Nga Indrit Vokshi-Përfundimisht për Berishën!/ A duhet të largohet?
Sot po mendoja se Sali Berisha ngjan me personazhin Jozef K....
Edhe për katër vite me radhë shqiptarët do të konsumojnë të njëjtën gjellë, të ftohur e të ngrohur disa herë. Ndryshimet e emrave të qeverisë, që Rama shpalli sot, dhe lëvizjet në hierarkinë e opozitës që Basha prezantoi pak ditë më parë, nuk premtojnë asnjë ndryshim thelbësor në sezonin e ri politik. Disa figura mund të jenë të ndryshme, por filozofia mbetet po ajo: ne do të shohim të njëjtën shumicë që bën sikur qeveris në emër të njerëzve dhe të njëjtën opozitë që bën sikur lufton me sistemin e kapur kleptokrato- oligarkik.
Ndonëse largimet e Etilda Gjonajt nga Drejtësia (aq më tepër e zëvendësuar nga Ulsi Manja) dhe Anila Denajt nga Financa mund të përbëjnë surprizë, ndonëse Bilali dhe Muzhiqi katapultohen si emra fare të panjohur për publikun, qeveria e re e Rilindjes mbetet sërish skuadra e lakejve të një lideri autoktat. Ai mund të bëjë ç?të dojë me Blendi Klosin, që nuk i fal vrasjet për shezlonët e Velipojës dhe po ashtu me Damian Gjiknurin që e ka amnistuar për unazën e re, apo me Lindita Nikollën që ia ka falur faktin që i dolën në rrugë studentët. Edhe njëherë, qeveria e re Rama tregon se nuk është fryt i një mendimi dhe vullneti kolegjial, por vetëm kapriço dhe tekë e një njeriu të vetëm.
Në këtë kuptim nuk ndryshon aspak, as filozofia e kundërshtarëve që ka përballë. Ndonëse Basha ngriti në majë të piramidës partiake një grua të pastër si Jorida Tabaku, ndonëse ai i dha frenat e grupit parlamentar një juristi të sprovuar si Alfred Rushaj, të gjitha ndryshimet e fundit në PD mbeten zgjedhje krejtësisht personale dhe voluntariste të kryetarit që e çon forcën e tij nga humbja në humbje. Çdo ngritje apo spostim i fundit në PD, madje të gjitha të marra së toku, nuk e kanë forcën e tërmetit që shkaktoi Mark Marku dhe njollën që ai i la imazhit publik të partisë më të madhe të opozitës.
Por, mbi të gjitha, e rëndësishme është se katërvjeçari i ri opozitar do të dominohet nga e njëjta qasje e squllët, me mungesë parimesh dhe me flirtime okulte, po ashtu si paraardhësit. Deviza e Ajnshtajnit, për çmendurinë e të përsëriturit të së njëjtës gjë duke pritur një fund të ndryshëm, është ajo që i shkon më së miri kësaj opozite. Dihet që tani se ajo është e pazonja të ndalë Ramën në mbajtjen e pushtetit të uzurpuar dhe për më tepër të mbrojë shqiptarët nga abuzimet e tij.
Vetëm duke e parë në këtë perspektivë mund të kuptohet më mirë se sa vlerë ka loja me ndryshime emrash, e cila si zakonisht zapton titujt kryesorë të mediave. Përtej kuriozitetit vuajerist, efekti i saj për publikun është zero. Faktikisht ne do të kemi të njëjtën qeverisje me të njëjtën mënyrë kundërshtimi, si tetë vitet e shkuara. Shqiptarët janë sërisht përballë një deja vue të mërzitshme, që i jep gjithmonë e më të drejtë atyre që e shohin konfliktin aktual politik, jo si një betejë mes PS dhe PD, por si një problem mes popullit dhe kësaj kaste politike që s?di ç?të na ofrojë tjetër veç kësaj gjelle./Lapsi
Sot po mendoja se Sali Berisha ngjan me personazhin Jozef K....
Sot u tërhoq dhe dorëzoi mandatin e deputetit edhe një tjetë...
Ky Lefteri që dha dorëheqjen, është një nga ata qindra kalbë...
Nga Nini Dede Disa ditë para ndarjes nga jeta të artistit të...
Nga Ekrem SpahiuSi sot 93 vjet më parë, më 1 Shtator 1928, n...
Fillimisht duhet të kuptojmë dhe pranojmë se dhunë ndaj grav...
Bashkimi Europian ka identifikuar tre kategori personash si ...
Nga Mentor Kikia Afganistani dhe afganëtqë kërkojnë strehë, ...
Nja dy dekada më parë, me një grup kolegësh udhëtuam në SHBA...
Megjithë kamuflimin ideologjik marksist-leninist rivaliteti ...
Pas largimit të deputetit Mark Marku është ringjallur edhe n...
Ai që e vrau i pari PD-ën, nuk është Mark Marku, që sot po e...
Nga Erion DashoPrej vitesh informacioni shëndetësor dhe tekn...
Mark Marku dhe shoku i tij Gjekmarkaj, nuk votuan për Luli B...
Në 50 vite diktaturë komuniste të gjitha pushtetet politike,...
Mark Marku i është shtuar sot përfundimisht listës së gjatë ...
Nga Ilir KonomiDërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga P...
A e dini pse Nënë Tereza është njeriu mrekulli që e ka të gj...
Ky është postimi i fundit i Presidentit të Republikës në faq...
Nga ark.urb. Julian BalaJanë dakord që të mbrohen investitor...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...