web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dafina Zeqiri zgjedh më të mirët/ Paralajmëron hitin e radhës me reperin e njohur

22 Gusht 2021, 16:51, Lifestyle CNA

Këngëtarja Dafina Zeqiri nuk ndalet. Pas surprizës që po përgatit me reperin Mc Kresha, Dafina ka përzgjedhur një tjetër reper të njohur shqiptar për të bashkëpunuar.

Bëhet fjalë për reperin nga Kosova Lumi B. Ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka bërë të ditur lajmin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku reperi Lumi shihet në studio, Dafina shkruan: Diçka po zihet.

Kënga do të jetë pjesë e albumit të saj ?Dafinë Moj?.

Kujtojmë se Dafina këtë sezon veror, ka sjellë shumë bashkëpunime dhe hite.

I fundit ishte dueti me Lyrical Son ?Llafe llafe?, i cili numëron me milionë klikime në Youtube në pak kohë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga