web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mësimi online dhe vaksinimi/ Analiza e pyetësorit për studentët, zbardhen shifrat

30 Gusht 2021, 10:42, Aktualitet CNA

Portali Studentor.al së bashku me Bordin Kombëtar Studentor kanë zhvilluar një pyetësor në lidhje me mësimin online si edhe vitin e ri akademik për studentët.

Sipas analizës së të dhënave të nxjerra nga ky pyetësor 61% të studentëve pohojnë se mësimi online ka ndikuar keq në shëndetin e tyre mendor.

Studentët kanë vlerësuar mësimin online me notën mesatare 2.39. 65% e studentëve mbështesin zhvillimin e mësimit online tërësisht në auditor.

48% e studentëve kanë pjesërisht besim, ndërkohë 42% e tyre kanë aspak besim se Ministria e Arsimit do sigurojë mbarëvajtjen e këtij viti akademik dhe kushtet e duhura në lidhje me Covid-19 në kampuset universitare.

Ndërsa përsa i përket pyetjes mbi menaxhimin e situatës pandemike nga Ministria e shëndetësisë 48% e studentëve kanë pjesërisht besim.

Ndërkohë 44% e tyre nuk kanë besim se Ministria e Shëndetësisë do sigurojë një menaxhim të mirë të situatës së Covid-19 për aspekte që lidhen me studentët si hapjen eauditorëve, numrin e studentëve në auditor, transportin publik, etj.

Një nga pyetjet ishte dhe vaksinimi për studentët.

40% e studentëve dëshirojnë ta bëjnë vaksinën, ndërsa 60% e tyre nuk dëshirojnë ta bëjnë.

Të pyetur për arsyen se pse nuk dëshirojnë ta bëjnë vaksinën, 65% e tyre shprehen se vaksina mund të ketë efekte anësore të pazbuluara.

Vaksina që studentët preferojnë më së shumti të bëjnë është ?Pfizer/BioNTech? me 77% të të anketuarve.

Kur u pyetën se a duhet të jenë të detyrueshme vaksinat për të ndjekur mësimin në auditor, 20% e studentëve u përgjigjën pozitivisht, ndërsa 80% e tyre u përgjigjën negativisht.

Për pyetjen se a do ta bënin vaksinën nëse ajo do ishte kusht për të ndjekur mësimin në auditor, 72% të studentëve u përgjigjën pozitivisht, ndërsa 28% pohuan se do ta linin vitin akademik me shpresën se vitin e ardhshëm vaksinimi nuk do ishte me detyrim./ CNA.al





Lajmet e fundit nga