web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia u bën “gjëmën” shoferëve/ Arrestohen 15 drejtues, dhjetëra patenta të pezulluara, 3245 gjoba

25 Gusht 2021, 14:02, Kronika CNA

Policia Rrugore  ka vijuar monitorimin e pandërprerë në të gjitha akset rrugore nacionale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Si rezultat i kontrolleve, policia bën të ditur se gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 15 drejtues mjetesh, janë pezulluar 96 leje drejtimi dhe janë ndëshkuar  3 mijë e 245 persona për shkelje që sjellin pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia gjithashtu nisur nga fakti se në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike vijon të ketë fluks shumë të lartë të automjeteve, apelon të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

?Janë arrestuar në flagrancë 15 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 11 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Janë pezulluar 96 leje drejtimi, nga të cilat 59 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 27 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 10 për qarkullim në sens të kundërt. Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 3245 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës?, njofton policia.

?Nisur nga publikimi në media sociale, i një videoje ku shfaqej një shtetase, e cila nga verifikimi rezultoi se më datë 22.08.2021, kishte ndaluar automjetin në karrexhatë, në rrugën ?Teodor Keko? dhe së bashku me pasagjeret që udhëtonin me të, kryente veprime të ndaluara në rrugë, duke krijuar një gjendje të rrezikshme dhe bllokim të trafikut, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, pasi identifikuan zonën dhe të dhënat e automjetit, bënë të mundur procedimin penal të drejtueses, shtetases V. D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, pasi rezultoi e papajisur me leje drejtimi. Gjithashtu, kjo shtetase u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj?, thuhet më tej. /CNA.al





Lajmet e fundit nga