LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nikoll Lesi zbulon lojën djallëzore të Ramës/ “Shuplaka” e fortë për Opozitën, nuk kursen as Metën

14 Gusht 2021, 19:58, Politikë CNA
Nikoll Lesi zbulon lojën djallëzore të Ramës/

Gazetari Nikoll Lesi, edhe pse dikur ishte mbështetës i opozitës, së fundi nuk po i kurse kritikat ndaj kësaj të fundit.

Në një shkrim publikuar në gazetën e tij, Nikoll Lesi numëron disa nga gabimet e opozitës, të cilat për më tepër I quan edhe ?idiote?.

?Por opozita gaboi në strategji e taktikë për ta mundur Edi Ramën.

Ikën nga parlamenti krejt çuditshëm, në mos të themi idiotçe. Nuk u futën në zgjedhje vendore në mënyrë habitore. Dolën në protesta para kryeministrisë e përreth restorantit ku darkonte kryeministri dhe nuk mundën ta detyronin atë e komunitetin ndërkombëtar që Edi Rama të shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare.?-shkruan Lesi.

Më tej, ai thotë se kryeministri Edi Rama luajti një lojë djallëzore dhe opozita u përça.

?Më vonë Opozita pranoi ndryshim Kushtetute dhe heshti duke menduar se do ta mundte Edi Ramën.

U fut në dy koalicione, një lojë djallëzore e Edi Ramës. Nuk po themi edhe e Lulzim Bashës, sepse mbetet akuzë e rëndë. Por u futën në vija fronti të ndarë, por për dreq edhe të përçarë.

Në bazë PD-ja thoshte hapur që mos jepni votat LSI-së, por ne si PD.

LSI-ja vazhdonte të ishte në qiellin e shtatë prej mitingut te 2 marsit!

Ata, si LSI, ishin fare në tokë edhe për fajin e pushtetit të Edi Ramës që me shumë masakroi LSI se sa Lulzim Bashën.?-shkruan Lesi.

Po ashtu ai nuk ka kursyer as presidentin Meta, ndërsa shkruan se ?Presidenti Meta e shkatërron krejt punën e tij antiregjim me një intervistë dy ditë para zgjedhjeve duke sulmuar ambasadoren amerikane Yuri Kim.?

Propoganda e Ramës e shfrytëzoi mjeshtërisht këtë intervistë pasi e përktheu siç deshën, se gjoja amerikanët nuk duan Ilir Metën dhe Lulzim Bashën.?

Sipas Lesit, ?Presidenti Meta, i cili kishte zhvilluar gjithë atë luftë antiRama, antiMafia dhe antiOligarki e që kishte mbetur i vetëm si ?opozitë reale?; e prishi me sulmin kundër Yuri Kim.

Dhe as nuk u kujtua si politikan me eksperiencë që të gjente një formë ku të bënte autokritikë për ato çka tha, por insistoi më keq.?

?Të dielën në darkë në mënyrë esktradjallëzore, kur pasi Opozita ishte akoma në delir se kishte fituar (ndonëse votat u blenë deri në 500 euro në Laprakë nga mazhoranca) doli Baton Haxhiu te Top Channel dhe me një sondazh lajmëroi se Tirana është humbur nga PS, pra Opozita ishte sipas sondazhit diku te 3 deputetë plus. Se edhe në Durrës, Berat, Korçë, etj opozita duket në avantazh.

Kjo ishte lojë përfekte e Edi Ramës.

Kryeministri kishte frikë se mos opozita dilte nga komisionet e votimit dhe numërimit me argumentin e saktë se ?votat po blihen?.

Baton Haxhiu vazhdonte live me sondazhin e tij, se PS-ja po humbet?

PD dhe LSI po bënin planet për ndarjen e pushtetit, ndërkohë që Batoni fliste!

Presidenti ishte në humor me 25 prill, ndryshe nga tre ditë më parë kur sulmoi egër ambasadoren amerikane.

Edi Rama me laptopin e tij në Surrel numëronte kutitë. Ai e dinte, siç kishte thënë, se sa deputetë do merrte. Fiks 74 deputetë.

Dhe kaq mori!

Opozita humbi.

U përça, u nda!?-shkruan Lesi.

Po ashtu ai shkruan se ?Tani Rama mbreteron edhe 4 vite. Kryeministri duhet të ketë frikë vetëm nga Edi Rama!?, ndërsa shton se ?PD dhe LSI nuk ndezin më fitil zemërimi në popull kundër Ramës.?

Lajmet e fundit nga