillimit të Kuvendit, ku bashke me vendimin ndaj Berishës, fatëmiresisht u hap edhe pandora e krizes se rënde që ka mbërthyer PD.

Pluralizmi është goditur si asnjëherë me parë, opozita burokratike (PD e Bashës) nuk pëfaqëson më vlerat dhe besimin e  demokratëve por vetëm vulën me hallet e një kompanie private të falimentuar!

Kështu “trimerimin e vonuar të Bashës ndaj Berishës”, e gjej vërtet kontibuese për domosdoshmërinë jetike që ka PD per tu tansfomuar, rithemeluar apo të çdo forme tjetër demokratike !



Kryetari në detyrë, sillet si Ali komiku Bagdatit  (ministri Sadamit), që kur forcat USA kishin hyre në kryeqytet, u bë gazi botës duke deklaruar: “FA te Irakut, po luftojnë heroikisht ne kufijt shtetetore si dhe po korrin fitore të lavdishme kundër ushtrisë USA” !

LEXO EDHE:  Mosnjohja e zgjedhjeve/ Ristani: Basha po i vë çelësin PD-së!

LEXO EDHE:  Akuzat për përdorimin e helikopterit/ Ministrja Xhaçka padit në gjykatë Partinë Demokratike

Së treti, përqasja delekuente sikur nuk ka ndodhur asgje në PD (!); për dyert e hapura të Lulit, që nuk i beson më as z.Kadilli; opozitën e fortë per trafikun në peligrinazhin e Tomorrit; mufkat me rambo për të mbrojtur studentet nga epshet e Afganëve; komisionet për masakrën zgjedhore (kujtohuni kujt i shëbyen betejat për dosjeve 339/184, rastin e Babales, etj ?); fushatën tinxare për të privatizuar vulën e PD me ndihmen e “flotës 6-të Amerikane”;7 pikat e planit lemeria;  ofensivën në Kuvend dhe revoltat për çminim e bukës, enegjise, etj tingellojnë edhe me mjerane se: «Luli (si Enveri) = edhe njëherë e mpehu shpatën” ose si qurravitjet e një fëmije të llastuar për të mbajtur VULËN (lodrën) si dhe justifikuar humbjen e radhës në 2025!

Në gjuhën e popullit, kësaj i thonë: “Opozita digjet, Kryetari krihet, ndërsa garda e ofiqareve dhe ushtria e zullumqareve hedhin valle reth zjarrit të kompanise së falimentuar tashme!

Përtej kurthit diabolik: “me Berishën apo Bashën”, e vërteta shpresëdhënëse në terren është se, shumica dërrmuese e delegatëve zyrtarë kanë/do  nënëshkruar/jnë mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, demokratizimin e statusit, shkakimin e Kryetarit humbës dhe ofiqarëve politik të emëruar si dhe nisjen e një proçesi të shëndetshëm, gjithëpërfshirës dhe të gjithanshëm për transformimin dhe ringritjen e PD-së

Por vota e lirë dhe parimet e demokracisë funksionale nuk jane dhurata të përjetshme. Kështu shpresoj që si gjithë popujt e qytetëruar edhe shqiptarët, veçanërisht gjenerata e re në do të përballen dhe luftojnë çdo ditë për ti rikthyer, çimentuar dhe merituar këto vlera !

Në shtesë,  si detyrim ndaj mijra mbështetësve, konfimoj publikisht se jo në Mars 2021 por që në Qershor 2020 i kam  paraqitur zyrtarisht një «plaformë fituese» si dhe e kam paralajmëruar ish-Kryetain e PD dhe jo vetëm atë: “për humbjen dëshpëruese që e priste në zgjedhjet e 25 Prillit”, nëse: «nuk vetëçlirohet nga mashtrimet piramidale si dhe riciklimi i kopesë me ish-zyrtar hajdut dhe sekserë odinerë rrotull tij» !

Po ashtu rikonfimoj se i vetëçliruar nga ambicjet politike, mbetem edhe me i përgjegjshëm për të kontribuar në çeshtjet e sigurisë strategjike, promovimin e interesave kombëtare (pluralizmi ndër këto asete) si dhe forcimin e partneritetit strategjik me USA, NATO-n, etj./CNA.al

LEXO TE PLOTE